Është zhvilluar mbledhja e parë e këshillit të bashkisë së Tropojës. Për herë të pare që nga viti 1992, bashkia e Tropojës, tashmë e riorganizuar sipas reformës teritoriale në një të vetme,nga 7 komuna dhe një bashki që drejtuan për 23 vjet, do të ketë një këshill që do të drejtohet nga e majta.
Në këtë bastion të së djathtës, postin e kryetarit të bashkisë e fitoi sërish një i djathtë, Besnik Dushaj, kundrejt rivalëve: ish-drejtues të strukturave të PD-së, Rexhë Byberi dhe Agron Demushi. Por kryetarit të ri të Tropojës, Besnik Dushaj, do t’i duhet t’i bindet një këshilli të mbizotëruar nga partitë e majta të koalicionit qeverisës.
Raporti i këshilltarëve ishte 12 me 9 ne favor të ASHE, por duke qënë se një këshilltar ka kaluar djathtas, raporti është 11 me 10.
Në këtë mënyrë këshilli i bashkisë Tropojë do të jetë në drejtimin e të majtëve. Pavarësisht kësaj, Partia Demokratike mbetet forcë e parë në Tropojë me mbi 18%. Forca e dytë në këtë bashki është Partia Socialiste me rreth 7 % dhe e treta LSI me 6.5o%.
Në Tropojë konkuruan rreth 40 parti, me nga një grusht votash në bilancin përfundimtar, duke e kthyer peshoren nga ana e së majtës. ASHE humbi kreun e bashkisë, por ka fituar për herë të parë këshillin.
E veçanta është se LSI-ja, ndonëse ka dale forcë e tretë politike, me 6.5 për qind të votave, ka rrëmbyer kryetarin e këshillit të bashkisë së Tropojës, raporton tesheshi.com.
Për katër vitet e ardhshme këtë këshill do ta drejtojë Enver Buçpapaj. Kreu i ri i Këshillit bashkiak, në deklaratën e parë thekson se “Do të punoj me përkushtim vetëm për të mirën dhe të ardhmen e bashkisë sonë.

BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
DHE SEKUESTRIM PASURIE
PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.
Hani mender m… o te nderuar bashke-komentues. Hajdutin do ta keni perseri kryeminister ne 2017-en!!!
Po ne LSI ka me shume dizertore te PD-SHQUP+kermes berishe sesa militantet e likes..
Keni plotesisht te drejte Arben, por asnje nuk po e ngre zerin (e kam fjalen per opoziten), qe te na tregoje ne detaje bemat e ketij mamuthi te jashtezakonshem te politikes shqiptare. Sa te jete pjese e kesaj politike, Shqiperia kurre nuk do ece perpara!
ore jam dakort me ju, po mire ata qe iken ishin me te mire se ky,,nuk ka sens kjo qe thoni ju,,,nqs duhet pastruar politika nga keta qe ishin dhe keta qe jane hajde ta diskutojme po jo si thoni ju, se per burg keta jane qe te gjithe, pse vetem likja na qenkerka,,,
Te paren here me duhet te them: te lumte Meta!
Nuk e kuptoj.
PS fitoi 7%, LSI 6.5%. Por LSI merr kryesine!!!!!
A nuk ka ketu nje dobicllek nga nje kurvllek ne koalicion?