Si të kujdesemi për higjienën e gojës kur kemi implante dentare?

redaktor

Goja jonë është e mbushur nga bakteret. Për këtë arsye, higjiena orale është gjithmonë e rëndësishme,si ne dhëmbë natyrore, si në rastin e kur kemi implante.

Por në qoftëse me dhëmbë ky rregull bazë nuk ka qenë gjithmonë i respektuar, por pasi kemi vendosur implante duhet patjetër që pacienti të jetë më i vetëdijshëm mbi higjienën orale ku të bëhet një zakon absolutisht i nevojshëm i një higjiene shumë të lartë,ndryshe do kemi humbje implantesh.

Kush pacient zgjedh vendosjen e implanteve është me fat që të jetë në një grup me pacientët me dhëmbë natyralë që mund të pastrohen po aq lehtë si ato.

Edhe pse protetika mbi implante nuk mund të krijojë karies, bakteret e pranishme dhe pllakat bakteriale,mund të bëjnë që të penetrojnë deri në kockën përreth impiant. Kështu kemi humbjen e tij në kohë. Për këtë gjë, higjiena orale e duhur është e nevojshme për të ruajtur në kohë stabilitetin e vidës titan (implantit) dhe protezës fikse të ankoruar në të. Pastrimi është thelbësor për suksesin dhe qëndrueshmërinë e sistemit. Për këtë arsye, pacienti duhet të jete i vetëdijshëm se bashkëpunimi në këtë drejtim është vendimtar për suksesin e trajtimit.

Higjiena e dhëmbëve ideale duhet të kryhet pas çdo vakti kryesor dhe parashikon, në radhë të parë, larjen e të gjithë dhëmbëve me një pastë dhëmbësh të mirë. Dhëmbët mund të pastrohen me një furçë dhëmbësh të thjeshtë manuale me fije te butë, duke aplikuar teknikën që ju duhet të ndiqni për dhëmbët tuaj natyral. Duhet një angazhim prej të paktën 5 minuta të kohës. Duke filluar me pastrimin brenda dhe jashtë sipërfaqeve të dhëmbëve, duke mbajtur një kënd 45 gradë me lëvizje të shkurtër vertikale, pastaj kalon duke e mbajtur furçën horizontale në pjesën e sheshtë të dhëmbit. Është e dobishme për të pastruar gjuhën me lëvizjet nga mbrapa para, në mënyrë që për të hequr mbeturinat e ushqimit dhe bakteret që ndodhen.

Në pastrimin e implanteve është e rëndësishme hapësirat ndërmjet implanteve dhe zonat ndërmjet gingives(mishrave të dhëmbëve).Kjo mund të zgjidhet duke përdorur fillin dentar duke pastruar dhëmbët me furçet ndërdhëmbësh, furçet e vogla që mund të arrijnë edhe pjesët më të largëta. Një mjet i dobishëm për kontrollin e pllakës bakteriale rreth mbajtëses së higjienës është një furçë dhëmbësh sulkulare, një furçë dhëmbësh e veçantë e butë e pajisur me vetëm dy rreshta fijesh te hapura, e projektuar për përshtatjen e sulkusit gingival.

Një tjetër mjet i dobishëm për higjienën e gojës është shpëlarja e gojës me solutorë të ndryshëm që lejon një lloj “dushi në gojë” duke bërë reduktimin e pllakës bakteriale në gojë.

Një rregull i rëndësishëm për ata të cilët mbështeten në implantologji duhet të jetë mungesa e tumit. Pirja e duhanit në fakt ka një ndikim shumë të fortë negativ mbi objektin në dhëmbë natyrore dhe mbi atë të implanteve.

Ndarja në faza

Në një fazë të parë, menjëherë pas futjes së implanteve, kujdesi në shtëpi duhet të jetë i saktë, por i butë, duke shmangur për të ndërhyrë mbi qepjet dhe në pjesën operatore. Në këtë fazë, do të të tregojë dentisti se si aplikohet mbi plagë dhe shpëlarje me clorexidin ose me një tjetër antiseptik të përshtatshëm. Ky pastrim i butë është efektiv vetëm në fazën fillestare të shërimit.

Gjatë fazës së dytë, kur implantet janë zbuluar për vendosjen  e monkonit (pjesa protetike pas implantimit) pacienti do të vazhdojë në baza ditore për rreth dy javë, pasuar nga heqja mekanike e depozitave dhe pllakës me një furçë të butë apo mjete të tjera. Kur indi është pjekur siç duhet dhe të kalojë fazën protetike, dentisti ose higjienisti do të ndryshojë edhe kriteret higjienike që pacienti do të duhet të ndjekë në shtëpi, që vijnë në të përditshmen e pastrimit rutinë.

Dentisti dhe higjienisti sigurojnë pacientin me të gjitha udhëzimet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës orale si dhe për kujdesin e një higjiene profesionale të implanteve në intervale të rregullta, për të eliminuar edhe depozitat më rezistente e pllakë. Implantet dentare duhen mbajtur pastër me kujdes të madh si në shtëpi dhe nëpërmjet vizitave të planifikuara tek dentisti. Kontrolle të rregullta janë të domosdoshme tek dentisti 2 herë në vit:  Kontrolli i indeve të buta, i kockave, nivelin e integritetit të protezës fikëse me implantin dhe zbulimin e ndonjë problemi për të korrigjuar ato para se të shkaktohen komplikacione të renda.

Për një implant që të qëndrojë gjatë, marrëdhëniet me dentistin do të jenë  afatgjatë, por kjo vëmendje rregullash bëhet për një gojë me dhëmbë te fortë dhe me një shkëlqim afatgjatë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *