Gjashtë persona po procedohen penalisht pasi akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve në Gramsh.
Në fshatin Tunjë të Gramshit, efektivët konstatuan se 6 shtetasit e identifikuar vetëm me iniciale kishin prerë një sasi lënde drusore, të cilën e mbanin të magazinuar pranë banesave të tyre.
Të proceduar penalisht janë N.B., 51 vjeç; B.B., 43 vjeç; B.B. 43 vjeç; A.B., 56 vjeç; D.B., 55 vjeç dhe Y.B., 52 vjeç; të gjithë banues në fshatin Tunjë.
Policia sekuestroi rreth 26,5 metra kub lëndë drusore në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

S’bëhet stan me derra.
Tani qe mbaruan pyjet filluan procedimet penale, cfare shakaje serioze !