Defekt në tragetin e linjës Ankona-Durrës, bllokohen 80 kamionë me mallra

redaktor

Trageti i linjës  Ankona-Durrës pëson sërish defekt teknik. Avaria ka shkaktuar bllokimin e 80 kamionëve me mallra konsumi.

Nuk dihet se kur trageti do të jetë në gjendje që të niset në drejtim të Shqipërisë, por autoritetet bëjnë me dije se po punohet për normalizimin e situatës.

Shoferët e kamionëve ankohen se po mbahen në port që prej të shtunës, ndërkohë që shumë produkte mund të prishen për shkak të kushteve në të cilën ruhen dhe temperaturave të larta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *