Ushtria zvicerane ‘vjedh’ ujë nga Franca

anazapta

Helikopterët e ushtrisë së Zvicrës kanë kaluar kufirin e Francës për të marrë ujë nga një liqen i saj për të ndihmuar lopët e etura.

Kjo gjë ka shkaktuar kritika nga zyrtarët francezë.

Operacioni i javës së kaluar në liqenin Rousses në malet Jura i kapi në befasi zyrtarët e Francës. Ata thanë se ky mision nuk kishte leje.

Ndërsa mediat në Zvicër shkruajnë se ushtria e vendit kishte kërkuar leje nga forcat ajrore të Francës, jo nga autoritetet lokale.

Uji duhej për të shpëtuar disa lopë të dehidratuara nga i nxehti.

Në fakt përplasja erdhi për shkak të mungesës së komunikimit.

Share This Article
1 Comment
  • Asgje e keqe perse ju kane dhene uje lopeve, nuk jane lop franceze por zvicerane, cfare rendesie ka, rendesi ka per ne qe ky eshte nje lajm i rendesishem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *