M’u rrit pensioni do iki me pushime

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

 

I nderuar z. Kryeredaktor. Të nderuar i gjithë stafi i Gazetës DITA. Në familjen time ka festë! Më është rritur pensioni me 190 lekë në muaj ( 1900 lekë të vjetra ). Tani së bashku me gruan po bëjmë llogari si t’i shpenzojmë këto para dhe ku t’i kalojmë pushimet. Një mendje më thotë të shkojmë në Gjirin e Lalzit dhe me këtë rast të takojmë Saliun së bashku me Ilirin. Një mendje tjetër më thotë të shkoj në jug të vendit se ndoshta takoj z. Kryeministër me Koço Kokëdhimën dhe ta dredhim një puro kanabis se edhe Koço e ka qejf. Mendja tjetër më thotë të shkoj në Dubai e të takoj disa nga deputetët tanë të nderuar që u bënë telef duke u sharë në parlament për të mirën e popullit, por kam frikë se do më zërë avioni gruan se e kam me zemër të dobët. Një ide më të mirë ma dha përsëri gruaja ime që kishte dëgjuar se shkohet me tren në Spille!! Edhe unë kam dobësi për gruan dhe do shkoj në Spille … me tren !!!. Të faleminderit z. Kryeministër ! Të faleminderit o zoti Ministër që më rrite pensionin me 190 lekë. Ju faleminderit o deputetë , qeveritarë, pushtetarë . Ju faleminderit o ” shakaxhinjtë e përparimit “. Pensionisti i ngazëllyer.  L . Sula.

 

Share This Article
1 Comment
  • Turp per keta qeveritare, parlamentare e politikane te papergjegjshem…!!! Mendojne vetem per xhepat e tyre (te majt apo te djathte qofshin).Ne vitin2006, kur ishte Sala ne fuqi,miratuan nje ligj qe e kthejne veten e tyre ne mbreter e trashgimtare mbreterish, me rroga shume te majme, te trasheg,sic thuhet,( ndoshta nuk eshte e vertete) rrogat e tyre i rrisin me nga nje milion leke ne muaji, kurse hallexhinjte pensionist qe vdesin pa patur mundesi te blejne as ilacet e zemres, i genjejne me kete therrime te turpshme… Ç’kuptim ka nje rritje e till?! S’ka buxheti? Po per vete, a ka buxhet? Madje kur eshte fjala per te miratuar rroga te larta per vete, asqe debatojne fare ne parlament… Mjere ne o njerez!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *