Skandal ndaj një piloti të “Kuwait Airlines”, i cili gjatë një udhëtimi Londër-Nju Jork, ka ftuar në kabinën e pilotazhit ish-modelen erotike Chloe Khan, e njohur edhe si Ms Mafia.
Ajo që e ka futur në telashe “pilotin e keq”, ka qenë vetë vajza, e cila sapo ka mbërritur, ka publikuar një video mbi atë që kishte ndodhur në avion. Siç ka treguar, ajo dhe një mikeshë e saj, janë ulur në gjunjë para pilotit , duke pirë cigare dhe shampanjë.
Chloe ka rrëfyer po ashtu edhe se ka prekur disa pulsantë të aparaturave dhe se e ka bërë një gjë të tillë me ftesë të pilotit, i cili i ka thënë të qëndrojë e qetë, pasi kishte aktivizuar pilotin automatik.
“Mbylli kabinën, ka urdhëruar shampanjë dhe ma dha të vendosja beretën në kokë”, – ka treguar ajo për “Daily Star”.
Në udhëtimin ndërkombëtar të nisur nga Londra (Hethrow), në JFK të Nju Jorkut, ndodheshin në bord 300 pasagjerë dhe piloti, duke ftuar ish-modelen, e cila u eliminua nga testimi për të marrë pjesë në edicionin e 2010-ës të “X Factor” në Britani, ka thyer të gjitha protokollet e sigurisë, të bëra akoma më të ashpra pas tragjedisë “Germanwings”. Por jo vetëm kaq, Chloe shton se piloti i ka thënë: “Ka shumë rregulla të kota të sigurisë”./Shqip
https://www.youtube.com/watch?v=a_0WFfT0hB8

Ne kete vend jane te zakonshme keto lajme. Me 1961, beri buje afera e 46 vjecarit Xhon Profumos, i cili ishte sekretar i shtetit per luften ne qeverine britanike dhe i martuar me Valerie Hobson, por qe me kohe kish raporte seksuale me modelen 19 vjecare Christine Keeler. Sigurisht, Profumo dha doreheqjen nga postet qe mbante, por ngjarja vazhdoi te trajtohej dhe ne nje film, qe u xhirua pak me vone.