Pas rezultateve turpëruese, jep dorëheqjen trajneri i Greqisë

anazapta

Trajneri uruguajan i ekipit kombëtar grek të futbollit, Sergio Markarian ka dhënë sot dorëheqjen, pesë muaj pas marrjes së detyrës.

“Erdha në Greqi për të ndihmuar ekipin kombëtar në një moment kritik. U kërkoj falje tifozëve pasi rezultatet nuk kanë qenë në lartësinë e pritshmërisë së tyre”, theksoi ai.

Trajner i Perusë (2010-13) dhe Paraguajit (1999-2001), Sergio Markarian, 70 vjeç, kishte nënshkruar një kontratë prej 350 000 eurosh me Federatën Greke të Futbollit.

Ekipi grek humbi para pak ditësh ndaj ekipit modest të Ishujve Faroe (1-2), ndeshje e vlefshme për Euro 2016.

Sidoqoftë, presidenti i Federatës Greke të Futbollit, Jorgos Jirxiqis deklaroi se nuk do ta pranonte dorëheqjen e Markarianit. “Unë besoj te ai”, deklaroi Jirxiqis.greqi

Greqia është e fundit e Grupit F për eliminatorët e Kampionatit Evropian me katër humbje dhe vetëm dy barazime. Ekipi grek është mundur dy herë nga Ishujt Faroe, që konsiderohen një nga ekipet më të dobëta në Evropë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *