SHËNIM: A duhet të rritet çmimi i ujit?

anazapta

Disa ditë më parë Enti Rregullator i Ujit (ERRU) njoftoi se tarifimi i ujit do të bëhet me blloqe, çka do të çojë në rritjen e çmimit të ujit.

A është e nevojshme të ketë një rritje të çmimit në një vend ku burimet hidrike janë të mjaftueshme?

Ku shumica e ndërtimeve shumëkatëshe furnizohen me ujë pusesh (një tregues i mungesës së investimit, por dhe i faktit që ne “notojmë në ujë”?

Një raport i mëhershëm i Entit që menaxhon sistemin ujor, thotë që rreth 70 për qind e ujit sot në Shqipëri shpërdorohet.

A nuk do të ishte më mirë që ky ujë të ishte i menaxhueshëm, të paguhej? Kështu gradualisht, të rritej mundësia për investime?

Pse zgjidhet rruga e shpejtë “e dhunshme” e rritjes së çmimit që rëndon edhe më jetesën e atyre që kanë qenë të rregullt me pagesat?

Në vetë raportin e ERRU thuhet se ka nevojë për përmirësim të shërbimit në këtë sistem, e po ashtu furnizimi mbetet shumë i pakët në dërrmuesen e saj.

A nuk do të ishte më e udhës që buxheti vendor të parashikonte investimin dhe më pas mbledhjen e të ardhurave?

Ndoshta kjo shënon një kosto në afatshkurtër, por që terma makro do të vendoste një raport më të drejtë mes atij që e paguan dhe e merr shërbimin.

Nëse çdo reformë do të nisë, paguaje një herë me çmimin që do të vendos unë dhe më vonë do të investoj për ty, krijohet ngërçi i mosbesimit dhe frika e mbajtjes së shtetit vetëm me rritje taksash para se të kryhet një investim.

 

Share This Article
23 Comments
  • PERSE MORE GRABITESA, PRAPE DO TI RRISNI CMIMET JU??????????!!!!!!!!!!!!!!

    NUK DO TE MUNDI JU TE ZBATONI KONTRATEN E FURNIZIMIT ME KLIENTET, PERDERISA VENDET PUNE I KENI PER MILITANTET PARTIAK DHE LIDHJET E JASHTELIGJSHME I “TREGETONI” PER VOTA.

    ME KETO PARA DUHET TE INVESTONI NE RRITJEN E KAPACITETI TE RRJETIT, DHE JO TE “SHPERNDANI” SHPERBLIME PARTIAKE SIPAS URDHERIT TE LULIT APO EDIT.

    KRIMINELAT E PARLAMENTIT SHQIPETAR DUHET TE SHKOJNE KU E KANE VENDIN E TYRE, PRAPA HEKURAVE.

    COHUNI O MILET SE DO TE TA MARRIN EDHE ATE FIJE SHPIRTI QE TE KA MBETUR.

    • ato depozitat neper tarraca kur do i hiqni, se po shkatrojn kollonat e pallateve apo prisni te bie nje termet i vogel dhe te na shuaj te gjitheve?!. Po cilesin e ujit qe rri ne depozita dhe po shkatron formimim e nje trupi te shendetshem tek banoret, sepse po paguajm 20-30 mij leke te vjetra fatur uji, dhe eshte skandal, qe shqiperia eshte vendi me burime ujore nga me te pasurat ne bote.

      • AS NUK DO TE HIQEN NDONJEHERE, PER SA KOHE UJESJELLESAT TRAJTOHEN SI NDERRMARJE PER TU GRABITUR NGA POLITIQENERIT.

        PROTESTA PA FUND PARA PARLAMENTIT, DERISA TE PRANGOSET DHE TU SEKUESTROHET PASURIA E BERE ME VJEDHJE EDHE DEPUTETIT TE FUNDIT.

        • @Arben!
          Vazxhdo e fshiji bythen Berishes se per pune tjeter nuk je ti me kete LLAPAQENIE!!!
          Mesoje nje here e mire:
          -Sa te jete Berisha gjalle edhe nje …..GOMAR do votojme dhe jo Berishen!!

    • Kjo eshte tja futesh ulerimes. Zihet gjoja Rama e Berisha ne ate ndertesen qe e kane shnderruar… komentojne qindra persona, flitet per ujin nuk komenton njeri.

  • Qe uji i pijshem shperdorohet, kjo nuk ka asnje dyshim. Shohim tek lahen makinat, lahen rruget e trotuaret, derdhen nga rezervuaret qe nuk kane galexhante e keshtu me radhe. Reforma per ujin eshte e vonuar, prandaj edhe me e domosdoshme.
    Thirrjet per te mos e shperdoruar ujin ngjajne me ato te para 25 vjeteve. Jo. Jemi ne kapitalizem dhe, per pasoje, qe ta kursejme ujin, çdo pike e tij duhet te paguhet dhe çdo debitor duhet te gjobitet rende. Po te menaxhohen mire resurset dhe te paguhen shperdorimet, nuk duhet te linde nevoja e rritjes se çmimit. Jemi vendi i vetem europian qe i kemi taracat perplot me rezervuare. Keshtu nuk hyhet ne Europe. Turp.

    • ORE MIK, KUSHDO QE KA KONTRATE DHE E PAGUAN KA TE DREJTE TA PERDORE SI TE DESHIROJE, PERSE MBAROI UJE NE LUMENJ???!!!!

      PROBLEMI ESHTE SE INVESTIMET QE DUHET TE COHEN NE RRITJEN E KAPACITETIT TE RRJETIT POLITIQENERIT I VJEDHIN DUKE SHPERBLYER MILITANTET ME RROGA KOT PA BERE AS EDHE NJE PUNE, DHE DUKE SHITUR UJIN E PIJSHEM PER VOTA.

      DERISA E PAGUAJ UJIN DO TA PERDOR SI TE ME DOJE QEJFI.

  • Cmimi i ujit mund te shihet vetem pasi te mbyllen gjithe lavazhet qe perdorin ujin e banoreve, dhe kur te sigurohet uje per 24 ore (te hiqen depozitat ne terracat e pallateve)! Ndryshe, nuk ka asnje arsye te kete rritje cmimi!

  • Cmimi duhet te rritet se duhen paguar gjitha kredite e FMN per ujesjellsat pa uje.Duhet te kete uje 24 ore ne vilat qeveritare si dhe duhet ndonje pare xhepi per te bere shou Horri I shuplakave ne Europe.
    Cdo popull merr ate qe kerkon.

  • Po diktatori qe e jepte falas ujin per 24 ore ne Tirane?….apo ai ishte i poshter…. maskara, kriminel…. ha ha ha 😛

  • Mire thoni ju qe nuk duhet rritur uji, por cfare thote piktori ?
    Nga ky rryp balon tabake cdo gje mund te presesh, eshte gati te ngreje edhe Policine e Ujrave dhe te fusi njerez ne burg, por nuk po bene asnje llogari se ku po shkon, shtepine e tij e ngriti ne Surrel dhe atje uji eshte i pijshem, ketu poshte ujin e blejme me lek nga botet per te pire.
    Me force, me force, por dhe kjo force ka kufi dhe nje dite do t’ju kthehet mbrapsh pesefish, mos tallin prapanicen me popullin per ujin, keto shkrime kene si qellim testimin e qytetarve dhe rreagimin e tyre per ngritjen e cmimit te ujit,por ndryshe vlon hesapi ne realitet.

  • Shkrimi eshte spekulim dhe mungese informimi. Behet fjale per nje rregullore per organizimin e degjeses publike kur ndermarrjet vendosin te aplikojne per rritje tarife. Kemi te bejme me permiresimin e nje instrumenti qe eshte pjese integrale e procesit te ndryshimit te tarifave. Kjo nuk do te thote absolutisht qe kjo sjell rritje te tarifave. Keni ngritur nje furtune ne gote sepse nuk behet fjale fare per rritje te tarifes por per permiresimin e praktikave rregullatore. Te gjithe diskutimet ne lidhje me gjendjen e sektorit qendrojne por le te jemi korrekt te nderuar gazetare dhe te informojme me vertetesi. Shkoni informohuni prane Entit Rregullator nese kjo qe thashe une nuk eshte e vertete.

  • Ne Shkoder jane investuar miljona nga qeveria Ausriake dhe kemi ma pak uje te pishem se para investimeve , mbi dhjete dite pa uje te pishem ne Dobraç te Shkodres 200 metra larg stacionit te ujit te pishem , at/hera si mos te largohen njerezit te deshpruar nga vendi i tyre i mrekullueshem qe punet i drejtone te pa aftet e hajdutat .

  • Tarifa e ujit duhet te ulet dhe jo te ngrihet. Uji ajri dhe djelli mbajne gjalle sajesat.e natyres.
    Shqiperia i ka te gjitha kushtet qe uji dhe korenti duhet te jete me çmimin me te ulet ne bote
    Ish Qeveria mafjoze.keto dy sektore i shkaterroi deri ne 80%. Qeveria aktuale nuk duhet ti rendoje akoma qytetaret me ngritje çmimesh. Tani per tani te vazhdoje duke kerkuar fonde per ta mbajtur ne funksionim dhe per ta riparuar ngadale me mundesite qe jane. Ajo pune qe te behet te behet njehere e pergjithmone. Maksimumi per nje dhjetevjeçare te perfundoje plotesish historia e ujit dhe te pergjysmohet çmimi i fatures.

  • Ne shum qytete po investohet qe njerezit te shkojne drejte blerjes ujit te pishem , lereni çmimin loja eshte te bllokohet uji qe te shitet nga drejtoret qe kane edhe bisneset e ujit te pishem si pune te dyte , siç eshte rasi i Dobraçit te Shkodres qe kane mbi dhjete dite pa uje kurse banoret nuk i pret drejtori per aqarim , aferim drejtor i ujesjellsit te qytetit te Shkodres , aferim .

  • Edhe cmimin e energjise elektrike e rriti kjo qeveri, por nuk e pranon. Edhe cmimin e ujit do ta rrise e prap nuk do pranoje. As rritjen totale te cmimeve nuk e pranon qeveria Rama, por kushdo e sheh perdite. Ka dhe qe nuk duan te shohin. Ka shume qe e shohin dhe bejne sikur nuk kuptojne. Ky eshte, ne fakt, suksesi i Rames.

  • E paguajme per uje te pijshem por vetem i tille nuk eshte,te pakten ne Kavaje ku te gjithe e blejne neper autobote.Duhet te kontrollohen matesat e ujit dhe ne baze te tyre ti shkoje fatura dhe jo ne baze te pjestareve te familjes.Qytetaret nuk duhet te ndeshkohen per ata qe e konsumojne ujin edhe per lavazhe ose per vaditje dhe faturisti i ben faturat ne klub duke pire raki.Ne rast se ka qytetare qe nuk kane matesa ti vendosen dhe kush e hek te gjobitet.Tek ne ka familje qe e blejne ujin (ndoshta dhe nga autobotet e ujesjellesit) sepse uji nuk ngjitet deri ne katin e tyre dhe pagujne faturat tek ujesjellesi plus qe po te kihet parasysh qe neper pallatet e vjeter gjithe te varferit qe kane dhe numrin me te madh te personave ne familje jetojne ne katet me te larta qe eshte shume e veshtire ose e pamundur te arrije uji.

  • Uji do jete standarti i ri per frymoret, do kushtoje nje djall e gjysem se pa uje nuk rri dot…Une di qe ne Shqiperi ka hyre Veolia, Veolia dhe Suez jane gjigantet franceze qe merren me biznesin e ujit dhe kanalizimeve. Kur te poaguani edhe ajrin qe e shperdoroni duke thithur oksigjen keni per ta kerkuar Vloren gjeneral, do endeni si çifuti ne shkretetire, po uje falas as ne enderr nuk do kete. U privatizuan malet dhe burimet, as uji i shiut nuk do jete me falas, se duan Leka ata piznesmenet alla nastradini

  • Te rritet cmimi i ujit? Cfare flisni more? Ne ende nuk sigurojme dot uje 24 ore, nderkohe qe mburremi me te drejte se renditemi te dytet ne Europe per rezervat hidrike, pas Norvegjise! Therrisni mendjes, se po e merrni ne qafe kete popull fatkeq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *