CNN sugjeron: Shqipëria, akoma nuk e dini ku jemi?

anazapta

‘Albania, A New Mediterranean Love’ është një nga sloganët më të këqinj në botë. Klasifikimi vjen nga CNN, i cili rendit disa nga sloganët më të këqinj të fushatave publicitare turistike në të gjithë botën.

‘Albania – A new Mediterranean Love’ / ‘Shqipëria – një dashuri e re mesdhetare’ i ka paraqitur publikut nëpërmjet tre spoteve, të transmetuara ndër të tjera edhe në CNN, imazhe dhe filmime të përzgjedhura nga i gjithë vendi.

Sipas redaktorëve të CNN, Shqipëria një nga vendet më të varfra të Europës, ende nuk është pjesë e listave e deshirave të vendeve që duhen vizituar.

CNN sugjeron; duke qenë se vendi ka qenë i izoluar thuajse në të gjithë pjesën e dytë të shekullit të 20-të, mund të kishte një slogan tjetër, “Shqipëria, akoma nuk e dini ku jemi?”

Pjesë e këtij klasifikimi janë edhe vende si Australia, Kolumbia,  Sllovenia, Kanadaja, Makau dhe Greqia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *