Zbulohet si mushkonjat “gjuajnë” viktimat

Ornela

Në fillimi shikimi, më pas nuhatja dhe më në fund ngrohtësia e trupit. Kjo është rutina që ndjekin mushkonjat për identifikimin e viktimave të tyre para se të pickojnë, pohon një hetim i ri i publikuar në revistën “Current Biology”.

Dihej që era e trupit ndikon në zgjedhjen e një viktime në vend të një tjetre dhe gjithashtu që mushkonjat nuhasin dyoksidin e karbonit, që është me bollëk në frymën e njeriut, me gjakun e të cilëve ato ushqehen. Për më tepër dihej që këto insekte kërkojnë viktimat si me shikim ashtu dhe me aftësinë e tyre për të dalluar ngrohtësinë. Por studimi i ri është i pari që identifikon rolin specifik të çdo aftësie të tyre.

“Kemi përpunuar një teori për mënyrën se si mushkonjat kombinojnë të gjitha shqisat e tyre për të gjetur një njeri”, komenton autorja kryesore e raportit, Floris van Breugel.

Sipas studiueses, strategjia e ndjekur nga mushkonjat tek gjahu i tyre ka tre etapa. Së pari në distanca nga 10 – 50 metra insektet përdorin nuhatjen duke kërkuara gjurmë dyoksid karboni. Më pas të eksituara nga era, drejtohen tek personi “më interesant” në pamje (në një distancë 5 – 15 metra). Në fund kur një mushkonjë ndodhet një metër larg viktimës potenciale, ajo që është vendimtare në përcaktimin e gjahut është ngrohtësia e trupit. Mënyra e vetme për të reduktuar mundësinë e një sulmi është të pakësosh numrin e pistave sensoriale që njeriu ofron, “për shembull të zgjedhësh rroba me ngjyra që nuk janë shumë të forta”, sugjeron van Breugel.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *