Merr “jetë” Kalendari i Serisë A

Dita

Konfigurohet kalendari i Serie A 2015-2016.  Sezoni i ri i Kategorisë maksimale të futbollit italian, që si cdo vit do të vijë në ekranin e Supersport, nis në 22 Gusht dhe përfundon në 15 Majin e vitit të ardhshëm.

Në javën e parë atë të debutimit, Seria A ofron si kryendeshje përballjen Fiorentina- Milan, ndërsa Juventusi kampion i Italisë e nis mbrojtjen e titullit me ndeshjen në shtëpi kundër Udinezes. Sfida mes dy skuadrave më të mira të sezonit që u mbyll vjen në skenë që në javën e dytë kur në Olimpico do të luhet Roma-Juve.

Në javën e 4 është rradha e Napoli – Lazio,  një ndeshje që në sezonin e shkuar vlejti biletën e fundit për në Champions. Në javën e 8 vjen një ndeshje jashtëzakonisht e ndier  ajo në “San Siro” mës Interit dhe Juventusit. Përballja e bardhezinjve me Milanin është në program në javën e 19-të ndërsa Napoli- Milan në të 14-ën.

Në javën e fundit të fazës së parë në Olimpico të Romës shkon Milani që do të përballet me verdhekuqtë e Rudi Garcias. Do të jenë të zjarrta edhe sfidat ndërqytetase, apo të quajtura më thjesht derbit që në këtë sezon janë 5, në javën e 3 hap serinë ai i Maddoninës me Inter- Milan. Në javën e 7-të luhet Chievo -Verona  pastaj në javën e 11 është rradha e Juventus-Torino dhe 7 ditë më pas Roma-Lazio. Për ta mbyllur më pas me Genoa – Sampdoria në javën e 18-të.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *