Nisi sot dëgjimi i një pjese të grupit të Kumanovës, që u arrestuan pas incidentit të armatosur të 9 majit. Seancat dëgjimore të të dyshuarve nuk kanë ndodhur në Gjykatë siç ishte pritur, por në fshehtësi të plotë për shkaqe sigurie.
Naser Raufi, avokati që po mbron 11 kosovarët e paraburgosur të grupit të Kumanovës, ka thënë se të martën për herë të parë Prokuroria e Maqedonisë do t’i prezantojë provat e saj ndaj rastit “Kumanova”, ndërkohë që dihet se deri më tani nuk kanë treguar asgjë. Numri i të akuzuarve si pjesëmarrës në grupin e armatosur në Kumanovë është 33, shumica prej të cilëve janë nga Kosova.
Prokuroria Publike ka njoftuar se prokurori përgjegjës për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në zbardhjen e deritanishme të ngjarjes së 9 majit, e cila ndodhi në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, ka grumbulluar një pjesë të dëshmive.
“Prokuroria ka përfunduar edhe procedurën për identifikimin e të dyshuarve, të cilën e ka realizuar nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare. Nëpërmjet ndihmës ndërkombëtare juridike ka filluar edhe procedura për ekstradimin e personave të dyshuar, si dhe procedurën për grumbullimin e dëshmive në lëndën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /INA/

perse mundoheni te fshihni realitetin, akoma po behen pazare se si te trajtohen GRUP DHE GRUPIM TERRORIST me qellime destabilizimi dhe shkaterrimi te nje shteti per perfitime personale, apo ishin turiste. kete shkrim e bej ne revolte ndaj ligjit te kosoves per lufterat mercenare. ajo qe eshte me e rendesishme ky grupim ka mare pjese ne shtete tjera perveq maqedonise apo jo?