Nëse nuk keni mundur që të gjeni një punë deri më tani, Zyrat e Punës të ngritura në të gjithë vendin mund të jenë në mundësi e mirë. Në një intervistë për “DITA”, drejtori pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Fatjon Dhuli shprehet se për 6-mujorin e parë të vitit 2015 janë 6 606 vende të lira pune. Sipas tij,rezulton, se tregu kërkon më shumë punësime në informacion dhe telekomunikacion, industri përpunuese apo dhe në aktivitete shërbimesh të tjera. Dhuli thekson se vitet e fundit po rriten dhe kërkesat për fuqi punëtore nga vendet e Botës Arabe, të cilat ofrojnë edhe kontrata pune.
Fatjon, si paraqitet gjendja në Zyrat e Punës, sa nga ata që kërkojnë punë arrijnë ta gjejnë atë?
Për 6-mujorin e parë të vitit 2015 kemi 6606 vende të lira pune, të shpallura pranë Zyrës së Punës Tiranë, nga të cilat ne kemi arritur të plotësojmë me ndërmjetësim 1664 vende, ku 572 janë të plotësuara me kandidatë që kanë qenë të trajtuar me pagesë papunësie dhe një pjesë e madhe kanë qenë nga punëkërkuesit të cilët kanë përfunduar një kurs formimi profesional.
Cilat janë arsyet që nuk arrihen të plotësohen vendet?
E para është se një pjesë e kandidatëve që ne orientojmë drejt vendeve të punës, refuzojnë për arsye të përfitimeve financiare që mund të marrin, siç janë ndihma ekonomike, pagesa e papunësisë, përfitime në sistemin shëndetësor, arsimor, gjykata etj.
E dyta është se një pjesë e kandidatëve nuk kanë kualifikimin e duhur pasi janë të arsimuar në shkolla të cilat nuk kanë treg pune. Vetëm për muajin Qershor 2015, gjithsej janë punësuar 281 punëkërkues të papunë, prej të cilëve 146 janë femra.
Janë më shumë meshkujt apo femrat ata që vijnë dhe regjistrohen në kërkim të një vendi pune?
Gjatë kësaj periudhe (6 mujore) janë pritur dhe intervistuar 16 375 punëkërkues, nga të cilët 9 516 janë femra dhe pjesa tjetër meshkuj. Pra siç shihet, numri i femrave është më i lartë së i meshkujve në përgjithësi.

Cilat janë punët që kërkohen me shumë në vendin tonë?
Sipas analizës së vendeve të lira të shpallura dhe plotësimit të tyre, na rezulton, se tregu kërkon më shumë punësime në informacion dhe telekomunikacion, industri përpunuese apo dhe në aktivitete shërbimesh të tjera.
Po tregu, çfarë kërkon?
Në pjesën më të madhe të vendeve të lira shpallur pranë nesh kërkohen masivisht punë të profesioneve, si për shembull elektricist, saldator, teknik makinerish, rrobaqepës etj, etj. Më pas vijnë vendet me arsim të lartë në profile inxhinieri ndërtimi, inxhinieri minierash, inxhinieri toke, ekonomik, gjuhë të huaja etj.
Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë hapur krahët për punëtorët shqiptarë, sa e vërtetë është kjo?
Po, është e vërtetë. Kohët e fundit janë afruar shumë punëdhënës nga këto vende, të cilët kërkojnë fuqi punëtore nga Shqipëria. Kjo për shumë arsye që na japin avantazh ne, në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Ne aktualisht kemi bashkëpunim me disa punëdhënës dhe me agjenci të cilat e ofrojnë këtë shërbim , dhe mendojmë se deri tani kemi pas rezultat pozitiv. Duhet të kemi parasysh që ky bashkëpunim është kundrejt lëvizjes së rregullt të qytetarëve, të cilët lidhin kontrata pune direket me punëdhënës dhe më pas shkojnë atje si shtetas të ligjshëm dhe jo për qëllim përfitimi azili politik apo ekonomik, siç mund të ndodhë me vende të tjera.
Çfarë kërkohet nga ata dhe sa i kualifikuar duhet të jesh?
Kërkesat janë shumë minimale. Mosha 18 vjeç, arsimi i mesëm, gjuha e huaj anglisht në nivel mbi mesatar, dhe eksperiencat e punës.
Kontratat janë afatgjate apo afatshkurtra ?
Kontratat variojnë në sajë të vendeve të punës. Ato fillojnë nga 1 vit më të drejtë rinovimi. Por mund të themi se ka pas raste kur individë të veçantë kanë lidhur kontrata edhe 5-vjeçare. Kjo gjithmonë në saj të performancës së tyre.
Keni ju një shifër, sa punonjës kërkohen?
Tremujori i fundit ka pas një dyndje kërkesash, kjo pasi përkon edhe me sezonin turistik ku ata na kanë ofruar mbi 5000 vende pune si kamerierë, banakierë, kuzhinierë, recepsionistë, shofer taksie etj.
Si procedohet, nëse dikush do të shkojë e të punojë jashtë dhe nuk ka asnjë informacion, nga duhet t’ia nis, cilat janë hapat që ndiqen?
Çdo person paraqitet pranë Zyrave të Punës, intervistohet dhe regjistrohet në data-bazën tonë. Më pas kalojnë në intervista më të detajuara nga vetë punëdhënësi.
Çfarë ndodh me pas, pasi fitohet vendi i punës, si është procedura?
Çdo gjë është e përshkruar në kontratën që lidhet mes palëve. Në kontratë përfshihet akomodimi, ushqimi, transporti, pushimet vjetore etj.
Tirana ka numrin më të madh të banorëve e si rrjedhojë edhe numrin më të madh të individëve të papunë. Si paraqitet gjendja në Zyrën e Punës në kryeqytet?
Për sa i përket Zyrës së Tiranës do të thosha se kemi pas një sukses të jashtëzakonshëm, pasi risi në këto zyra përben fakti që pranë tyre paraqitet çdo qytetar që është i interesuar për punë dhe njëkohësisht çdo punëdhënës që është i interesuar për punonjës. Në ndryshim nga zyrat e tjera ku ofrohen edhe shërbime të tjera administrative.

Prape rilindja me te tallura…ofrohen vende pune per kompani kepucesh, call center ose murator ne dubai…vende pune skllever..perse nuk shkojne keta te rilindjes…
Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.
Kush ka nevoje per pune, punes nuk i ben naze.
BEZHDILET E KOKEDHJERIT TE HIMARES
Ja nje nga te punesuarit e kokedhjerit te Himares, me dy celulare dhe telekomanden e televizorit ne zyren e punes !
Besoj se edhe shqipen e ka te veshtire ta flase ky grekofoni i Gjishos…nga Saranda i katapultuar ne Tirane.
Miku im, perderisa me di emrin e babait do te thote se me njeh dhe e duhet ta dish se une jam nga Fterra, ku flitet shqip 100 %. 😉
Persa i perket katapultimit, te siguroj se nuk jam I suportuar prej askujt. Ne kete vend pune u bera 6 vjet dhe cdo gje e kam arrit me mund e ndershemri.
Nese je ne kerkim te nje pune te ftoj te vish prane Zyrave te Punes dhe te siguroj se do te ndihmoj.
Zyrat e punesimit kane “rene” pas ikjes Z. Erion Veliaj