Kush ishte Panajot Kupitori?

redaktor

I nderuar lexues! Panajot Kupitori (1821-1881) ishte studiues arbëresh nga ishulli Hidra i Greqisë. Kreu studimet e larta në degën e filozofisë në Universitetin e Athinës dhe mori titullin doktor në filozofi. Më 1876 u emërua mësues e pastaj drejtor gjimnazi në Athinë. Bashkë me Anastas Kulluriotin zhvilloi një veprimtari të gjerë për ruajtjen e gjallërimin e gjuhës shqipe ndër arbëreshët e Greqisë. Për këtë qëllim hapi dhe një shkollë nate në gjuhën shqipe. Panajot Kupitori mblodhi materiale gjuhësore dhe botoi disa punime për gjuhën shqipe, sidomos për të folmet shqipe të Greqisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *