Riatdhesohen 40 shtetas, shkelën rregullat e Shengen

redaktor

Në Rinas, sot rreth orës 17.00, nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter, organizuar nga autoritetet Spanjolle dhe agjensia Frontex, janë kthyer nga Spanja në Shqipëri 40 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen, përkatësisht  nga :

Spanja janë kthyer   20 shtetas , nga Gjermania  8 shtetas   dhe nga   Franca  12 shtetas.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga agjensitë ligjzbatuese të Spanjës dhe FRONTEX.

Në bordin e avionit në përbërje të eskortës kishte mjekë dhe një psikolog.

Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 3-5 vjet të mos udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *