SHËNIM: Modeli Basha dhe mendtë majë fikut

redaktor

Lulzim Basha do të ketë “fatin” të kujtohet gjatë: edhe si hyri në Bashkinë e Tiranës, edhe si po del nga ajo bashki.

I ardhur nga selitë qeveritare, sidomos nga ajo kryeministrore, ku pak muaj më parë kishte qenë pjesë e vrasjes së katër demonstruesve, Basha hyri në bashki duke bërë atë që nuk kishte ndodhur më parë: duart e gjakosura më parë, i futi në kutitë e votimit deri në bërryl, bashkë me Imamin, Palokën e sidomos Ristanin, duke pasur pas vetes një të tërbuar politik nga humbja katër herë rresht e Bashkisë së Tiranës.

Hyrja e Bashës në Bashkinë më të madhe të vendit, përmes një akti tejet anadollak, duke prerë një dash – kurban, lajmëronte se pas këtij akti nuk do të kishte më tej asgjë të pazakontë në dobi të vendit. Edhe pritjet më entuziaste e ndjenë shumë shpejt se e gjithë ajo që kishte ndodhur gjatë fushatës kishte qenë një truk i pazakontë, edhe për vetë mashtrimet elektorale.

Basha po del nga Bashkia përsëri përmes një dehje të pazakontë pushtetore, në të cilën cinizmi dhe trullosja nga humbja, të bëra një në figurën groteske të një njeriu të politikës, që mëton të jetë shefi i shqupasve, sollën edhe batutën e atij që mendtë i ka majë fikut. Ai, as më pak e as më shumë ftoi kryetarin e ri të bashkisë, që të vazhdojë të qeverisë Tiranën duke patur parasysh modelin BASHA, pra modelin e vetë atij që po ikën i përzënë si askush tjetër, dhe të mos ketë si model paraardhësin tjetër, Edi Ramën.

I nxehti i këtyre ditëve ndikon natyrshëm tek njerëzit. Ndikon edhe tek Basha. I trullosur dyfish, nga humbja dhe të nxehtit, ai bëri një nga deklaratat më cinike të politikës shqiptare, që, mes të tjerave, sjell edhe një herë në vëmendjen e të gjithëve se si një njeri, në këtë rast shefi i bashkisë, është tallur me banorët e kryeqytetit, i ka nëpërkëmbur ato deri në therrori, i përtall edhe tani kur po ikën, duke përqeshur jo vetëm vendimin e tyre, por edhe pritjen që disa kanë pasur tek mendtë e tij.

Përse do të mbahet mend Basha si kryetar bashkie dhe cilin model do të duhet të zgjedhë për të ardhmen Veliaj?

Kjo nuk është më asnjë dilemë. Në se qytetarët e Tiranës do e kishin marrë seriozisht Bashën dhe njerëzit e tij, nuk do i kishin dhënë atë goditje dërmuese që mori në zgjedhjet e 21 qershorit. Të paktën, duke e ndjerë veten fatkeqë që po ikën një “kryebashkiak” i tillë, ata do e kishin bërë humbjen më të durueshme. Basha në Tiranë, ku vendosi gjithçka në lojë, fitoi më pak se sa Mziu i Kamzës, dhe në fakt kjo është edhe vlera e tij.

Humbja e PD-së në Tiranë ishte nga më spektakolaret, humbje nga ata që mbahen mend gjatë, kur për më tepër, njeriu që garonte për atë post nga ana tjetër e polit të politikës, ishte po ashtu, një djalë i ri, i ardhur në këtë garë nga posti i ministrit, ku, për vetë kohën e paktë, nuk arriti të bëjë të gjithë atë që mund të bënte.

Në të kundërtën, Basha erdhi si kryetar bashkie pasi kishte bërë gjashtë vite në qeveri dhe në qeveri kishte ardhur pasi kishte bërë gjashtë vite të tjera në zyrat hetimore të UNMIK-ut kundër njerëzve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjashtë vite në Kosovë, ku nisi një pjesë e pasurisë marramendëse të tij, jo vetëm nga rroga; pastaj gjashtë vite të tjera në qeveri, në tre dikastere, ku në të tria la koqen e namit, e rritën pasurinë e tij, ia rritën hundën si njeriu i së ardhmes në politikë dhe e bënë atë donzhuanin politik të Familjes.

Fillesa e atij që erdhi me fillesën e atij që shkoi është katërcipërisht e kundërt. Jo e ndryshme, sepse në ndryshim ka edhe përbashkësi, por e kundërt, ku gjërat që mund të takohen janë tejet të rralla.

Veliaj, pasi eci në rrugëtimin e shoqatave jo qeveritare, duket se kishte nun të tij politik shefin e sotëm të qeverisë shqiptare, Edi Ramën. Asgjë e keqe nuk vjen nga kjo. Kur shefi i një qeverie vendos të largojë një nga ministrat e aftë për ta deleguar në vendin ku vetë ishte dikur dhe ku jeton thuajse një e treta e banorëve të vendit, kjo tregon besim dhe përgjegjësi. Tregon se edhe ai vetë, Rama, si nun politik, në rast dështimi do të ketë riskun e tij; ashtu si në rast suksesi do të ketë meritën e tij.

Basha kishte si nun politik Fazliçin: njeriun e njohur nga nëntoka mafioze ballkanike, por edhe nga skena e përgjakur e shëmtimit ballkanik. Nipi i shefit të UDB-së serbe në kohën e Millosheviçit, jo rastësisht, në një kohë të caktuar, prag viti 2005, shfaqet si miku i njeriut që hetonte ngjarjet e Kosovës, dhe ku po përgatitej dosja e Millosheviçit, dosja , e cila, më pas, nuk u mor vesh se si kishte dalë e gjitha nga skena hetimore.

Të vish nga selia qeveritare në bashkinë e Tiranës është normalitet. Të vish nga nëntoka mafioze ballkanike, gjysëm financiare e gjysëm politike, është anormalitet.

Nëse Veliaj do të kishte pasur një fillesë të tillë politike dhe afrim të tillë në skenën e qeverisjes, më mirë të kishte shkuar nga sytë këmbët. Por në SHQUP punët i bëjnë ndryshe; i bëjnë ashtu si në vitin 1991, kur një pjesë ishin të ardhur nga falangat e sigurimit të shtetit, një pjesë nga klanet udbashe dhe të ndershmit e gjetën shpejt veten jashtë listës.

Tri herë e provoi Shqipëria Bashën, në tri poste qeveritare, tri herë dështoi. E provuan politikisht esëll, e provuan politikisht të dehur, e provuan në gjendje deliri, përsëri e njëjta tablo. Mësimi i dhënë nga Fazlliçi kishte qenë i dobishëm, dhe u duk shumë shpejt, kur në një hark kohor dy vjeçar ministror u zhdukën mbi 230 milionë euro nga Rruga e Kombit.

Modeli Basha është jo thjeshtë modeli i dështimit, por në radhë të parë modeli i axhamiut politik, që bën mirë vetëm një punë: xhepat e tij, dhe mban mend vetëm një gjë tjetër: dëshirat e shefit të tij të vjetër.

Cilën gjurmë la Basha në qeverisjen e Tiranës? E vështirë të thuhet. Edhe ai vetë, pas disa ditësh , do e ketë harruar se ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës. Sepse në të vërtetë, nuk ka qenë. Ai mund të ketë qenë qytetar holandez, si ata fluturuesit e njohur, por në asnjë moment njeriu i bashkisë, që e filloi me pritjen e njerëzve dhe e mbaroi duke iu zhdukur njerëzve.

Dy vitet e para të qeverisjes Basha në bashkinë e Tiranës janë nën hyqmin e Berishës. Pra, janë në vitet kur ai mund të kishte bërë disa nga mrekullitë e shumta që premtoi dhe që nuk i besonte as në një të dhjetën as vetë ai. Në dy vite bashkëqeverisje, 2B, ai bëri vetëm një gjë, atë që kishte bërë edhe kur sapo ishte emëruar ministër i Transportit: prishi ç’ka kishte filluar paraardhësi i tij. Si ministër i Transportit prishi mbikalimin tek Zogu i Zi, si kryebashkiak prishi ndërtimin e kryesheshit kryeqytetas. E njëjta mendësi që e kishte çuar në një derë ministri, kishte mbetur edhe tek dera e dash-kurbanit.

Në katër vite Bashkia e Tiranës kaloi në duart e kunatit dhe të një njeriu qesharak me dy “nn” në mesin e emrit. Kryebashkiaku, edhe kur nuk kishte zgjedhje, edhe kur nuk kishte asgjë tjetër për të bërë, nuk u bë dot, as me kohë të pjesshme kryebashkiak i Tiranës. Ai mbeti njeriu që qesh, shpatullat e të cilit përkulen sipas ritmit berishian dhe mendja e të cilit, duke ngelur majë fikut, i hëngri kokrrat e bashkisë për katër vite, deri në ditën e fundit, dhe më pas iku duke na lënë pas një cinizëm të pashoq dhe tallje të padëgjuar: Modeli im, më i miri në botë.

Jemi bërë ne budallenj, apo politikanët tanë kanë hipur aq lart, sa edhe kur tallen me njerëzit e dinë veten të mençurit e dynjasë?

Për cilin model do të mbahet mend Basha?

Do të jenë tri gjëra që nuk do të reshtin kurrë: hyri përmes vrasjeve dhe vjedhjeve; hyri përmes dashkurbanit, dhe iku përmes cinizmit e talljes. Pas tij mbetën njerëzit. Edhe ata që e kishin besuar dikur, disa nga të cilët, fatkeqësisht, vazhdojnë të besojnë .

Share This Article
23 Comments
  • L’homme qui rit – ose njeriu me të cilin duhet të qajmë por dhe të qeshim. Mos ia pafshim kurrë më atë surrat të shpifur!

  • Njeriu qe qesh,Ky o eshte budalle,ose ka pesuar nje perdrdhje nervore,qe i rrijne turinjte zgerdhishem.Po ka dijeni te plote qe dikujt (argites) i pelqen zgerdheshja ashtu si i pelqejne damazeve bythet me gunga te Kardashjanit.

    • Jo Basha eshte njeri i rrezikshem. Femijte nuk jane te rrezikshem. Nuk duhet harruar kjo. Nuk mund te zgjedhin qarqet okulte femije per pune te zeza. Perkundrazi njerez me maske qe te duken si babaxhane e me buzeqeshje naive feminire, por me kamen mbas kurrizit. Dhe kjo sigurisht qe nuk mund t’i barazoje keta tipa me femijte. Nese eshte perdorur si etafore dakord, por gjerat duhen thene oa metafora. Basha ka qene dhe mbetet i rrezikshem per faktin se eshte e dyshimte rruga nga erdhi dhe si u fut ne politike. Per faktin se ne politike i sherbeu vec qarqeve qe e e futen. Naivet, ndonjehere ia faturojne kete Vajzes se Berishes, gje qe une s’e besoj. Mund te kete lqene e kunderta. Ata/ai e kane shfrytezuar shoqerine e tij me te nese ka patur vertet shoqeri ne kuptimin e mire te kesaj fjale. Ne pune te pista nuk ka shoqeri, ka interesa. Berisha na e paraqiti si fytyren e re te PD dhe qysh atehere me caktimin e tij shef te KOP-it, njerezit e kuptuan se AI po pergatiste pasardhesin. Dhe nuk u gabuan. Per 6 vjet tre here minister, ne dikasteret ku a bere krim shteteror tre here (rruga e Kuksit, marreveshja e detit dhe me e fundit krimi me i rende vrasja e njerezve te poafajshem mu para kryministrise) dhe per keto u shperblye me nje proces te turpshem alla ristanian, kryetar bashkie, dhe mbas gjoja “doreheqje” te Berishes nga partia e la (emeroi) ate pasardhes. Kjo perben dhe rrezikshmerine e tij. Nje kryetar i nje partie te madhe, potencialisht qeverisese, me kete CV te ketij “femije” te ben gjemen kur te behet kryeminister. Epo nuk thone kot qe: mos i jepni ne dore femijes briskun, se ne mos prefte veten do te na prese ne te tjereve. Po e mbyll komentin me keqardhjen e gazetarit Islami, se na fyeka Basha me cinizmin e tij. Nga kjo emi rrezikun me te vogel do t’i shtoja shqetesimit te tij. Pastaj cinizmi nuk eshte atribut i budallenjve, perkundrazi. Basha eshte i rrezikshem edhe per ate qe mund ta thonim te paren, se eshte vegel ne duart e monstres me emrin Bershe, por kjo dihet.

  • Me mire do t’i shkonte titulli: Modeli “Basha” dhe mendte maje Kalemegdanit te Beogradit lidhur per shalli t’Ibrahim Rugoves n’Velani!…. He, mjer e kuku qe e kemi kete fare sishkiesh ne Tirane e ne Prishtine, ne Shkup e ne Podgorice, ne Presheve e…

    DRENICA E KUQE

  • Nje koment shoqeror per zotin Bedri ( nje pergjigje nga BI do ishte e mirepritur)

    Fillimisht nje verejtje per moderatoret:
    Kur jepet nje artikull per MENDER Lul Bashen (xhaferr deva junior) dhe krimet e tij si ky i sotmi nuk eshte mire te jepen keto fotografi duke u zgerdhire sepse eshte me shume se tallje makabre.

    Lexova me vemendje kete artikull te zotit Bedri dhe pervec talentit gazetaresk dhe dhimbjes njerzore nuk shikoj asgje tjeter vecse nje perseritje mizore te krimeve te debilit & devilit Lul.

    Duke u nisur nga nje fenomen i cuditshem me ngjyra te forta antishqiptare & proberishiane shikoj se nga nje ane zoti Bedri ne shkrimet e tij e paraqet Bash-Berishen si:

    a-Kriminel,
    b-Vrases,
    c-Tradhetar te Kombit .

    ..kurse nga ana tjeter ambasdori i nderuar Donald Lu (lartmadheria e tij) jo vetem nuk i perfshin ne listen e tij te fameshme (ilegale) te krimineleve te politikes qe quhet Dekriminalizim por kete liste po e shfrytezojne banditet 2B per te goditur PS..

    Me qenese zoti Bedri kurre nuk permend nje lob berishist antishqiptar ne Amerike (me lidhje te fuqishme me “nentoken serbe”) po i drejtohem publikisht me 3 pyetje te thjeshta:

    1-Me cfare statusi ambasdori Donal Lu ka dale mbi 300 here zyrtarisht ne mediat shqiptare per probleme tejet banale qe mund te merret nje ambasador. ?

    2-Eshte legale lista e kriminelevepolitikane qe na servir Donald Lu-ja (DL) ?

    3-Nqs eshte legale perse zoti DL nuk fut ne listen e krimineleve banditet 2B qe kane shume krime te dokumentuara ku nje pjese e ketyre krimeve jane te depozituara ne dokumentet e shtetit amerikan ?

    Zoti Bedri do isha mirenjohes nqs do merrnin mundimin apo guximin ti pergjigjeshit ketyre tre pyetjeve modeste…Faleminderit per mirekuptimin..

  • Nje njeri ka thene se Basha eshte nje kostum bosh,,,qe nuk punon me mendjen e tij,,qe nuk vepron me iniciativen e tij prandaj eshte nje kuazimodo,,katapultimet ne politik I ka bere te sforcuara me shtytjen e te tjereve,,,nuk mbajme mend te kete bere ndonje gje qe te kete lene gjurme per mire,,vetem per keq,,ky eshte Basha kostumi bosh.

  • Gazetari Bedri Islami,duhet ti ‘kurseje’ te tilla shkrime se konsumohet pa drejtesisht
    ——————————————————————–
    Nje gazetar i njohur meret me vlerat e jo antivlerat ,hap orizont per daljen e nje vendi ka tragjedija ku jemi futur e ku nuk funksionon asgje dhe me kryesorja e kryesoreve informacioni.Nje gazetar nga te paktit per te mos thene te vetemit ,nga te gjithe emrat e ketyre 25 vjeteve ne politiken e shkaterrimit mund te permendi vetem Berishen jo si personalitet i se keqes por si simbol i SISTEMIT 25 VJET BERISHIZEM!
    Nuk ben gje tjeter vetem se ul piacen nje gazetar me emer te meret me Topallet e ‘majta’ apo ‘topallet’ E djathta,me LULAT APO BLUSHAT ata te gjithe jane njesoj krrimba apo kolltukofaget e Nolit qe si thosh ai edhe tua presesh duart dhe kembet nuk shqiten si kerrpusha nga trupi i njeriut.
    Populli shqipetar pret nga gazetare si Islami te rilindin informacionin pa rilindjen e te cilit eshte idjotesi te rilinde shteti.Ka ardhur koha te analizohet thelle sistemi gjakatar berishjan 25 vjet apo 1/4 e te qenurit shtet.Duke analizuar Berishizmin apo salizmin ke analizuar edhe salisjanet nga e majta ne te djathte qe jo vetem nuk ja vlen ti permendesh me emra se ‘u shton jeten’ por te analizosh ‘sistemin feudal berishjan’ kerkohen edhe rrenjet e atyre qe e ‘ngjirizen’ kete sistem tek ne dhe qe nuk kane nderment ta permbysin perkundrazi…
    Tek ne nuk ka ndryshuar asgje pas 25 vjetesh jemi pa politike,pa shtet,pa shtet te se drejtes pa pushtete legjislativ,gjyqesor,e mbi te gjitha informacioni e me nje ekzekutiv qe mbahet me paterica.
    Te flasesh per Bashen e ta shash ate edhe nga nena eshte si te perdoresh shprehjen ‘Nuk turperohet haleja nga pordhet’.Te flasesh per Veline ,megjithe konsideraten si i pa perlyer ne mjaltin e politikes ne keto 25 vjet prape e ‘djeg’ pa filluar pune.Ne demokraci ,i thençin,nuk mund te beje Velija Gjergj Elez alija.Ne kete vend duhet rrevolucion ne tere kuptimin e fjales ashtu si thote PAPA,e rrevolucioni nuk duhet pasur frike se nuk kupton dhune apo gjak por reforma nga parlamenti qe duhet te iki ne shtepi 100 perqind e deri tek pushtetet e tjere.
    Ne situaten tragjike ku jemi ato shakate e Blushit si ‘zedhenes’ i dikujt qe fshihet mbrapa e qe na kane shperbere deri me sot mendoj se jane shume te rrezikeshme per momentin:TE GODITET EKZEKUTIVI DHE ISTITUCIONI I KRYETARIT TE QEVERRISE SI I VETEMI PUSHTET APO SEGMENT I SHTETIT QE QENDRON ME KEMBE–Rama te meret me zgjedhjet e kryetarit te nje partije nja 2-3 muja dhe vendi ne gremine komplet.
    Ambasadoret direkt apo indirekt me ose pa qellim per te mos perdorur fjalen sabotim kane deshtuar plotesisht.
    Vetem nje reforme radikale e sistemit zgjedhor jo nga politika nxier jashte 100 perqind krimin pa pranuar ne parlament deputete me shume se 2 legjislatura perjashtu ata qe kandidojne te pa varur dhe zgjidhen direkt nga populli.Te flasesh sot per parti te mengjera apo te djathit per pozite e opozite apo lula blusha karabusha eshte me teper se hipokrizi dhe injorance!

  • Ju lutem ,mos thoni qe nuk ka lene gjurme ne Tirane…..Shkoni dhe hidhni nje sy te Klubi Partizani..Te gjitha terrenet sportive jane kthyer ne pallate…

  • Njeriu anormal si Basha qe siq e thet puplicisti ,gazetari , shkrimtari njeriu nr. 1 i levizjes popullore Bedri Islami per ket faqezi Lulzim Bashen qe aq gjat u provue dhe ne gjitha ra nga provimi.
    spari si njeri dy ftyresh kunder nje ushtrieçlirimtare qe me aq guxim e trimri i doli per ball nje ushtrie te armatosur gjer ne dhemb qe ishte superfuqi e ballkanit ushtris serbe,
    sdyti ky faqezi grabiti ne rrugen e kombit aq para sa shetite ter europen nuk shef autostrad ma te rrezikshme se ket te shqipris pse lind pytja me kthesa marramendse, duke grabitur ky faqezi parat e rruges se kombit.
    Skaterti nenshkroi marreveshtjen detare me greqin ne dam te shtetit shqiptar dhe se fundmi ma skandalozja pergjaku bulevardin deshmoret e kombit mu para kryeministris ku ky gjindej duke i vrarë 4 demostrues te pa fajshem.
    Dhe se fundmi sla pershtypje kryeqytetit shqiptar si krybashkak i sajë, e pra me qka duhej ti lakmohet kti faqeziu.Shqipria dhe shqiptaret nuk jan kope delesh qe ai si qoban ti qoj ne goj te ujqerve siq donin ky dhe krye mafiozi Berisha me klanin serb mafije e nentokes.
    Kti faqeziu per fat te keq te Shum shqiptarve ju dhe titulli qytetar nderi si nga deqani ashtu edhe nga Mitrovica e Isa Boletinit,a ka poshtersi ma te madhe besoi qe jo.

    • Sepse edhe ju kosovaret, na ngjani ne vellezerve tuaj, gje zgjedhim ata politikane qe meritojme. Fajin e kemi ne dhe vetem ne. Kur te emancipohemi dhe te mos e shesim lire lekuren do shohim dite me te mira, por jo parajsen qe na oremtojne hienat. T’ gezoni ju dhe ne ‘udhehqesit”. Ata do ta nderojne njeri-tjetri a dyshim se keto pube jane me rradhe. Njeri qytetar nderi ne Prishtine, tjetri ne shkembim ne Tirane e keshtu me rradhe. Letrat me koken Qytetar Nderi” jane bere si letra bakalli, prandaj mos u shqetesoni per to, po shikoni se koorupsioni dhe varferia po ju zene frymen.

  • Zoti bedri si njeri i mire inforfuare per politkane e kriminuare dhe si nje atdhetare iverte dhe kapacite intektuale me kurajon e daljes ballperbae me emrat e pervecem te te keqes qe disa njerze denoncues edhe per ceshtje shume me te parendesishme se keto e kane paguar me jeten ose sot jetojne ne legalitet neper bote mendoj se puna jua per te modernizuare partit politke te shqiperise do te kishte shume me teper vlera se sa artikujt denoncues megjiate ne ju falenderojme dhe ndejme detyrimin e mbeshtetjes per juve personalisht dhe ideve tuaja me respekt

  • Une jam i mendimit qe Erion Velia e ka detyrim qe ta mbaje ne qender te vemendjes mender modelin Basha. Ky mender model duhet t’i sherbeje Erionit per tu orientuar se cfare nuk duhet te beje gjate ushtrimit te mandatit.

  • Mos i bini ne qafe bashes hyri duke qeshur dhe Po del prap duke qeshur.ai nuk desh te behej kryebashkiak por e detyruan.

  • Cfar ngerdheshje hipokriti….,sa te ben ta peshtysh mbi monitor !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • z.Islami si qytetar i thjeshte nuk kuptoj nje gje pse duhet te analizosh gjithmone humbesin dhe asnjehere pushtetin qe ka nje mal me te meta per te rregulluar dhe po nuk ja vute ju ne dukje qe shkruani per dite kush do tja veje se ketu del sikur pushteti i ka ne rregull te gjitha dhe ngeli puna si te rregullojme opoziten.sa per z Veliaj kemi kohe te merremi te presim te filloj punen me premtimet qe beri pastaj ta vleresojme apo ta kritikojme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *