Ujkani prezantohet tek Genoa

anazapta

Ish-portieri kombëtares së Shqipërisë, që aktualisht luan për përfaqësuesen e Kosovës është transferuar nga Paleromo tek Genoa.

Gjatë prezantimit Samir Ujkani u shpreh i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshjeje duke e cilësuar transferimin në “Marassi” si një ëndërr të bërë realitet.

Ujkani është shprehur se ka ardhur në një klub me shumë histori ndërsa ka vlerësuar dhe trajnerin Gasperini dhe tifozët e skuadrës, të cilët e kanë befasuar me pritjen që i kanë bërë.

Ujkani ka nisur menjëherë nga puna me skuadrën e re duke u vënë nën urdhrat e dy përgatitësve të portierëve Spinelli dhe Scarpi. Te Genoa, Ujkani pritet të jetë zëvendësues i portierit të parë Perin, por në fillim të kampionatit do të luajë titullar pasi Perin është i dëmtuar.

Ujkani ka një përvojë të madhe në Serie A teksa ka luajtur me skuadrat e Palermos dhe Novarës, ndërsa me përfaqësuesen e Kosovës është aktivizuar në total 4 ndeshje dhe me të Shqipërisë në 20 takime.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *