Ja 7 pikat e dëshmisë së De Biazit në KAS

anazapta

Dëshmia e Xhani De Biazit përgjatë procesit të Shqipërisë në KAS pa diskutim që ka pasur rolin e vet. Ai dëshmoi gjatë Apelit të UEFA-s, por bëri një gjë të tillë edhe në Arbitrazhin e Lozanës, shkruan “Panorama Sport”. Një dëshmi e përmbledhur në shtatë pikë shumë të rëndësishme dhe me vlerë për vendimmarrjen.

Dëshmia

1. Një prej stjuartëve të sigurisë gjuajti me grusht zotin Cana.

2. Kurrë në karrierën time në futboll nuk kam qenë dëshmitar i një sulmi të stjuartit të sigurisë ndaj një futbollisti, apo të një situate kaq të shëmtuar të shkaktuar nga invadimi masiv në fushën e lojës nga tifozët vendës.

3. Nëse do kishte qenë e mundur fizikisht që ekipi i Shqipërisë të vazhdonte ndeshjen edhe me dëmtimet të pësuara, impakti psikologjik që u shkaktua pas minutës së 42-të (frika) ishte shumë dëmtues për Shqipërinë, që të vazhdonte ndeshjen. Për më tepër, frika i vendosi ata në disavantazh sa i përket këndvështrimit të garës. Ekipet nuk do arrinin të luanin në kushte të barabarta nëse ndeshja do kishte vazhduar.

4. Unë e kuptova vendimin e futbollistëve dhe nëse do ta kishin marrë ata, do ta kishte marrë vetë ai.

5. Unë nuk u përfshiva në vendimin e futbollistëve sa i përket vazhdimit të ndeshjes.

6. Askush nuk më tha që ekipi im ishte i urdhëruar për të vazhduar ndeshjen, apo se siguria në stadium ishte vendosur.

7. Isha i trembur dhe mbi të gjitha ishte frikësues se si tifozët e Serbisë hynë deri në dhomat e zhveshjes së trajnerëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *