Fuga: Politika është më keq se k****

redaktor

Artan Fuga e ka sërish me politikën. Ai ka bërë një tjetër postim provokues duke u nisur nga shprehja popullore “politika është k***ë”. Por Fuga thotë se kjo shprehje nuk është e saktë. Pasi sipas profesor Fugës, politika është edhe më keq.

Statusi i plotë: “A është e saktë shprehja popullore se politika është k…???

Unë mendoj se nuk është e saktë. Kjo shprehje popullore mendoj se ka një gabim që vjen nga një ide jo fort realiste për prostitutat. E para, ka prostituta në botë që janë shumë profesionale. As gënjejnë, as mashtrojnë, as të marrin mendtë me manipulime, as me hipokrizi. Nuk bëjnë as si të ndershme në kuptimin tradicional të fjalës. Janë ato që janë, gjithmonë transparente. Shfaqen trotuareve a prapa vitrinave a para dyerve të bordellove dhe klienti në daç shkon në pastë nevojë, e në daç nuk shkon. Çmimi i shërbimit i afishuar, higjiena e siguruar, gjithçka korrekte. Ka lezet… E dyta, sigurisht ka prostituta ilegale, por ato janë gjynah, shesin trupin rrugëve a periferive të qyteteve, anash pyjeve e parqeve natën, por nuk janë ato veçse viktima të shoqërisë dhe nuk i sjellin ato të këqijat që kanë të bëjnë me moralin familjar, sëmundjet, trafiqet, etj. Ato nuk janë përfitueset e përdaljes të tyre, por janë viktima. Politika nuk është viktimë, ajo bën viktima.

Pra, prostitutat janë profesionale, jo vetëm nuk gënjejnë, por janë edhe shumë transparente sipas rregullave të tregut, në raste të caktuara janë viktima të shoqërisë dhe jo bërëse viktimash, kanë ndjenja të sinqerta, dhe në fund të fundit, kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan me jetën e tyre individuale sepse nuk është se u kërkojnë të tjerëve as ndonjë aprovim e as ju premtojnë të tjerëve parajsën. Atëherë përse ta quajmë politikën kurvë? Nuk ka asnjë lidhje në këtë gjykim midis subjektit dhe predikatit. Unë mendoj se shprehja është e gabuar dhe e padrejtë. Edhe populli gabon ndonjëherë…”. Aman o profesor, ç’janë këto tema që kap kështu, se shumë vapë po bën këto ditë.

Share This Article
4 Comments
  • EDHE KETE ARGUMENTIM PERJASHTUES

    PER PERCAKTIMIN E GABUAR

    QE KA BERE POPULLI YNE I LASHTE (E ASPAK I LESHTE …)

    PER POLITIKEN, PRA EDHE PER POLITIKANET E TIJ,

    E SERVIRET SI NJE BIBERON QUMESHTI

    I NDERUAR PROFESOR … ,

    NDOSHTA ME SHPRESEN SE

    NGJIZJA E VERTETE KOMBETARE

    DO TE VIJE

    NEPERMJET KULTIVIMIT TE KETIJ LLOJ

    RAZIONALITETI TE THJESHTE E KONSTRUKTIV

    DHE ASPAK ME ZVARRANIKJEN BIZANTINE

    QE ADOPTON TERMINOLOGJI BASHKEKOHORE

    SI ‘NJERI ME INTEGRITET TE LARTE’ ! ! ! ! !

    PERCAKTIMIN ‘NJERI’ NDOSHTA DERI DIKU

    ME INTUITE E MODESTI STUDIMESH EDHE E PERTYPIM ENDE

    POR ‘ME INTEGRITET’ ?! ?! ?! ?! ?!

    E SIDOMOS

    ATE ‘ME INTEGRITET TE LARTE’ ?! ?! ?! ?! ?! ?! ?! ?! ?! ?!

    S’KA FJALOR SOCIOLOGJIE APO EDHE FILOZOFIE

    QE E PERMBAN .

    ME SIGURI KETA Prof. Dok.-et TANE,

    QE I KEMI ME SHUMICE …

    SI KEPURDHAT PAS SHIUT ( = ZGJEDHJEVE)

    DO TE ARRIJNE ME SIGURI T’U SIGUROJNE

    NJE VEND, QE PLEBA TA NGULI MIRE NE RADAKE’ …

  • “soji” yt nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine
    Ç’me ngrifesh si gjeli i detit maje plehut. Tashme mund te konstatohet lehte se ty dhe “sojit” tend bastard ju jane ngrohur p… . Tashme sa larg eshte per ju permbysja e diktatures. Nuk doni te kujtoni kohen kur u permbys diktatura, kur “vrima e miut ishte 500 grosh” per ju dhe u zhduket pa lene gjurme nga jeta shoqerore e politike e shqiptareve apo morret rruget e europes duke perfituar edhe nga lirite e saj, te cilat i kishit anatemuar gjithe jeten ne korrin enverist, dhe ne nje moment te pershtatshem, kur menduat se e kaluara juaj u harrua, erdhet perseri ne atdheun tuaj per t’i mesuar tashme shqiptareve rendin e ri “demokracine” dhe per te vegjetuar ne te si grupim shoqeror i shpifur.
    Por une sot dua t’ju kujtoj shqiptareve se ti “profesor” i demokracise ishe filizi i vogel dhe i llastuar(e di vete pse) i familjes Fuga, familjes se lidhur ngushte me familjen e diktatorit (E.H.), me prinder gjate gjithe kohes ministra apo zv/ministra apo ne postet me te larta te PPSH, me nje vella “fizikant berthamor” qe e ndau bashkeshorten me telefon nga jashte shtetit ku ndodhej, menjehere sapo diktatori (E.H.) denoi te jatin e saj si pucist ne ushtri (1974), duke thyer keshtu nje rekord te llojit te vet edhe ne diktature. Nuk dua te permend me teper se po me perzihet, por si ke kurajo ti te marresh rolin e “profesorit” ne ekrane dhe shtyp per tu mesuar shqiptareve (“lumpen proletariatit”) demokracine.
    Edhe pse ne demokraci kushdo vleresohet per ate qe thote dhe ate qe ben dhe jo per ate nga vjen, demokracia ne Shqiperi eshte aq e brishte sa nuk ka luksin qe njerez si ty dhe si “soji” yt t’i perdore si “profesoret” e demokracise. Demokracia eshte aq e mire sa i garanton cdo njeriu liri te mjaftueshme per te punuar e jetuar me djerse e punes se tij, por kurre nuk duhet tu krijoje kushte ty dhe “soji” tend per tu kthyer ne “profesoret” e saj.
    Sa here psallt ne programet televizive duke dashur te na mesosh demokracine, jam mjaftuar te nderoj kanalin TV, por kur shikoj qe ditet e fundit edhe shtypi te ka krijuar hapesira per te percjelle “te vjellat” nga goja jote qe eshte bere si b…. , apo t’i besh fresk politikes sipas interesit tend te felliqur edhe pse filozofon ne eshte apo jo politika “k…..”, etj., jo vetem me perzihet por ndjej edhe krupe edhe revolte.
    Nga njerez si ti, qofshin ata edhe profesore edhe doktore edhe analiste politike, moderatore tv, etj, pse ky eshte “grupi yt shoqeror” ne demokraci, vete demokracia nuk mund te prese asgje te mire, mbasi ju e felliqni ate mbasi jeni ne sherbimin vetem te qellimeve tuaja te ulta.

    • AHA…

      po te ishe pak me i sakte do i sherbeje edhe kauzes shqiptare. Se me sa kuptohet nga komenti qe ke bere, paske njohur edhe per spurdhjaken ENDRINA FUGA…

      Eshte rritur me mama apo me baba ?

      With mommy or with daddy, that is the question !

      • Nëse ti, o profesor leshi që s’më bind asnjëherë në ato që thua veç me fjalë, mendon se politika është shkuar kurvës, unë po të them një shprehje tjetër – filosofët janë të padobishëm. Dhe ti që shkon pas avazit të Lulit e PD, atyre që e tjetërsuan arsimin nga vendi ku fitohet dije- në një mjet imoral fitimi, je një palo prof. që s’e ke shokun ndër ‘filosofë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *