Gjermania: Shqipëria dhe Kosova të shpallen vende të sigurta

Dita

Zyrtarët gjermanë kërkojnë rritjen e masave për trajtimin e numrit në rritje të azilkërkuesve nga Ballkani, duke përfshirë rivendosjen e vizave, apo duke i deklaruar vendet e origjinës së emigrantëve, si vende të sigurta.

BBC raporton se në këto ditë ndjehet një presion i madh mes zyrtarëve në Gjermani, për shkak të një rritje të madhe të kërkesave për azil të këtij viti, apo dhe incidenteve lidhur me këtë fenomen. Jo më larg se dje, në periferi në Drezden, makina e këshilltarit Michael Richter, i cili kishte ndihmuar refugjatët, u hodh në erë.

Në këtë mënyrë, zyrtarët gjermane kërkojnë që Shqipëria, Kosova dhe Mal të Zi të shpallen vende të sigurta. Propozimet vijnë pasi që kur Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia u shpallën “vende të sigurta” në dhjetor, rritja e azilkërkuesve nga këto vende ishte vetëm 12%, bëri me dije Zyra Federale e Gjermanisë për Migrim dhe Refugjatë (BAMF). Ndërsa numri i azilkërkuesve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi ka shkuar më shumë se 500%, sipas BAMF.

Share This Article
1 Comment
  • Nese Kosoven e shpallni vend te sigurte, liberalizoni vizat e mos i lini njerzit e izoluar sic po beni. S’jane me te mire ata pakistanezet e arabet qe merrni. Mire qe s’i keni ndihmuar njehere shqiptaret, po mos ja beni jeten malore dhe te padurueshme per te jetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *