Bankat greke hapen të hënën

Dita

Pas tre javësh, të hënën bankat greke do të rihapen. Do të ketë lehtësime në terheqjen nga bankomatët, ndalohen transfertat jashtë vendit ndersa kontrollet e tjera të kapitalit do të mbeten në fuqi.

Përmes një dekreti, qeveria greke vendosi – të shtunën – të ruajë kufirin prej 60 eurosh për tërheqjet nga ATM-të, por duke shtuar një limit javor.

Të gjithë ata që nuk do të mund të tërheqin para të hënën, mund të marrin nga bankomatët 120 euro të martën dhe duke vazhduar, deri në 420 euro në javë.

Klientët e bankave ende nuk do të mund të kthejnë në para çeqet, vetem t’i depozitojnë në llogaritë e tyre.

Pas asaj që ndodhi fundjavën e kaluar në Bruksel, Presidenti francez, Fransua Holond propozon formimin e Qeverisë së Eurozonës, për të shtuar besimin tek projekti i Europës së Bashkuar, e dobësuar nga kriza greke. Në një editorial për gazetën Journal du Dimanche ai është mbështetur tek idea e ish-ministrit francez të Ekonomisë dhe Financave dhe një prej arkitekteve të Euros, Zhak Delors, i cili mbush 90 vjec të hënën.

Në editorialin e tij, dedikuar kontributit të Delor, Holond shkruan:  “Propozoj t’ia nisim nga idea e tij për qeverinë e eurozonës, me një buxhet specifik dhe një parlament që do të garantojë kontrollin demokratik”. Holond tha se “monedha e përbashkët është më shumë se  “një konvergjence ekonomike”.

“19 vendet anetare- tha ai- kanë zgjedhur ti bashkohen unionit monetar, sepse eshte ne interesin e tyre dhe askush nuk ka marre pergjegjesine, per te dale jashtë tij”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *