Janë përzgjedhur pesë fituesit e parë të shorteut veror të ALBtelecom dhe Eagle Mobile. Ofruesi i vetëm në Shqipëri i gamës me të gjitha shërbimeve të telekomunikacionit në një, di t’i shpërblejë më së miri abonentët. Çdo të mërkurë për 10 javë radhazi me anë të një shorteu do të përzgjidhen nga 5 abonentë fitues. Fituesit e parë janë Anton Gjura, Luftim Bala, Elisa Kuçuku, Ardiola Sheshi dhe Selim Kryeziu, të cilët bashkë me një njeri të dashur të tyre, do të mund të kalojnë çaste të magjishme për 5 net resht në Hotelin me 5 yje “Azura Deluxe Resort & SPA Hotel” në Antalja (Alanya) të Turqisë.
ALBtelecom dhe Eagle Mobile do të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe abonentëve fitues u mbetet vetëm të shijojnë çastet e paharrueshme të këtyre pushimeve në bregdetin mesdhetar të Antaljas.
Përzgjedhja e abonentëve me fat të ALBtelecom dhe Eagle Mobile do të bëhet çdo ditë të mërkurë në orën 19:40 në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin ABC News. Pjesë e këtij shorteu janë automatikisht të gjithë abonentët Eagle Mobile ekzistues dhe ata të rinj, të cilët bëjnë një nga rimbushjet 800 lekë, 1000 lekë ose 1200 lekë. Vlen të përmendet fakti se abonentët sa më shumë të kryejnë rimbushje të numrave të tyre Eagle aq më shumë shanse kanë për të fituar.
ALBtelecom dhe Eagle Mobile, kompania e vetme në Shqipëri që ofron paketa shërbimesh të kombinuara të telefonisë fikse, internetit fiks, telefonisë dhe internetit në celular, IPTV, shërbimet “Cloud”, këtë verë do të dhurojë shumë surpriza. Abonentët e kësaj kompanie tashmë le të bëhen gati edhe për përvojën më të mirë të komunikimit, teknologjinë 4G të ALBtelecom dhe Eagle Mobile.
Kompania ofron gjithashtu një rrjet të gjerë të shërbimit WiFi në hapësirat publike. ALBtelecom dhe Eagle Mobile fton të gjithë pushuesit që zotërojnë një numër celular Eagle të përdorin falas shërbimin ALBwifi në zonat bregdetare ku ata do të pushojnë këtë verë për të ndarë kujtime të paharrueshme me miqtë e tyre kudo në botë.
Këtë verë “PUSHO me ALBtelecom”!

Haaaaaaa!Jane perzgjedhur thone!Dmth jane sajuar!
ahahahaha 🙂 jane perzgjedhur sic u perzgjodh fituesi i Porche parvjet,qe ishte nje emer qe nuk ekzistonte ne listen e gjendjes civile shqiptare as ne te zgjedhesve kuptohet.e kam kerkuar enkas per ta pare a eksizton…por…nada.Shoket e shoqet e Zhulalkes do jene me siguri.
Po c’jane keto komente!? Une jam nje prej fituesve te perzgjedhur nga shorteu dhe dergova mamin dhe babin ne hotelin me 5 yje ne Antalja.