Erdogan: Osmanët ishin të parët që shkuan në Hënë

redaktor

Osmanët ishin të parët që shkelën sipërfaqen e Hënës dhe jo Neil Armstrong, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një prej iftareve të organizuar në Turqi.

Erdogan deklaroi se eksploruesit myslimanë shkuan në Hënë më shumë se 300 vjet para fillimit të programit Appolo, për të ndërtuar një xhami “në kraterin” ku ata u ulën.

“Thuhet se njeriu i parë që shkeli në hënë ishte Neil Armstrong në vitin 1969”, tha Erdogan. “Në fakt, eksploruesit hapësinor myslimanë shkuan në satelitin tonë 334 vjet para tij, në vitin 1635. Të gjithë e dinë historinë e aviatorit të famshëm, Lagâri Hasan Çelebi, që bëri fluturimin e parë të suksesshëm të raketës me ekuipazh në 1633.

Ajo që ju nuk dini, është se ai u përpoq të arrijë hënën, dy vjet më vonë, dhe mund të ketë pasur shumë sukses”. Historia e Lagari Hasan Çelebi është pretenduar nga tregtar i njohur i shekullit të XVII, një udhëtar dhe tregtar arab, Mehmed Zilli, i njohur gjithashtu si Evlia Çelebi. Ai shpjegon se Lagari Hasan Çelebi lëshoi një raketë me 7-krahë duke përdorur 63,5 kg barutit.

Ajo u nis nga Sarayburnu, një vend më poshtë Pallatit Topkapi në Stamboll.Para nisjes Lagari tha: “O sulltani im! Po shkoj të flas me Zotin!”. Para se të ndizte raketën. Ai pastaj u ngjit më shumë se 200 metra në ajër dhe u ul në det, qindra metra nga pika e tij e fluturimit. Duke dalë në breg ai raportoi: “O sulltani im! Zoti të përshëndet!”.

Deklarata e papritur e Presidentit Erdogan gjeneroi pëshpëritje dhe të qeshura në publiku, një reagim që zemëroi politikanin turk. Ai u tha skeptikëve që përqeshën pretendimet e tij, duke shtuar se do të ketë së shpejti provat që mbështesin atë që ai thotë.

“Pse nuk e besoni? Sepse ju kurrë nuk keni besuar që një mysliman mund të bëjë një gjë të tillë. Ky pohim nuk është diçka e re. Disa akademikë në Turqi dhe në botë kanë pohuar të njëjtën gjë dhe besoj se kanë të drejtë. NASA mund të ketë shkatërruar shumicën e provave fizike të suksesit osman gjatë misionit Apollo 11, por ne do të përpiqemi të gjejmë ndonjë dëshmi që mund të ketë shpëtuar”.

Historia e Lagâri Hasan Çelebi konsiderohet një legjendë nga pjesa më e madhe e historianëve dhe ekspertët besojnë se ka qenë e pamundur që “aviatori” t’i ketë mbijetuar fluturimit në hapësirë.

 

Shënim: Lajmi është marrë nga Worldnewsdailyreport.com, një faqe me natyrë satirike

Share This Article
26 Comments
  • Jam i kenaqur me kete lajm…se verteton se jo vetem SALA jone ja fut pordhes si ti vije. Paska shok te idjotllekut ” Si vellane ” e tij fundametalist. Dhe te mendosh çfare fundurinash drejtojne popuj dhe shtete. Mekat.

  • pjerdhja e trurit nuk ka brire, keto endra e cojne njeriun jo ne hene por ne diell, pirdh o pirdh se cfryesh.

  • Po kjo nga na doli???!!! tashti e kuptoj pse saliu shkonte dakort me kete,,qenkan te dy njesoj,,,

  • Ky Erdogani ja fut kot fare se nuk e njeh historine .
    I pari qe ka vajtur atje ne Hënë eshte Dino Çiçua i pari fare nga Gjirokastra.

  • Shkenca thot qe i pari ne hene ka qen njeri prej gjakove nga lagjia e tropojes qe quhet sali ram berisha dhe perdori si shtytes rreaktiv pras kashari si nuk e dika kete erdogani po kur evlia celebia hengri pras ne kruje ae di ky mo.

    • lato,
      nuk është i vërtet ky lajm!!është thjeshtë propagandë!!
      e ka thon Arben,ai ambasadori i ISIS në kosovë!!
      por sidoqoftë qeka me të vërtetë gallatë!!ky qeka fantastik!!tamam vëlla me sale e ed!njëri deshi të mbillte dhe detin me ullinj e borronica ky tjetri vazhdon e tregon barsaleta me bunkerë!
      prehistori të gjithë!!

  • PER KETE THANE GJITHASHTU SE KISHTE THENE SE GRATE JANE SKLLAVE,

    POR KUR LEXOVA CFARE KISHTE THENE NE ATE FJALIM, KONKRETISHT U HABITA.

    O MILET, KETO JANE PROPAGANDE KUNDER TURQISE SEPSE KA PERPARUAR SHUME DHE KA GJITHASHTU SHUME QE I DUAN TE KEQEN.

    TURQIA NUK ESHTE VETEM ERDOAN,

    ERDOAN DO TE LARGOHET NJE DITE NGA POLITIKA, ARRITJET E TIJ DO TE VAZHDOJE TI GEZOJE POPULLI TURK.

    • allahu akbar dhe shtype ndezësin arben!!
      ti kërcen sikur me të sha nga familja sa herë pëmëndet turqia mor njeri??
      çtë lidh me të??nëse je turk atëherë na thuaj e nuk të biem në qafë.
      por p të jesh shqiptar!?shiko or lali se je shumë i trrullosur si i thonë në shqip,ose shumë i indoktrinuar nga propaganda islamike!!

  • Erdogani po manipulon faktet,ishte gomari i babatasit ai qe shkoi i pari ne hene,bile atje ka lene edhe samarin si per shenje,me shenimin;t’i dorezohet vetem nipit tim TAIP ERDOGAN !

  • Ah mor miq, kur nga limonadaxhi, e bozaxhi , arin e behesh “sultan” fillon e te reshqet dheu se i mungojne bazat …mjere popujt qe udhehiqen e vene per guzhinjer “bythen”…

  • Hajde, hajde o zoti Erdogan! Po me vjen keq qe, vellai jone i madh, ky zoteria, paska shkuar per lesh.E cuditeshme se te gjithe ata udheheqesa qe, ne pergjithesi vjedhin votat, kudo ne Bote, qenkan nji soj. Ashtu si Saliu qe, do ngrinte cetrale me ere, gjeneratorin me te madh ne Bote, dhe ky i Turkut, paska fluturuar qindra vjet perpara ne hene por, jo me rakete po me qilimin fluturues. Mire e kane se, keshtu mashtrohen qytetaret dhe presin shpetim nga drejtues te hikur nga mendja si ky turku i Dohanit.

  • Turqit gjithmone kane shkuar ne Hene !!! pune nja 10 minata larg eshte. Dhe cdo njeri nga ata kane qendruar te cepi i henes me kembet varur poshte dhe kane pire Çaj.

  • Vllaji i Rames eshte Erdogani o komentues se Berisha sja pjerrdheti ketij turkoshaku te modelit te Bedri Islamit

  • Si ka mundesi me u ba president i njeri pa mend fare si ky vetem mullinin e kafes keni cpik ju islamiket do te kishi ba edhe cpikje te tjera por u shkon koha tu la by””””””n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *