Shteti Islamik përbën një kërcënim edhe më të madh terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara sesa Al Kaeda. Këtë e pohoi publikisht shefi i FBI-së, James Comey.
Në deklaratën e bërë gjatë forumit vjetor të sigurisë në Aspen të Kolorados, Comey tërhoqi vëmendjen sidomos tek rrezikshmëria e lartë që paraqesin sipas tij përpjekjet e ISIS për rekrutime në internet.
“Shteti Islamik është duke e intensifikuar fushatën në mediat sociale. E shohim që ndikimi i tij sidomos tek të rinjtë po shtohet. Njerëzit përpiqen të zbulojnë se çfarë duan të bëjnë në jetë. Numri i të rekrutuarve po rritet. Ndikimi i grupit ekstremist është i madh sidomos në Shtetet e Bashkuara”, deklaroi Comey.
Në sqarimet e Comey shihet qartë se Al Kaeda tregohet më e kujdesshme në përzgjedhjen e operativëve të saj, ndërsa Shteti Islamik ka një rrjet më të gjerë të rekrutuarish, duke u përqendruar sidomos tek personat e paqëndrueshëm dhe përdoruesit e drogës.
Situata e krijuar e shtyn FBI-në të hapë qindra hetime ndaj amerikanëve të radikalizuar, apo atyre që kanë synuar të kryejnë sulme terroriste.

Vete e krijuat dhe vete po i lini te bejne terror. Po te doni ju shume shpejt Ai emer harrohet dhe do merreni vetem me alkaiden.
Pse or tyt, te plasi loqja ty per te semuret psiqike te allahuakbarit!
Nuk ka gje se pjellat tuaja jane,dhe ju dini ti jepni drejtim Femijeve.
LUFTA FILLOI SI ALEANCE ME ISIS PER TE MPOSHTUR ASAD DHE TANI JEMI NE FAZEN E ALEANCES ME ASAD PER TE MPOSHTUR ISIS.
MUHABETE HORDHA PORDHA, MJERE NJEREZIT E ATYRE VISEVE QE CFARE PO HEQIN.
NE E KUPTOJME SHUME MIRE SITUATEN NE TE CILEN JANE PREJ 4 VITESH, PASI KEMI QENE VETE NE PERIUDHEN MARS-KORRIK 1997 EKZAKTESISHT NE TE NJEJTEN SITUATE.