Një student vendosi t’i propozojë për martesë të dashurës gjatë një momenti të rëndësishëm të jetës: diplomimit.
Ndërsa Shiyi Ying, 25 vjeç, merrte diplomën e masterit nga Universiteti i Sauthemptonit në Angli, i dashuri i saj Yu-Yen Ou i bëri propozimin.
Ai kishte marrë më parë leje nga drejtuesit e universitetit. Ajo shpërtheu në lot, kurse salla në duartrokitje dhe thirrje. Ai është nga Kina, kurse ajo nga Tajvani.
Të dy janë studentë ndërkombëtarë pranë këtij universiteti. Ata kanë studiuar master për Biznes.
