Fillon dhënia e ndihmës në para për rreth 9500 persona të prekur nga përmbytjet në jug të vendit

Dita

Programi Botëror për Ushqimin (WFP) ka filluar dhënien e ndihmës në para për rreth 9500 persona të prekur nga përmbytjet që goditën jugun e vendit në fillim të këtij viti.

WFP-ja iu përgjigj kërkesës së qeverisë shqiptare për të ofruar ndihmë për familjet më vulnerabël në komunitetet më të prekura, përmes transfertave në para (cash) për t’i ndihmuar ata në rindërtimin e jetës së tyre.

Kryqi i Kuq Shqiptar mbuloi kërkesat imediate për ushqim në periudhën pas përmbytjeve, por ende ka nevojë urgjente për ndihmë me ushqime. WFP-ja po ofron një ndihmë në cash(para) për familjet më vulnerabël në komunitetet e prekura nga përmbytjet.

Familjet në pesë zonat më të prekura në Shqipëri: Fier, Berat, Vlorë, Elbasan dhe Gjirokastër do të marrin një pagesë tremujore në cash në formën e çeqeve. Çdo person ka të drejtë të përfitojë 35 dollarë në muaj (4340 lekë), me një vlerë totale prej 105 dollarësh për person (13 020 lekë). WFP-ja po planifikon të shpërndajë përfitimin e tre muajve në një transaksion të vetëm në degët e bankës Intesa Sanpaolo në Shqipëri.

Përfituesit janë përzgjedhur nga komitetet lokale të fshatrave të përbërë nga kryepleqtë, gratë dhe anëtarët më të varfër të komunitetit.

Share This Article
1 Comment
  • RALL DEGJOHEN LAJME TE TILLA NE VENDIN TONE.
    SI THONI KUSH E KA FAJIN? PERVEC QEVERISE.
    MBASE DO NA E THONE ANALISTET PAS PUSHIMEVE VERORE.

    Me respekt, V.Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *