Një Profesor si Kastriot Islami nuk mund të rrinte pa reaguar në lidhje me Ligjin për Arsimin e Lartë, miratuar nga Parlamenti këtë të enjte.
Në një postim në Facebook, Islami shkruan:
“Ligji i arsimit të lartë! Asnjë profesor i aftë e i ndershëm nuk e ka mbrojtur! Profesorët e vërtetë s’mund të pranojnë e mbrojnë një reformë arsimore që përmbys gjithçka ata kanë vetë bërë në karrierën e tyre të gjatë shkencore e të mësimdhënies! Sepse profesorët e vërtetë s’janë e s’mund të jenë për nga natyra, formimi e kontributi i tyre nihilistë!
Sepse profesorët e vërtetë s’mund të pranojnë dot që medikoriteti të shkatërrojë e përmbysë gjithçka e pastaj të fillojë gjithçka nga zero! Sepse nuk ka asnjë profesor të aftë e të ndershëm të besojë se përfaqësuesit e oligarkisë, krimit dhe banditizmit mund të barazohen me rilindësit e vërtetë! Kjo është arsyeja që them se “asnjë profesor i vërtetë” s’e ka mbrojtur këtë ligj”- shkruan Islami.
Por ata që komentojnë në faqen e Profesorit e pyesin atë se ku e ka matur Kaçi ndershmërinë e profesorëve, apo e nxjerr në bazë të formulave të tij që nga eksperienca e viteve të fundit, asnjëherë nuk dalin në rregull.

I zoti dhe Kaqi Koqja…
A ne qenshin gjithe profesoret si puna jote idiote,pa karakter e ndershmeri u dhjefshin ne gjume e befshin nje m…si ty.