Email nga adresa
Historia e të bërit politikë në Shqipëri me miqtë që bëhen armiq dhe anasjelltas në çdo palë zgjedhje ëm kujton historinë e Bohemisë komuniste.
Në shkurt të 1948-ës, udhëheqësi komunist Clement Gotëald doli në ballkonin e një pallati barok, në Pragë, për t’u folur qindra mijëra qytetarëve të mbledhur në Sheshin e Qytetit të Vjetër. Ky ishte edhe momenti i kthesës së madhe, në historinë e Bohemisë. Moment kritik, nga ata që ndodhin një a dy herë në mijëvjeçar.
Gottëald-i kish në krah shokët e vet, prej të cilëve më afër i rrinte Clementis. Binte dëborë dhe bënte ftohtë, dhe Gottëald-i nuk kish gjë në kokë. Plot kujdesje, Clementis e hoqi shapkën e vet prej gëzofi dhe ia vuri Gottëald-it në kokë.
Seksioni i propagandës e shumëfishoi, në qindra mijëra kopje, foton e ballkonit, ku Gottëald-i i foli popullit, me një shapkë gëzofi në kokë. Tek ai ballkon zuri fill historia e Bohemisë komuniste. Çdo fëmijë e njihte atë foto, ngaqë e kish parë në posterë dhe në libra shkolle e muze.
Katër vjet më pas, Clementis-in e akuzuan për tradhti dhe e varën. Seksioni i propagandës menjëherë e zhduku nga historia dhe, natyrisht, nga të gjitha fotot. Që nga ajo kohë Gottëald-i ka ndenjur vetëm në ballkon. Atje ku rrinte Clementis, duket vetëm muri i zhveshur i pallatit. Asgjë s’ka mbetur prej Clementis-it, veç shapkës prej gëzofi në kokën e Gottëald-it.
