Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2015 – 2016, në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, janë 20 211.
Sipas vendimit të sotëm të qeverisë, ato do të ndara, si më poshtë vijojnë:
Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë, për programet e studimeve jo universitare profesionale, si dhe për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë 19 651;
Kuota për program të dytë studimi 200;
Kuota për transferim studimesh 300;
Kuota për shtetasit e huaj 60.
Kuotat e pranimeve të reja, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, përbëhen nga:
Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit 18 986;
Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit 600;
Kuotat për të verbrit 15;
Kuotat për romët dhe ballkano-egjiptianët 20;
Kuotat për invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë 15;
Kuotat për jetimët 15.

ligji i ri i arsimit te larte do tna coje ne be,
pyes ministren nikolla dhe te prononcohet ne media,per kuptimte ligjit te ri,
po a kemi shanse te barabarta ne investim njesoj si
jo publiku ku per 3 vjet arketon 7500 euro psh UET per cdo student *vitet e krijimit te ketijuniversiteti
psh me fakultetin e gjuheve te huaja ku percdo student ne 2 vjet arketon x leke .
1.per keto kuota sa pedagoge duhet per cdo fakultet sipas ngarkeses
2,pse duhet te kete pedagoge te jashtem ne publike
3.pse duhet te kete pedagoge nga publiku te jashtem te jo publiku
4.a duhet qe pedagogu te jete ne oren e pushimit ne departament ku te kontaktoje studenti qe paguan taksen e shkollimit
5.kur do disipline ne universitetet publike qe studentet te mbeten pa mesim ne publik e te rine ne kafe, e pedagogu jep mesim ne jo publik
6.a duhet te kete nen departamente te gjuheve te huaja ne fakultetet juridik,shkenca natyrore, mjeksi,shkenca sociale ekonomik,me pedagoge te emeruar me ngarkesat sipas normes
njesuar me ate te fakultetit te Gjuheve te Huaja,
duhet folur me shkoqur, shqip,
ja cilat jane anet pozitive nga ligji i meparshem
per tu sqaruar cdo student.