Dëmtim në vend të keq për Ronaldon

Dita

Dëmtim me pullë të kuqe për Topin e Artë të Botës, Cristiano Ronaldo që në ndeshjen ndaj Man.City ku spikati me një gol të tijin, pësoi një nga ata dëmtime që mund të mos jetë problematik për Ronaldon si futbollist, por për Ronaldon si mashkull po.

Në minutën e 62-të të ndeshjes, me rezultatin 3-1 për Realin, portugezi provoi një slalom personal drejt portës së citizens dhe Fernando në përpjekje për ta ndalur e goditi atë në një vend të papërshtatshëm.

Ronaldo e ndaloi menjëherë lojën ndërsa gjyqtari kryesoi akordoi goditje dënimi në favor të “Topit të Artë” të futbollit botëror, që e pranoi ndjesën e lojtarit kundërshtar por gjithashtu dhe zëvendësimin e trajnerit Benitez, duke nxituar për në dhomat e zhveshjes, i shoqëruar nga Sergio Ramos.

https://www.youtube.com/watch?v=MELkDj7FTeU

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *