Ligji i Arsimit, Nishani nis konsultat me akademikët. Pritet të mos e dekretojë

anazapta

Ligji i Arsimit të Lartë, i miratuar nga Kuvendi javën e kaluar është bërë pjesë e diskutimeve që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po zhvillon sot me pedagogë dhe akademikë.

Takimi konsultues po zhvillohet në Presidencë, në praninë e akademikëve. Në nisje të fjalës së tij, kreu i Shtetit tha se e ka thirrur këtë tryezë kosultative pas ankesave për ligjin. Nishani tha se ai qendron jashtë debatit politik, por detyra e tij e parë mbetet interpretimi i Kushtetutës.

Në këtë linjë, Kreu i Shtetit theksoi se e drejta për arsim dhe autonomia e institucioneve janë të drejta themelore të garantuara nga Kushtetuta.

Tashmë, ligji i Arsimit të Lartë pas miratimit në Kuvend pritet të mos ta marrë firmën e kreut të shtetit për dekretim, pasi ky takim vjen pikërisht në kuadër të kundërshtimeve që disa akademikë dhe pedagogë kanë kundër ligjit.

Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike ka paralajmëruar jo vetëm ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të këtij ligji por lideri i saj, Lulzim Basha i bëri thirrje publike edhe Presidentit Nishani që të mos ta dekretojë atë.

 

Share This Article