Një 65-vjeçar ka humbur jetën teksa lahej në det.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Plazhin e Vjetër të Vlorës ku mësohet se viktima është shtetasi Llambi Bica.
Për vdekjen e tij po kryhen hetime, pasi ende nuk dihet nëse 65-vjeçari është mbytur apo ka pësuar infarkt teksa lahej në det.
