Zv.ministrja e Turizmit “këshillon” turistët nga Kosova: Eksploroni më shumë Jugun

anazapta

Qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë disa hapa për ta orientuar turizmin në rrugën e duhur, përkatësisht të kalimit nga turizmi sasior në atë cilësor.

Zv.ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, Brunilda Paskali në një intervistë për “Koha Ditore”, ka premtuar përmirësim të kushteve për turistët kosovarë dhe u ka bërë thirrje të ndihen si në shtëpinë e vet dhe të eksplorojnë më shumë Jugun.

“Riviera shqiptare ka plazhe të mrekullueshme, të cilat këtë vit i kemi gjetur të renditura në shumë gazeta e revista të huaja, evropiane, amerikane apo aziatike, si destinacionet më të mira apo top destinations që sugjerohet të vizitohen”, shprehet Paskali.

Vrasjen e turistëve çekë në Veri të Shqipërisë e ka cilësuar rast të izoluar, ndërsa ka shtuar se ka filluar të shtohet interesimi i turistëve evropianë për ta zbuluar Shqipërinë. Paskali ka paralajmëruar investime të mëdha në rivierën shqiptare nga investitorë të huaj në një të ardhme të afërt.

Share This Article
8 Comments
  • Per tu bere qefin po themi sic thuani ju qeveritart e skandaleve.Nje gje qe nukbshume kosto tualetet publike qe nuk ka kerkund.Se per plazhe publike jan aqe te kufizuara sa nuk perballon as 20% te pushuesve.

  • Ooo:po jug i jush nuk e do Straiijjjcat me patilgjan! Ju doni elitar-budall-qe pa vuajne sa s’bane nje sherbim nen minimalen!

  • Ate problemin e plazheve publike e ngre mire Marku.E keni ndare reren dhe ujin parcela parcela.Edhe te duash te mbytesh te thote roja i parkingut:Mos u mbyt tek parcela ime!

  • Si e shkrehur me duket kjo Paskali mu.
    U nis per zv.ministre ekonomie qe po ben politika turizmi aty nga mezi i rruges.
    Veterineret besojne qe jane mjeke.

  • po moj Zonje, po atje poshte nga moçalet ka mushkonja semundje infektive qe vijne nga i nxeti i madh me shkue atje poshte asht njesoj si me shkue ne afrike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *