Shqiptarët e Amerikës “Shqipëria e dytë” (Intervistë me ideatorin e ngritjes së flamurit shqiptar në Capitol Hill)

redaktor

Ishte ideja e botuesit të Gazetës “Illyria” në Amerikë, Vehbi Bajrami, që jeton dhe punon në Amerikë prej 24 vitesh, të ngrinte flamurin shqiptar në Capitol Hill në nder të shkrimtarit tonë, Ismail Kadare.

Gjatë një vizite private në Shqipëri, Z. Bajrami pranoi të ndajë mendimet e tij me lexuesit e “Dita” për këtë iniciativë të tijën personale, për Shqipërinë, komunitetin shqiptar në Amerikë, për vendlindjen e tij, Kosovën dhe Maqedoninë aty ku mendon se “Vota shqiptare mund të jetë kyçe dhe përcaktuese dhe ku duhet të shfrytëzohet jo thjesht për përfitime personale e partiake, po për përparimin serioz të gjendjes së gjithë shqiptarëve në Maqedoni.”

 

Ju lutem, si fillim, a mund të na bëni një prezantim të shkurtër rreth jush?

Unë jam nga Lugina e Preshevës. Kam lindur në vitin 1964. Kam studjuar për letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë kohës kur isha student, kam punuar si gazetar dhe redaktor i “Bota e re”, një gazetë shumë e mirë, ku një pjesë e madhe e figurave të sotme intelektuale, që janë në moshën time apo pak më të vjetër, kanë bërë hapat e parë në gazetari aty. Në kohën kur në Kosovë mungonte liria e shprehjes së mendimit të lirë, kjo gazetë me guxim kundërshtonte në mënyrë të hapur politikën serbe ndaj Kosovës dhe si pasojë u burgosën gazetarët e saj. Meqenëse gazetat tjera në fund të viteve ’80-të të shekullit të kaluar kishin censurë të rreptë, “Bota e re” u bë e vetmja tribunë e mendimit ndryshe nga politika zyrtare e asaj kohe.

Në vitin 1990, shkova për një vizitë të shkurtër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Planet nuk shkuan siç i kisha menduar. Nga një muaj që kisha parashikuar të qendroja në Neë York, ndenja 9 muaj sepse situata në Kosovë filloi të përkeqësohej. Më pas, erdha në Prishtinë për të shkuar më pas përsëri në Amerikë ku po jetoj e punoj prej 24 vitesh tashmë. Kur shkova në SHBA, pata fatin që u hap gazeta “Illyria” (viti 1991) që vazhdon të botohet edhe sot e kësaj dite. Fillova punën këtu si gazetar dhe kryeredaktor ndërsa 9 vitet e fundit jam botues i saj (pas Ekrem Bardhës dhe Harry Bajraktarit që e themeloi). Kam botuar dy libra si “Shqiptarët e Amerikës” (u mora me të për 12 vite) me një parathënie të shkruar nga Ismail Kadare, që tregon për jetën e shqiptarëve në kontinentin e ri që nga 1886 kur erdhi shqiptari i parë në Amerikë deri në 2003-2004, periudhë kur ky libër u botua. Gjithashtu, kam botuar një libër në anglisht në Ëashington, të titulluar “Vizita ime në tokën e shenjtë” që flet për vizitën time në Izrael 6 vite më parë. Përveç gazetarisë, tani merrem edhe me një biznes në fushën e ndërtimit.

 

Ju ishit së fundmi në një vizitë në Kosovë dhe Maqedoni bashkë me kongresistin amerikan, Eliot Engel.

Së bashku me tim bir Ronin që është student në SHBA dhe disa aktivistë shqiptaro – amerikanë, ishim pjesë e delegacionit që shoqëroi kongresistin amerikan, Eliot Engel në vizitën e tij më të fundit në Kosovë e Maqedoni. Takuam udhëheqësit më të lartë të qeverisë së Kosovës, të opozitës, takuam liderët shqiptarë dhe maqedonas në Maqedoni. Ndërkohë që ditën e fundit e kisha të lirë dhe e shfrytëzova për të bërë një vizitë private në Shqipëri ku takova shkrimtarët Ismail dhe Helena Kadare.

 

Nga pikëpamja juaj, si shkoi vizita e Z. Engel?

Ishte një vizitë e suksesshme. Ndodhi në një moment të rëndësishëm për Kosovën siç është debati për Gjykatën Speciale. E vërteta është se kjo vizitë ishte planifikuar 2-3 javë më parë por korrespondoi me këtë debat që po zhvillohet aktualisht në Kosovë. Z. Engel, i cili u pyet nga gazetarët e shumtë, rreth kësaj çështjeje, dha mesazhin miqësor se Gjykata Speciale, megjithëse një gjë që s’e ka dashur as ai dhe as shqiptarët, është më mirë të miratohet nga Parlamenti i Kosovës dhe të funksionojë në Kosovë, se sa të formohet nga Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe të mbikëqyret nga Rusia, Kina e të tjera vende që nuk janë miqësore ndaj Kosovës. Ky ishte mesazhi kryesor. Ndërkohë që u prekën edhe problemet e korrupsionit, ekonomisë, ekstremizmit fetar dhe papunësisë.

Dua të shtoj se kongresisti Eliot Engel për më shumë se dy dekada ka qenë një zë i fuqishëm në Kongresin Amerikan për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë. Shqiptarët nuk kanë ndonjë mik më të mirë se ai në Kongresin Amerikan.

 

Vizitë në Prishtinë ku po ndërtohet Ambasada Amerikane. Nga e majta: Ron Bajrami, student në New York, ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracecy Jacobson, Kongresisti Eliot Engel, aktivisti shqiptaro - amerikan, Harry Bajraktari, Vehbi Bajrami dhe Jason Steinbaum, drejor i stafit demokrat në Komitetin e Marrdhënieve me Jashtë në Kongresin Amerikan.
Vizitë në Prishtinë ku po ndërtohet Ambasada Amerikane. Nga e majta: Ron Bajrami, student në New York, ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracecy Jacobson, Kongresisti Eliot Engel, aktivisti shqiptaro – amerikan, Harry Bajraktari, Vehbi Bajrami dhe Jason Steinbaum, drejor i stafit demokrat në Komitetin e Marrdhënieve me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Ju takuat edhe liderët maqedonas gjatë kësaj vizite.

Mesazhi im për dy udhëheqësit kryesorë shqiptarë në Maqedoni ishte se nuk janë duke punuar në të mirë të shqiptarëve. Përcolla tek ata një opinion, të cilin e kanë pak a shumë, të gjithë shqiptarët në Amerikë, se respekti i tyre është ulur për shkak se nuk po bashkëpunojnë dhe si rezultat po përfiton Gruevski. Personalisht vërejtja ime për Z. Ali Ahmeti ishte se nuk e di se pse vazhdon të jetë pjesë e qeverisë kur kjo e fundit nuk zbaton Marrëveshjen e Ohrit, nuk zbaton dygjuhësinë, monton procese e probleme të tjera si këto. Vota shqiptare mund të jetë kyçe dhe përcaktuese në Maqedoni dhe duhet të shfrytëzohet jo thjesht për përfitime personale e partiake, po për përparimin serioz të gjendjes së gjithë shqiptarëve në Maqedoni. Më mirë të jesh një opozitë e fortë se sa në një qeveri ku më shumë i shërben Gruevskit se sa nevojave të shqiptarëve që vazhdojnë të jenë të diskriminuar .

Siç e kuptoj situatën nga largësia, edhe Menduh Thaçi, lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) mezi pret që Ali Ahmeti të largohet nga qeveria për t’ia zënë vendin atij.

Gjatë takimeve me kryeminisrin Gruevski dhe liderin e pozitës Zaev shpreha shqetësimin për diskriminimin e shqiptarëve në Maqedoni. Kryeministri maqedon i zhytur në krim e korrupcion (si duket nga përgjimet, i ndihmuar edhe nga politikanë shqiptarë) nuk ishte në gjendje të demantonte akuzat e të përgjigjej me fakte kur e pyeta për rastin e Kumanovës, rastin e montuar “Monstra”, lirinë e munguar të shtypit etj.

Kriza maqedonase duket se mori tani më në fund udhën e zgjidhjes me ndërmjetësinë e BE-së por fakti që kjo zgjidhje erdhi vetëm pak ditë pas takimeve tona, më bën të besoj se delegacioni ynë shkoi aty në kohën e duhur dhe ndihmoi duke i shtyrë të gjitha palët në drejtimin e duhur.

 

Si arrini të pasqyroni zërin shqiptar në Amerikë nëpërmjet gazetës “Illyria”?

“Illyria” është e vetmja gazetë në SHBA që del rregullisht edhe në shqip edhe në anglisht, për gati çerekshekulli tashmë. Botohet në Neë York por shkon me abonime në gjithë Amerikën. Politikisht, brenda të gjitha mundësive, përpiqemi të jemi të paanshëm. Kur flitet për gazetën “Illyria”, flitet për zërin e shqiptarëve të Amerikës, sepse për 24 vite, ajo ka pasqyruar me vërtetësi aktivitetin e kësaj mërgate shumë të fuqishme, të cilën Ismail Kadare, me shumë të drejtë e quan “Shqipëria e dytë.” Ai është një emigracion shumë i fuqishëm ekonomik, por edhe shumë i lidhur me Shqipërinë, Kosovën dhe trojet shqiptare. Mendoj se pa aktivitetin e Diasporës shqiptare në kontinentin e ri, nuk do të kishim dy shtetet shqiptare: Shqipërinë e Kosovën. Ndikimi i tyre tek administrata amerikane, që gjatë historisë u ka dalë në mbrojtje shqiptarëve në Ballkan në çastet më të vështira, ka qenë shumë pozitiv që nga fillimi i shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme.

“Illyria” është një gazetë gjithëshqiptare, mbulon të gjitha trojet shqiptare, por fokusi kryesor është aktiviteti i shqiptarëve në Amerikë. Cilido historian që do të shkruajë historinë e shqiptarëve të Amerikës, do të ishte e pamundur të mos i referohej gazetës “Illyria” që ka qënë një ditar i ngjarjeve në Kosovë e Shqipëri, demonstratave, takimeve në Kongres, Senat e Shtëpinë e Bardhë, pasqyrimin e aktivitetit të zyrtarëve shqiptarë në Amerikë e të tjera.

Unë do të doja të nënvizoja edhe një fakt se ndryshe nga shprehja “Larg syve, larg zemrës”, për shqiptarët në Amerikë ka ndodhur e kundërta. Sa më larg kanë qenë nga atdheu, aq më pranë tij janë ndjerë.

 

Vehbi e Gena Bajrami me presidentin Bill Clinton
Vehbi e Gena Bajrami me presidentin Bill Clinton

Ishte iniciativa juaj për të ngritur flamurin shqiptar në Capitol Hill në nder të shkrimtarit tonë të nderuar, Ismail Kadare. Si ju lindi kjo ide?

Unë jam rritur dhe jam frymëzuar me veprat e Kadaresë dhe një meritë të madhe për të më udhëzuar në leximin e veprave të tij kanë profesorët e mi, Mexhid Mehmeti dhe Xhemaludin Rexhepi. Kur u bëmë pak në moshë, zumë miqësi. Kadare ka qenë për vizitë në Amerikë dhe jemi takuar shpesh. Pastaj shkruajta librin, “Shqiptarët e Amerikës” dhe skrimtari ynë i madh shkroi parathënien për të. Ai është anëtar nderi i Bordit të gazetës “Illyria”. Është edhe bashkëpunëtori saj. Gjithnjë kur ka pasur dëshirë të thotë diçka, Z. Kadare ka zgjedhur gazetën tonë.  Meqenëse ai mori një Çmim prestigjioz në Jeruzalem dhe ky i fundit konsiderohet shpesh si pragu për të marrë Çmimin Nobel, më lindi ideja e ngritjes së flamurit shqiptar në Capitol Hill në nder të tij. Një flamur ngrihet çdo ditë në Capitol Hill në nder të një personaliteti a figure të njohur dhe kjo është një traditë. Kryesisht figura të shquara amerikane. Idenë time e konsultova me kongresistin, Eliot Engel. Kreva procedurat përkatëse dhe pas 2-3 javësh, ideja ime u realizua.

 

Vehbi Bajrami me bashkëshorten Gena në një nga takimet me shkrimtarin Ismail Kadare në New Yor
Vehbi Bajrami me bashkëshorten Gena në një nga takimet me shkrimtarin Ismail Kadare në New York

Kush ishte reagimi i Z. Kadare?

Më e mira do të ishte të flisnim për reagimin e publikut shqiptar. Sepse duke nderuar atë u nderuan vetë shqiptarët. Zakonisht mblidhemi në Ëashington për problemet politike, po kësaj here u mblodhëm për letërsinë e artin. Treguam se kemi vlera edhe në këto fusha. Po të shihje faqen e gazetës “Illyria” ato ditë në facebook, mbizotëronte entuziasmi e krenaria.

Pse jo? Kadare është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai është shkrimtari më i madh që kanë pasur shqiptarët ndonjëherë në histori gjë që një pjesë e shqiptarëve nuk e kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë dhe e sulmojnë pa asnjë fakt. Hedhin baltë mbi figurën e tij siç hedhin baltë edhe mbi figurën e Skënderbeut e Nënë Terezës.

Shqiptarët mendoj se kanë nxjerrë tri figura të fuqishme me përmasa botërore, me të cilët ne duhet të jemi shumë krenarë: Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Ismail Kadare.

 

Po Shqipëria çfarë vendi zë tek ju?

Sa herë që vij në Shqipëri, shoh një zhvillim, shoh një ndryshim, shoh një energji. Është e ndryshme nga ajo që lexoj nëpër gazeta dhe nga ato që thonë politikanët. Uroj që të jetë ashtu siç e shoh unë nga jashtë. Shqipëria është një vend i bukur me ndërtime të hovshme, me popull energjik dhe inteligjent nga natyra. Mund të përmend edhe Rrugën e Kombit me anë të së cilës për 2-3 orë shqiptarët nga dy anët e kufirit mbërrijnë tek njëri-tjetri. Gjëra të mrekullueshme po ndodhin me shqiptarët që janë më mirë se kurrë. Nuk janë siç do të donin, por po të hedhësh një vështrim në histori se si kanë qënë ata, është një arritje e jashtëzakonshme. Problemi i madh mendoj se këtu është ekonomia e pazhvilluar sa duhet. Më duhet të citoj një thënie të Faik Konicës, një thënie që është edhe sot aktuale pas një shekulli: “I vjen çudi njeriut kur udhëton nëpër Shqipëri dhe vëren nga një anë majmësinë e dheut dhe begatinë e gjërave, nga tjetër anë vobektsinë dhe vojtjen e njerëëve”.

Ajo që më brengos është se dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova, akoma nuk punojnë bashkë sa duhet në zhvillimin ekonomik, planprogramet mësimore etj. Unë e përsëris shpesh se, ndonëse Evropës tani nuk i pëlqen kjo ide, herët apo vonë, dy shtetet tona do të bashkohen. Kjo do të jetë në të mirë të shqiptarëve por edhe të Evropës. Bashkimi i dy shteteve të vogla to të jetë mirë për ekonominë, do të jetë mirë për Ballkanin dhe Evropën. Shtetet e madhësisë së Shqipërisë e Kosovës e kanë vështirë të ecin me ritmin e zhvillimit që e kërkon koha. Megjithatë, më vjen keq ta them por më duket se shqiptarët vetë akoma nuk janë gati të bashkohen.

Askush nuk i pengon ata, për shembull, të hedhin hapat e bashkimit siç është ta zëmë një ligë sportive unike në futboll, basketboll etj. Askush nuk i pengon ata që të bëjnë një treg të bashkuar. Askush nuk i pengon që të kenë një planprogram të përbashkët mësimor në shkolla e universitete.

Të mërzit madje akoma më shumë kur në vend të bashkimit më të thellë sheh përpjekje përçarjeje. Herë fetare, herë gjuhësore, paragjykime për këndej e andej kufirit e një urrejtje ndaj figurave të mëdha kombëtare. Ekstremizmi fetar sidomos kundër traditave shqiptare nuk ndihmon as fenë që pretendon se përfaqëson.

 

ehbi Bajrami (majtas) bisedon me kongresistin Eliot Engel gjatë vizitës së fundit në Prishtinë (djathtas Harry Bajraktari). Në rreshtin e dytë nga e djathta, Rrustem Geci dhe përcjellësit e Ambasaadës Amerikane në Prishtinë.
Vehbi Bajrami (majtas) bisedon me kongresistin Eliot Engel gjatë vizitës së fundit në Prishtinë (djathtas Harry Bajraktari). Në rreshtin e dytë nga e djathta, Rrustem Geci dhe përcjellësit e Ambasaadës Amerikane në Prishtinë.

A keni shumë miq në Shqipëri? Po nga politika?

Këtu kam aq shumë miq sa kam frikë t’i lajmëroj që jam këtu (Qesh). Nuk më premton koha prandaj dhe nuk i lajmëroj dot. Unë kam shumë miq shqiptarë pa marrë parasysh nëse vijnë nga politika ose jo. I kam takuar shumë politikanë tuaj edhe kur kam punuar drejtor tek “Zëri i Amerikës” në Ëashington, ose kur kanë vizituar Amerikën. Por e them se politika shqiptare nuk bën. Në fakt, kur shikoj nivelin e debateve në Parlamentin Shqiptar, më vjen turp. Fyhen njerëzit. Shpeshherë nuk ka nivel dialogu. Në vend që të debatohet për problemet me të cilat ballafaqohet populli, një pjesë e deputetëve merren me jetën personale të individëve.

 

Mendoni se është ndryshe ky lloj debati në Parlamentin Kosovar?

Fatkeqësisht Parlamenti i Kosovar po e kopjon atë shqiptar. Kështu e shohim ne nga jashtë. Ndoshta ata kështu grinden, madje edhe bashkëpunojnë. Por kur e shoh, është një pasqyrë jo e mirë e Parlamentit. Ajo që kam frikë është se gjenerata e re mund të ‘infektohet’ nga ky virus i grindjes dhe ky debat i turpshëm do të vazhdojë të bartet tek gjeneratat tjera. Dëmi është shumë herë më i madh kur kemi të bëjmë me rininë. Uroj që votuesit të mendohen kur vjen puna për t’i zgjedhur këta deputetë.

 

A mund të na përmendni ndonjë rast kur ju, me gazetën tuaj, keni kontribuar ndaj ndonjë çështjeje delikate në Kosovë, Maqedoni a Shqipëri?

Pothuajse në çdo çështje që është zgjidhur me ndihmën amerikane që këtej Oqeanit, ka pasur ndikim “Illyria”.

Kjo ka qenë sidomos jetike, në vitet 90-të, kur nuk kishte internet e gazetat e televizionet amerikane rrallë flisnin për shqiptarët në Ballkan. Për fat të mirë “Illyria” u shkonte në zyrat si abonime kongresistëve, ekspertëve dhe diplomatëve amerikanë, madje edhe ambasadave të huaja në Ëashington. Për çdo situatë delikate në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare bëhej sensibilizimi dhe edukimi i opinionit amerikan nga këndvështrimi shqiptar.

Për tema pastaj që zgjidhen nga faktori lokal ndonëse “Illyria” komenton për to nuk kemi ndikim të drejtpërdrejtë. Konica ka thënë një shprehje: “Do e shkruaj por kush do e këndojë”. Është e vështirë të ushtrosh ndikim në këtë lloj moçali politik. Mund të them se Shqipëria ka shumë analistë dhe komentues të mirë, por që shpesh u mungon mbështetja dhe hapësira e debatit serioz. Injorimi i tyre nga publiku pastaj paguhet me çmimin e lartë të votimeve dhe vendimeve të gabuara.

Share This Article
3 Comments
  • Zoti VEHBI BAJRAMI fatkeqesisht harron te thote me detaje se
    1- Gazeta “Illyria” u botua me parate dhe mbeshtetjen e pakursyer te Biznesmenit dhe humanistit Hajdar Bajraktari ne Nju Jork, per shume vite me rralle me te vetmin qellim per te promovuar dhe pasqyruar problemet e medha te Kosoves dhe viseve Shqiptare. Pak kohe pas clirimit te Kosoves, kete gazete, Hajdar Bajraktari (Harry), ja jep mikut te tij, biznesmenit Ekrem Bardha, i cili megjithese nuk merrte vesh fare nga gazetarija, u perpoq ta mbante ate duke sjell dhe gazetare nga Shqiperia, (nuk po permend emra) qe erdhen dhe bene ca pushime ne Nju Jork, moren dhe ca pare nga Ekremi dhe e bija. Aso kohe Ky zoteria ishte larguar nga kjo gazete per arsye qe ai i di vete”, dhe shume te tjere atje ne Amerike.
    2- Fati e solli qe kete gazete, ta drejtoje prej gati dhjete vitesh, gazetari Dalip Greca qe megjithese me bindje te djathta aso kohe, nder vite tregoi se ishte nje gazetar zerioz. profesionist dhe i hapur. Dalip Greca i dha nje hov te madhe “Illyrise”, por poshtersia nuk ka fund kur behet fjale per “pazarxhi’ dhe i paafte si ky Vehbi Bajrami, i cili pasi filloi pune per ca kohe ne “VOA – Zerine Amerikes” , u pushua apo u largua etj etj..! Ky duke ngelur pa asgje ne dore, kthehet ne Nju Jork dhe diku nga fillim viti 2006 ben tentativa per te hapur nje gazete te re, por pa sukses. Aso kohe ne gazeten “Illyria” Ekrem Bardha nuk donte ta shihte me sy, e jo me ta punesonte, megjithese nuk kishte aspak nevoje per te. Diku aty nga vjeshta zoti Bajrami kishte filluar ti kerkonte Ekrem Bardhes qe deshironte ta blinte gazeten “Illyria” dhe i kishte futur dhe miq, por Ekrem Bardha as donte ta degjonte kete njeri disi te cuditshem ne pergjithesi. U muar vesh me vone qe me nderhyrjen personale dhe garanci te vete shkrimtarit te madh Ismail Kadare dhe dikujt tjeter ne Amerike si dhe te Dalip Greces qe ishte kryeredaktor i gazetes … Ekrem Bardha u dorzua dhe vendosi te ja shes gazeten me kusht, qe ta mbante bashke me stafin prej dy gazetaresh dhe redaktor profesionist qe kishte, Ruben Avxhiun dhe Dalip Grecen. Me marrjen e gazetes “Illyria” ky zoteri dhe patriot i madh, por pa dyshim “gazetar” i paafte, por mashtrues shume i afte, me triblimet e tija te urta’ e te njohura si tregtar, pushon nga puna gazetarin e njohur Dalip Greca te cilin nuk kishte si ta mbante aty, megjithese e kishte patur shume mik siq dihej. Dalipi i kishte kushtuar gjithcka kesaj gazete, biles arrin deri aty saqe as emrin nuk ja permend me askund per vlerat dhe meritat, ashtu siq nuk permend as nismetarin dhe botuesin e pare per vlerat e medha, Hajdar Bajraktarin, apo te gjithe atyre qe ishin me te afte se Vehbiu…
    Kur thote Vehbi Bajrami se “Illyria” është një gazetë gjithëshqiptare, mbulon të gjitha trojet shqiptare, ” Le te na thote sa e ka TIRAZHIN JAVOR…dhe mos te genjej duke thene se shperndahet gjithandej. Mos e ka fjalen per gazeten ne Internet. Te thote te verteten. “te thote se gazeten e mbaj per te bere ndonje dollar me ndonje reklame, sepse tanime nuk e lexon njeri”. Mos te flas per abonente fantazma. Te thote se del vete neper rruget e Nju Jorkut , me gazeten nen krah dhe e shperndane neper pika shitjeje… Nuk eshte turp. A e di ky zoteri se gazeta me e vjeter, mbi 105 vjecare “Dielli” megjithese mujore, ka mbi 1500 vetem abonent mujor. Ndersa gazeta “Illyria’ e ka tirazhin me pak se 700 kopje ne jave, dhe pothuajse askush nuk e blen me ne Nju Jork. Pse genjen. Egzistojne shifra ne shtypshkronjen ku e shtyp dhe atje ku paguhen taksat. Ne Amerika jane te hapura per publikun keto lloj te dhenash, nuk jane sekret. Vetem nese genjen shtetin Amerikan me taksat. Cfare gazetarie behet ketu ne Shqiperi, apo ke te shohim me nje kongresmen a politikan, ta marrim si hero shqiptar dhe ti bejme dhe intervista…! 30 % e shqiptareve ne Amerike, kane foto me Clinton, e cfare pastaj.
    Kur thote Vehbi Bajrami se Cilido historian që do të shkruajë historinë e shqiptarëve të Amerikës, do të ishte e pamundur të mos i referohej gazetës “Illyria” që ka qënë një ditar i ngjarjeve në Kosovë e Shqipëri, demonstratave, takimeve në Kongres, Senat e Shtëpinë e Bardhë, pasqyrimin e aktivitetit të zyrtarëve shqiptarë në Amerikë e të tjera…( ka te drejte, por harron me qellim te thoshte se ishte Hajdar Bajraktari ai qe i bente keto per Kosoven, dhe jo Vehbiu).
    Historine me kete gazete e kane shkruar ata qe e botuan dhe ata qe deshen me gjithe zemer, dhe nuk e perdoren per te bere Tregti me te, apo per te bere njohje dhe biznes me te, per shitur Reklama duke ja ulur nivelin profesional dhe informativ ne nivel personal, miqesh. Nje gazete e kopjuar nga gazetat e tjera. Sa gazetar ka kjo gazete Sa…! Pra e kthej gazeten Historike “Illyria” ne nje gazete Partiake dhe interesash biznesmenesh, vetem e vetem per te bere ndonje dollare. Kesaj nuk i thone patriotizem, por poshtersi dhe maskarallek. Me mire te rrij urt dhe te mos flase.
    Patriot ishte dhe mbetet Hajdar Bajraktari qe e botoi i pari dhe thuhet se ka ecur dite e nate me shpenzime shume te medha per te pasqyruar te vertetat mbi masakrat e serbeve kunder Kosovareve dhe Shqiptareve ne rajon. I Nderuar mbetet Ekrem Bardha qe e vazhdoi rrugen e Bajraktarit, I nderuar dhe profesionist mbetet Dalip Greca qe solli nje fryme te re ne kete gazete per gati dhjete vite. Eshte turp qe shet’ dhe jep mend’ per nje gazete qe e ka kthyer prej nente vitesh ne nje cop leter ban…, te hapet kaq shume e te marre vlera te pa merituara. Zoteri’ Vehbi Bajrami le te mbaj ato vlera qe meriton…dhe qe bashkekohesit e tij ja njohin mesemiri…!

    • Ka te drejte z. Bajrami kur thote se ne Shqiptaret kemi ikur per lesh. Mjafton te lexosh komentin e parashkruesit…

    • I nderuar,
      Po shkruaj nja dy sqarime, pa demantuar aresyet e komentit tuaj fyes dhe ziliqar ndaj Vehbi Bajramit. Ai mund te sqaroje sa te verteta jane ato qe ju shkruani.
      Nuk ka rendesi qellimi per te cilin demanton Vehbi Bajramin, por duke qene se keni shpenzuar kohe per komentin, dua te bej disa korigjime, pasi shume nga cfare shkruan eshte me te degjuar.

      1. Harry Bajraktari nuk ia ka shitur gazeten Ekrem Bardhes pas luftes, por para luftes se Kosoves, me sakte ne kulmin e konfliktit midis Kosoves dhe Serbise. Ndihma e Harry-t u kufizua me ushqime per kampet e refugjateve. Kete e deshmojne te gjithe ata qe kane jetuar ne Bronks atebote. Harry nuk eshte heroi qe pershkruan, dhe kete mund ta deshmojne te gjithe, edhe ai vete, pasi Harry nuk di te genjeje. Ai hoqi dore nga gazeta pikerisht ne kulmin e luftes. Kete mund ta vertetosh ne arkivin e Illyrias.

      2. Vehbiu eshte larguar nga gazeta vetem disa jave para se te punesohej nga Zeri i Amerikes, pasi Ekremi mendonte vetem per humbjet financiare, dhe ndikimin e gazetes te politikane te Tiranes, me sakte Fatos Nanos e Ilir Metes.

      3. Dalip Greca nuk e ka drejtuar gazeten per dhjete vite. Ai ka punuar diku rreth 6 vite ne gazete. Mund ta pyesni te nderuarin Dalip, qe sot drejton Diellin. Ai nuk ka pasur dituri te gjuhes angleze, as sa per te komunikuar lirshem me te tjeret. Ai ka qene gazetar i sektorit shqip dhe kaq. Ketu ben perjashtim nje periudhe pak me shume se nje vit, kur gazeta mbeti vetem me Grecen dhe Avxhiun. Greca mund ta qartesoje kete me mire se ne. Nga komenti juaj ngjan se Greca ka qene koka e Illyria-s. Shume njerez kane thene se ka qene punetor, dhe une besoj keshtu, por ai kurre nuk ka qene koka e gazetes. Ai ka shkruar cfare i ka kerkuar Ekrem Bardha, i cili ka qene nje pehlivan me interesa te pafund ne Tirane dhe ne diasporen e Michiganit.

      4. Ne rast se dikush do shkruaje per shtypin e diaspores, padyshim qe do shkruhet per Diellin, Liria-n, dhe Illyria-n.

      5. Ne fund do te shtoja se Vehbiu ka kontribut te rendesishem ne gazeten Illyria dhe ne diaspore. Ai eshte i perkushtuar ne gazetari, dhe vijon te jape kontributin e tij ne menyren e tij. Per kete meriton respekt. Mllefi juaj nuk duhet te verboje gjykimin. Illyria nuk eshte New York Times, dhe as gazete Shqiperie qe financohet nga biznesmene me qellime te caktuara. Ajo eshte gazete komuniteti, dhe komuniteti perbehet nga miq, si ju dhe une. Pak me zemergjere dhe i kuptueshem, i nderuar. Ne si shqiptare flasim shume, por japim pak. Sa e keni ndihmuar kete gazete ju personalisht?

      6. Ne kushtet qe ka kjo gazete ka qene gjithmone e komunitetit, e ka pasur te veshtire te jetoje financiarisht, por e ka bere ate qe thote Vehbiu, i cili ka qene me kete gazete pothuajse gjate gjithe ekzistences se saj.

      Te gjithe ata qe kane pununar, apo mbeshtetur gazeten meritojne respekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *