Tre efektive femra të Policisë Rrugore, të ftuara në studion e emisionit “Vila 24” kanë treguar përditëshmërinë e tyre nën uniform.
Ermela Lika, Holta Lami dhe Sherife Hysa shprehen se janë të kënaqura me punën e tyre në Policinë Rrugore, punë e cila përveçse lodhjes u jep dhe kënaqësi. “Qarkullimin Rrugor e kam marrë me kënaqësi”,-shprehet Ermela. Ndërsa për Oltën nuk ka qenë zgjidhja ideale që në fillim: “Nuk e doja në fillim , duke parë tim at, që punonte me orar të zgjatur e lodhej shumë. Por kur e provova mu duke ndryshe”.
Duke u ndalur tek përditshmëria e tyre, Ermela shton se, “në punë qëndrojmë vetëm me uniformë e flokë të lidhura. Na lejohet të grimohemi por me masë”. Ndërsa Olta Lami pranon se ka arrestuar edhe njerëz kur ka konstatuar shkelje, por shton se “kur ndaloj ndonjë femër, i komunikoj shkeljen shoh që ato shfaqin xhelozi”. Sipas efektiveve, meshkujt shqiptarë janë paragjykues kur bëhet fjalë të zgjedhin partneren. “Meshkujt thonë një grua policie nuk do ta merrje kurrë për grua”,- thonë vajzat.
