Ligji për turizmin, Ahmetaj: “Golemizimi”, medalja e PD

Dita

Ministri për Ekonominë dhe Turizmin, Arben Ahmetaj vlerësoi si të rëndësishëm projektligjin e paraqitur në Kuvend për miratim duke theksuar se ai do të sjellë një zhvillim të integruar dhe të qëndrueshëm të turizmit.

“Është hera e parë që mendohet për një paketë turizmi, e cila do të shoqërojë menjëherë pas daljes së ligjit ligjin e turizmit dhe ka disa elementë paketa. Paketa e mbështet. Sektori energjetik është mbështetur me lehtësi dhe mirë ka bërë sepse është sektor strategjik. Bujqësia po mbështetet me iniciativa fiskale dhe proceduriale dhe më shumë duhet bërë sepse është një sektor, i cili po na riciklon sepse është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. Ama, turizmi, i lënë pas dore, për herë të parë gjen vëmendje. Ka një paketë të tërë mbështetjeje, qoftë iniciativash fiskale, qoftë procedurale”, tha Ahmetaj.

Ministri u shpreh se medalja e opozitës është vetëm “Golemizimi”  gjatë kohës kur ajo ishte në pushtet.

“Ajo që kërkon të bëjë ky ligj është të strukturojë një herë e mirë edhe lëvizjen turistikë edhe investimet turistike, qoftë në bregdet, apo në të gjitha zonat dhe destinacionet turistike. Sepse nuk është zhvillim i qëndrueshëm kur turistët dergjen nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga veriu në jug drejt bregdetit , pas asnjë strukturë, rregull, planimetri dhe të ndërtosh pa leje. Ky është “golemizim” i Shqipërisë dhe “golemizimin” e keni si medalje në gjoks, sepse vetëm para disa ditësh në zonën e Kavajës janë mbyllua katër kanale tradicionalë të ujërave të zeza që datojnë nga vitit 1993, që janë si relike për të treguar se çfarë ka bërë kjo qeveri apo ato qeveri për turizmin”, tha Ahmetaj.

 

Share This Article
17 Comments
  • te zgjuar, pse nuk lindet me 1991, por rilindet sot,rilindje e vdekur
    turizmin e bekoji zoti qe i ka falur shqiperise
    malin
    detin
    bukurine perallore.
    sistemi qe shkoji e la te virgjer,me pak shfrytezim te natyres,ndersa keta qe pellasin ne parlament sot, e qe jane qe nga viti 1991,nuk folen asnjehere per token e djegur me beton
    e ndertime qe ne asnje vend te botes nuk i gjen, te zhdukesh pamjen e bukur te natyres dhe ti kthesh ne derdhje thekalesh.
    vetem shkaterrim i bregdetit durres, golem,sarande

    • Jemi vend me potencial ne fushen e turizmit ndaj na intereson ta kemi te zhvilluar ate. Nje turizem I zhvilluar ben te mundur shtimin e vizitoreve vendas e te huaj ne vendin tone. Kjo ben te mundur ardhjen e kapitalit te huaj ne Shqiperi, gjithashtu ndikon pozitivisht ne imazhin e vendit tone.

    • Ky ligj i jep fund kesaj katrahane qe ka ndoll me turizmjn ne kto vite duke mos pare me pallate edhe beton sic ka ndodh ne golem po resorte edhe sherbime duke e kthyer shqiperine jo vetem per turister shqiptar por per te gjithw boten duke sejll me shume perfitime per ekonomine e vendit!

  • Kanalet e ujrave te zeza I takojne pushtetit lokal qe be durres e kane pasur socialistet.Nuk merret qeveria me WC e kanale te ujrave te zeza.

    • Ligji per Turizmin do beje te mundur zhvillimin e ketij te fundit dhe jo vetem. Ky ligj synon gjithashtu ardhjen e investitoreve dhe investimin ne zonat turistike kjo pervecse shkakton impakt pozitiv ne ekonomi, krijon vende pune, sjell zhvillim per zonen ku investohet, etj.

  • Nje nga sektoret me te rendesishem te vendit tone nuk do rri ne vend numero po do vazhdoj te permirsohet edhe te thithi investime per permissimin e tij. Ky eshte nje hap qe duhet pergezuar se mori fund turizmi si ai qe eshte bere ne golem!

    • Me ne fund turizmi po shihet me ate sy qe duhej pare qe para 25 vitesh. Si menyra me e mire per te pasur nje ekonomi te qendrushme ne rajon edhe per te qen nje nga vendet ku gjith bota do donte ta vizitonte sepse bukurite nuk i mbarojne!

      • -rrit investimet ne sektorin e turizmit
        -hap vende te reja pune
        -rrit numrin e turisteve te huaj
        -ndikon ne rritjen e ekonimise
        -rrit konkurushmerine ne rajojn edhe vend

  • Beu i Golemit AAi ka bere hyzmet vetem biznesit vet, asnje dyqan cilesor, te gjithe duhet blejne vetem te marketi i tij, po ashtu lokalet duhet te blejne te magazina tij, kompleksi gjigant i lodrave perpara hotelit tij, korentin e paguajne banoret

  • Po turizmin e Marinxes kush do te beje?Ahmetaj dhe hajdutet e tjere e dine qe atje uji nuk pihet,lopet jane thare nga Bunkers e cila e vodhi shqiperine,njelloj do bjedhin edhe sazanin,e sti doje bytha ,ato palacolleqet ,jo X apo Y ,per here te pare ,fjale hajdutesh dhe asgje,njerzit jane pa pune dhe presin per here te pare te fillojne pune nga premtimet boshe dhe karagjoze.Pyesni Nanon,Salen,Ramen,Meksin se si jetohet rehat vetem me pension ne breg te detitt,hajde perralla per Fevzon dhe Kocon,

    • O Hipo edhe ai peisazh per turizem eshte o vella, por nga ai ekstremi. Te shikojne turistet se si jetojne dhe c’kushte te ” shkelqyera, c’parajse” kane ata banore ne 2015 ne mes te Shqiperise dhe per cudi asnje nuk e prish qetesine dhe terezine ( e kam fjalen per pushtetaret, por dhe vet banoret). DAS IST KAPITALISEM.

  • Llapazanet nuk i duhen shqiprise,bej punen zoti Minister sepse keni portofolin me te rendesishem dhe deri tani ecni pa plan,te them edhe nje here bej pune dhe mos u merrni me llafe boshe se PD beri keshtu apo ashtu bej te lutem me te miren per kete Vend.

  • Turizmi para se gjithash eshte kulture. Pyesni se perse vizitohen Parisi, Roma, Firenze, Venecia, Nju Jorku, Londra, qe qarkullojne shifra ne miliona vizitore? Ju mbeti mendja tek plazhi dhe peshku ne zgare apo qengji ne hell. Ky lloj turizmi eshte jeteshkurter, le qe tere bregdeti u ne toke e xanun(me mire te kesh sesa te dish).Tani ndihmoni me lehtesimin e paketave fiskale kete kategori druvaresh qe pas tre brezave te krijoje njefare kulture mbi turizmin, se gjynah, nuk po ia dilnin dot me 30-40 euro dhomen dhe 20 mije leke vaktin sallatra e mishra te djegura ne vend tu shkulni dhembet pse e kane katandisur sherbimin ne aheng mitingjesh si ato te sales dhe azemit qemoti.

  • -shpresoj ne perkushtim te figurave politike te paleve ne parlament,per te krijuar imazhin e munguar per turizmin te nderthurur me kulturen..psh te kete nje liber per ç’do qytet qe nga momenti i krijimit dhe pse lindi qyteti,si dhe harta se per ç’fare shquhet vendi..figurat historike,perpjekjet..etj.te cilat te afishphen ne vend te dukshem..

  • -shpresoj ne perkushtim te figurave politike te paleve ne parlament,per te krijuar imazhin e munguar per turizmin te nderthurur me kulturen..psh te kete nje liber per ç’do qytet qe nga momenti i krijimit dhe pse lindi qyteti,si dhe harta se per ç’fare shquhet vendi..figurat historike,perpjekjet..etj.,ose harta te cilat te afish0hen ne vend te dukshem ne qytet..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *