Muzeumet e Ramës dhe Koha e Enverit (PJ.II)

redaktor

Vendstrehimi i Shtabit,
nuk u bë nga frika,
me qindra të tillë,
kish dhe Amerika!

Ajo funksionale,
i ka edhe sot,
po veç Enveri ynë,
na dalka idiot!

Ç’mund të bënim tjetër,
veç fortifikimit,
për bombat e Lindjes,
dhe të Perëndimit?!

Mund të gënjesh njërin,
që ka lindur dje,
jo ne që jetuam,
atë Epope!

Nuk dimë se ç’fuqi,
në këmbë na mbante,
kur gjysmë buxheti,
Mbrojtja na e hante?!

Po nuk qe veç mbrojtja,
dhe fortifikimi,
se këtu qe falas,
i gjithë arsimi!

Falas kish arsimin,
dhe shëndetësinë,
dhe shteti të jepte,
punën dhe shtëpinë!

Mund ta shash Enverin,
ta quash idiot,
po vezën e tij,
askush s’e bën dot!

Ato që ne kishim,
në vitet Gjashtëdhjet’,
i premtoi “Rilindja”,
dhe erdh’ në pushtet!

I premtoi “Rilindja”,
po gënjeu kot,
se asnjë prej tyre,
tani s’e bën dot!

E nuk do ta bënte,
dhe ta kish në dorë,
se ky është regjimi,
antipopullor!

Shaje sa të duash,
Enver Kapedanin,
po asnjë qindarkë,
s’la borxh për vatanin!

E këta që janë,
burra kaq të ditur,
në miliarda borxhe,
vendin e kanë mbytur!

Kur vetëm ca rrugë,
dhe gjë më s’ndërtuam,
këto miliarda,
më thoni ku shkuan!

E bëmë fërtele,
me llafe shpellarin,
po edhe të sotmit,
pa fund borxhe marrin!

Merr borxhe-laj borxhe,
ky është një skandal,
ndaj është Shqipëria,
shtet piramidal!

Shtet piramidal,
që komën e ndjen,
po mos përdorë borxhet,
si pak oksigjen!

Nëse një kredi,
sot na anulojnë,
është e sigurt,
që falimentojmë!

Po tani që Bota,
na bën llogarinë,
na jep aq para,
sa të marrim frymë!

Sa të marrim frymë,
që vdekjes t’ia hedhim,
se paratë e shumta,
qeveritë i vjedhin!

Po dhe kaq sa jepen,
bëjnë goxha firo,
sa të venë ku duhet,
bëjnë njëqind xhiro!

Para nuk do ketë,
kurrë në Shqipëri,
nëse për gjithnjë,
s’do ketë industri!

(Vijon nesër pjesa e tretë)

Share This Article
18 Comments
  • Zyko, me ate Epopene me dhjeve gazit fare. S’kishim borxhe thua ti? Po c’na duhej borxhi ne mor Zyko kur ne vend te bukes hanim balte. A ke qene ne ndonje fshat te thelle ne ate kohe t’i shikoje njerezit qe rronin si kafshet? Bile kafshet rronin edhe me mire se hanin me shume. Arsimin falas thua ti? Po mo ashtu eshte po ne dimer ngordhnin nxenesit nga te ftohtet neper shkollat e menderosura e me xhame te thyera. Pastaj ti ben sikur s’e merr vesh po me ato mender rroga qe paguante Enveri duhet te paguaje me pare? Pse nuk thua qe ishim populli me morranjos i Europes? Edhe sot ashtu jemi, po kjo tregon vetem qe nuk kemi qene te zot te qerrojme morrat e asaj kohe. Kaq shume na ka lene Enver Vqmpir Gjirokastra. Edhe keta te sotmit nuk se nuk kane faj, po muti qe la prapa Enveri do nje jete te tere e nuk lahet dot. Do te kalojne nja tre-kater breza e kur te harrohet Qoftelargu dhe prapesirat qe ka lene te ndreqen atehere eh, ky popull edhe mund te shohe ndonje dite te bardhe.

    • Ti Shahisti kur nuk ke argument mos shaj kot. Eshte per te ardhur keq qe ju militantet qe lepini bythen e kryetareve, drejtoreve tuaj keni marre peng vendin. PD, PS, LSI apo cdo kelysh i tyre nga me i pari tek me i fundit po e fundosni vendin perdite. Vendi po lengon. Te besh njerezit te ndjejne nostalgji per kohen e sistemit komunist. Ne kete derexhe e keni katandisur vendin ju dhe fara juaj.
      Z. Duka je i nderuar.

  • E hodhem Enverin
    zvarre e zvarritem
    varrin ja perdhosem
    te mallkuar dolem.

    Na erdhi salija
    liri pa kufi dha
    “Demokraci” na dha
    me shume se vete SHBA.

    Q demokraci
    sa te besh cte duash
    mund edhe te vrasesh
    te shkosh ne drejtim paditur

    Ne drejtim tpaditur
    iken disa kohe
    kthehesh i kopsitur
    me imunitet si zot

    Futesh npolitik
    na tregon barazine
    shan Enverin si gjithmon
    dhe na tregon se “disident”
    ke qen me kohe.

    Prandaj hapni ato dosje
    do te shihni shume xhevahire
    qe dhe Enveri po ti degjonte
    do ti kish ndoshta te fiket.

    Dosje plot me spiune
    sot qe cirren si antienveriste
    i jane ngjitur mbrapa saliut
    ne partine demokomuniste.

  • pershendetje shahist

    shume te mallkojne qe shan enverin por une mendoj se ja shton lavdine

    ndiq nje buqete si kendonte fisi juaj xhaxhit….ndegjim te kendshem

    Enveri ç’u ngre në këmbë
    Shokë, do t’u them një këngë,
    Si ka qenë historia;
    Si ka qenë dhe si është sot.
    Pesë shekuj Turqia.
    Zogu kur sundoi vëndë,
    Bëri shumë të këqia,
    Na shiti me gjithë rrënjë,
    Na shiti tek Italia.
    Enveri ç’u ngre në këmbë,
    Foli: Nga vate rinia?
    Merrini armët në dorë,
    Të çlirohet Shqipëria!

    gjyshi shahistit
    t***

    O Enver flamur epoke
    Malet seç e ulën kryet,
    dritën seç e humbën yjet,
    lotët seç na i mbushën sytë.
    Ç’gjëmë na solli kjo ditë!
    Oh, i zi ç’na erdhi lajmi,
    sytë i mbylli Enver djali,
    O Enver flamur epoke,
    na dhe frymë nga fryma jote,
    dritë i dhe gjithë Shqipërisë,
    gaz dhe plakut dhe fëmisë.
    Ti jeton, ti nuk ke vdekur,
    nuk vdes fjala jote hekur,
    se në ballë na prin Partia,
    në gjoks të ka Shqipëria.
    Në çdo vepër, si pishtar,
    do t’na rrish përherë, në ballë,
    në rrugën që çele vetë,
    yll karvani je përjetë.

    babai shahistit

    t***

    Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
    Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
    si qet qielli bubullima.
    Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
    pushkë e madhe, besë e madhe,
    nji kreshnik, nji lis me rrema,
    Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
    Kërcet pushka në Tiranë,
    djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
    djemtë e Shqipes s’janë jetima,
    vend për vend vetojn’ vetima.
    N’ball’ vetimash kush po prin?
    Enver Hoxha me Partinë,
    pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
    pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
    Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
    s’guxoi kush me e prekë Enverin.
    Sa jan’ malet rreth e rrotull,
    garda e tij asht mbar’ nji popull.
    Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
    kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
    kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
    Enver Hoxha mal me mend.
    Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
    te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
    Duhet kanga nji mij’ rreshta,
    tan’ ortiqet që ka bjeshka,
    duhet t’vij’ deti me valë,
    duhet malet t’ishin fjalë,
    prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
    Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!

    motra shahistit
    ***

    Enver Hoxha të qofshim falë

    Enver Hoxha të qofshim falë
    çdo furtune i bane ballë.
    E godite rreptë tradhtinë
    si vigan e mbrojte Partinë
    shembull bote bane Shqipninë.
    Kur prej lajkave s’u gënjeve
    t’ligit shpinën kurrë s’ia ktheve.
    Shumë komplote të kanë kurdisë
    renegatë edhe titistë.
    Deshën t’na fusin në qorrsokak
    e t’na bajnë republikë t’shtatë.
    Krejt gabim jau mori mendja
    për me marrë kalanë nga mrena.
    Koci Xoxe me klyshët e tij
    shpresa e Titos ke n’Shqipni.
    Kur ata i muloi plehu
    në skenë doli Mehmet Shehu.
    Karta e fundit shteg nuk gjeti
    vet ia kthej revolen vetit.
    Ne jem’ kala e lashtë
    s’merrëm mrena as nga jashtë.
    Shpata e mprehtë e Enver Hoxhës
    çdo armiku do t’i bje kokës.

    shahisti vete

    • CIU, na dhjeve gazit. Ti qe i ditke keto pa tjeter qe i di nga fisi jot. Gjyshi jot i fshinte bithen qënit te Enverit, se Enveri nuk e qaste as ti afrohej se i vinte era bajga. Babai jot beri perpara ne karjere, i lyente kepucet Enverit. Si shperblim Enveri qiu nja dy nga femrat e fisit CIU dhe i dha bythen xhahxhait tend, he mo atij me mustaqe qe mblidhte letra ne rruge. Tashti nje pyetje kisha une po mu pergjigje sinqerisht, ti mos je gje djali i Qibrie CIUt? He t’u befsha.

      • Shahist o nastralesh, qe nderron 100 lekure. E verteta eshte se pikerisht antienveristet e sotem, ishin bythelepiresit e sekretareve te partise dhe fakti qe ne parlamentin e pare pluhralist, u futen 35 ish spiune, si deputete te partise demokratike, na tregon se sera juaj e spiuneve, ose sic i quante populli hafijet 80-lekshat, e cuat kete vend ne falimentim total.
        Ju spiuneve ju them, Enverit i hengret Mutin, ja peshuat shurren, ja vodhet, per te hequr etjen, me shurre partije.
        Ne fakt ju takon juve sot te shani Enverin, se pikerisht juve ju shkerdheu me liber shpije dhe sguxonit te nxirrnit ze, biles ju krenoheshit si bijte e Enverit.
        Dje krenoheshit si bijte e Enverit, sot krenoheni si prostituat e demokracise.
        Ne qofte se dje isha i bindur qe Enveri ishte kriminel, sot jam i bindur, qe Enveri paska qene i bute me seren tuaj, se rraca juaj, duhej te futej ne krematorium, qe tradhetija, mos te linte pas mikrobe si puna juaj.

        • Une lekuren qe kam sot, e kam pasur edhe vjet e kam per ta pasur edhe mot. Asnje here nuk jam krenuar si bir i Enverit dhe asnjehere nuk jam persekutuar nga zagaret e Enverit. Ju e keni per gje te madhe qe njerezia ne ate kohe, te mencur a budallenj kishin frike te nxirrnin ze dhe nuk e kuptoni qe duke u mburrur me kete u jepni te drejte te gjithe atyre qe e kritikojne dhe e shajne ate kohe me gjithe Bytheqirin brenda. Ti or koqe mendon se atij kasapit idiot qe e bente cdo gje per hir te pushteti te vet dhe familjes se vet i dhimsej ndopak “popudhi” i dhjere po krenar shqiptar, apo ju ferkoheshit kur vampiri ju hidhte hi syve e ju thoshte “jini juve, pa jemi neve” E mjaft na folet per kombinatet e fabrikat se budallalleqet ekonomike te asaj kohe po i paguajne edhe sot shqiptaret etj. etj. etj. Po nejse, nje gje eshte e sigurte sado te villni ju vejushat e Enverit shyqyr Zotit ajo kohe nuk kthehet me. Shikoni boni hall per vehte e per familjet tuaja se keto budallalleqet e Gazetes Dita dhe Arben Koqe Zyko Kamber Dukes nuk u japin buke. Vetem sa ju lemojne sedren tuaj te semure dhe trurin tuaj budalla. Une u mundova t’ju hap syte, por ju vejushat e Enverit jeni pa shprese. Shenet e te mira e Lavdi Marksizem-Leninizmit dhe Enver Bytheqire Gjirokastres.

  • Shahisti qenka legen materrniteti,nuk ka faj i ziu se i ka trute katrore katrore,apo mos i ka rrathe rrathe si bajge lope?

    • Edhe ju te dy me Enverin, mo? Po Enveri s’ju la kusur o te gjore. U prish kjo dynja per zotin. Infeksion i madh po perhapet nga Vejushat e Enver Vampir Gjirokastres.

  • I nderuar nastradin

    nuk kam deshire te ofendoj dhe nukkam asnje nostalgji per enver hoxhen por cfare beri ai per kombin ishte shume me teper se ahmet zogu..qe une respektoj cdo shqiptar qe ka mendim te mire per te…parin dhe te dytin

    por shiko cfare thote kolegu me I ngushte I zogut dhe kam mendimin se ma zog kurve se zogu burgajetit nuk e ben me nana.

    “Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit
    ……………………..

    Ja si e pershkruan Catin Saraci situaten e nxehte te viteve 1922-1924, e paperseritshme ne historine shqiptare qofte dhe per faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Cifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke te punueshme ne Shqiperine e jugut pa llogaritur siperfaqet e shitura, ai kishte gjithmone njerez te gatshem per ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj ne 1923-shin fejohet me vajzen e Verlacit. Pas kesaj, ky i fundit i jep gjithe votat e perkrahesve ne parlament dhe stabilizon situaten e dobet financiare te dhendrrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraci flet gjithmone me monedhen britanike). Nje vit me vone, Zogu kryeminister plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur per disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Nderkaq, thurr planin me ndihmen e perhershme te Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kete do te ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje ne konflikt me te holla e njerez, por Shefqet beu qe nuhat rrezikshmerine e situates, rreket per kompromis me kryengritesit nga frika e humbjes se pasurise. “Atehere ne morem rruget dhe u larguam, ndersa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator ne Tirane, e la menjane Verlacin, duke ia kthyer edhe 10 mije paundet e dhena nga ish vjehrri pas fejeses”.
    Sa per pergatitjet e rikthimit, pervec faktit te njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me te holla (250 mije paunde) e njerez, duke i falur ne kembim Jugosllavise kullotat e pasura te Vermoshit dhe Shen Naumin, Saraci nenvizon se ajka e ushtrise se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qe u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte ne luftimet frontale dhe ne armet automatike. Keta udhehiqnin rreth 5 mije shqiptare te Kosoves, te cilet marshuan drejt nje kundershtari po aq te forte, por te pajisur keq. Dinakeria e Zogut inicioi edhe nje levizje mashtruese per qeverine e Fan Nolit. Ai bashke me shpuren e vet, bene nje udhetim corodites nga Beogradi ne Vjene e ne Prage, per te dhene idene e ikjes. Ne Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila per ca kohe me pas, jetoi si mantenute ne Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe te vogla dhe u largua me dy kamione plot baule te reja dhe nje dore te mire parash.
    Hapat e pare te Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e me pas mbret me bekimin e Italise, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave per t’u rrethuar gjithmone e me teper nga nje bande njerezish injorante e analfabete qe e levdonin ore e cast, kryenin cdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Te cilet pershkruhen keshtu nga Zogu ne nje rrefim intim: “Ky eshte cirku im. Ajo cfare ata dine ose ndjejne nuk me intereson hicfare. Per aq kohe sa i nenshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, une jam i kenaqur me ta dhe i mbaj”.

    Megjithate, me Catin Saracin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do te ruante nje marredhenie te vecante. E kerkonte mendimin dhe keshillen e tyre, packa se shume here degjonte prej tyre kritika. Por sipas Saracit, dy ishin synimet e tij te fshehta dhe finale: Te pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe te shtypte e poshteronte cdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjeter, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhen e ekonomike italiane me Traktatin e pare te Tiranes, me dekretin per krijimin e Bankes Kombetare te Shqiperise me kapital italian (duke ia nenshtruar fqinjit te madh gjithe jeten ekonomike e financiare ne vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milione franga ari ne kembim te ndertimit nga italianet te porteve e rrugeve strategjike qe do pergatisnin pushtimin e Shqiperise po prej tyre, me Traktatin e dyte te Tiranes etj.

    88888888888888888888888888
    Dhe vijojne deshmite tronditese te Catin Saracit: Ahmet Zogu jo vetem qe ka marre mite (rryshfet), por ne cdo rast ishte ai vete qe percaktonte sasine qe i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamione te ngarkuar me valute, i shoqeruar nga roje te armatosura. Keto udhetime kryheshin rregullisht kurdohere qe Zogu kishte hedhur nenshkrimin mbi ndonje akt te ri, ndersa itinerari i rendomte ishte: Durres-Bari, e prej andej ne Gjeneve te Zvicres. Sapo parate siguroheshin ne nje banke te huaj, percillej urdher me shkrim qe te transferoheshin ne nje vend edhe me te sigurte se i pari. “Per rrjedhoje, pjesa me e madhe e ketyre parave gjendet ne Lloyd’s Bank te Londres. Une vete me doren time, kam shkruar nje sere urdhrash te kesaj natyre si dhe i kam ardhur ne ndihme tutorit analfabet per te mberritur ne kufi ne Zvicren”, shkruan Catin Saraci. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thene se ne ato kamiona ndodheshin dokumente shteterore me rendesi jetike, “cka une fillimisht e besoja”. Dhe parate shtese perfitoheshin ne njemije menyra, pervec rroges zyrtare prej 35 mije paundesh ne vit. Nje shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve qe e sollen ne pushtet, vileshin rregullisht ne cdo fundmuaji nga Zogu, pavaresisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqiperia. Nje tjeter shembull i paskrupulltesise: Zogu-Saracit, “Catin, ne jemi vend bujqesor pa kembe kapitalisti, ndaj e kam fjalen te hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua permbushim kerkesat qe nuk arriten te realizojne permes Fan Nolit. Por me nje kusht: Sovjetiket te me paguajne ne dore 300 mije paunde…” Saraci nuk e kreu kurre nje negociate te tille, por Zogu kish nevoje per para. Trilloi nje histori sikur prijesit e Veriut po rebeloheshin se nuk qene paguar per ndihmen qe i dhane dhe kerkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori parate, nuk shperndau asnje kacidhe.
    Shembulli i fundit persa u perket parave, sepse te tilla Saraci ka shume, vjen pas krijimit nga italianet te Bankes sone Kombetare. Myfit bej Lobohova “gjysme cerkez e gjysme shqiptar”, ishte ne ate kohe i falimentuar, dhe dihej nga te gjithe se ky minister Financash kishte lene peng gjithe pasurine per 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankes u miratua, Myfiti jo vetem qe lau gjithe borxhet e veta, por i tepruan para edhe per te blere nje alamet pallati ne Rome dhe nisi te jape para me interes”. Dhe kur Saraci merr vesh ne Rome se Zogu per kete rast special kishte perfituar 5 milione franga ari, niset per Tirane ku pas nje bisede te gjate me Zogun, degjon nga ky i fundit se kishte marre vetem dy milione?!

    Nje pjese te vecante Catin Saraci i kushton ne doreshkrimet e veta, eliminimit qe Zogu u beri kundershtareve te vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit ne vitin 1925 ne Bari te Italise nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraci nuk e permend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte ne Bari, ku sapo kishte marre detyren e konsullit. Shume zera ia atribuojne organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja cfare thote ai: “Ironia eshte se vrasesi, nje dite me pare me takoi ne zyren time duke me thene se kishte ardhur per te kryer nje veper te madhe patriotike. E njihja mire qe nga koha e shkolles, qe nje aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmeroja udheheqesin e opozites, me te cilin vijoja ta mbaja ende marredhenie te mira personale. Nje vit me pare kisha mundur t’i shpetoja jeten viktimes po ne Bari, ndaj ai vete dhe familja me paten shprehur mirenjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me keto gjema”. Pas eliminimit te Gurakuqit, Saraci niset urgjent per ne Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, ne fakt ushtare serbe te maskuar. Sa i perket Zogut, Saraci thekson se qe kur Bace Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte c’ti bente sado ushtare te niste, ndaj vendosi ta linte ne fatin e vet. Por misionin do ta permbushte kunati Ceno Beg atehere minister i Brendshem, “ndoshta”, thekson Saraci, “si pjese e marreveshjes qe ishte bere me Pashicin per te vrare luftetaret e Kosoves”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume te keq afrimin e Zogut me Italine, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. Nje oficer shqiptar i rrefen Saracit se Ceno ishte shprehur ne rreth te ngushte per “tradhtine e Zogut ndaj miqve qe e ndihmuan”. Catini ia shtie ne vesh Ahmetit dhe pas kesaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja perfundimtare, aq sa Ceno filloi te ruhej me roje te armatosur nga frika e kunatit. Me pas largohet nga Shqiperia drejt Prages si ambasador, por me 14 tetor 1927 qellohet per vdekje ne kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjec, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasesi nuk tregoi asgje, por Catini vjen nga Vjena ne Prage per te asistuar bash ne deklaraten e vellait te Cenos, Gani beg Kryeziu, qe sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomes se byrazerit: “Zogu ka per ta paguar kete nje dite”.
    Catin Saraci flet per shume ceshtje te erreta apo te ditura te jetes se Zogut. Flet dhe per personazhin enigmatik Jak Koci, “nje nga mendjet me te zhdervjelleta te vendit tone, ndonese makiavelist e ndjekes fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraci kishin rene dakord per punet e tyre te ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjeter, Ahmeti. Por Zogu gjithmone i fshihte perfitimet per te mos u lene pjese dy aventuriereve te tjere, cka inicioi edhe nje sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa per martesen e famshme te Ahmet Zogut, ajo nisi si deshire per t’u martuar me bijen e mbretit Viktor Emanueli III, kerkese qe i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte te Saracit, nensekretarin fashist per Kolonite Alessandro Lessona, nje mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duces se “maloku analfabet na dashka nuse te larte”, vijon nje refuzim deshperues per Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat qe bitisen me princeshen hungareze Aponnyi.
    Libri qe perftohet prej shkrimeve te Catin Saracit, eshte i paperfunduar ndersa shenimet e fundit duhet te jene aty rreth vitit 1940. Ne fakt, disa prej temave qe ai nuk i shtjelloi dot, jane tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar ne Vjene, Vrasja e Esat pashes, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithe Shqiperia kunder Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina per grushtin e shtetit, Veprat kriminale te motrave te Zogut, Lessona na dorezon 5 milione lira te mbyllura ne valixhe, Mita e dyte prej 10 milione frangash ari, Revolta e pare kunder Zogut, Vrasja e Hasan Prishtines, Kriza e pare nervore e Zogut etj etj. Per Aurel Plasarin, autorin e parathenies se librit, eshte per te ardhur keq qe keto ceshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i ketij libri packa se te pambaruar, eshte i vete Saracit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari qe shpetoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, nje mendesi anadollake qe shkaterroi Shqiperine.

    “Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi. Synimi i kesaj letre eshte te te paralajmeroje per here te fundit te mos ngaterrohesh me me Shqiperine, ndryshe do te detyrohem t’u tregoj dicka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankenotat false qe me dhe si dhe letrat e tua te fundit, po i ruaj si dokument i pandershmerise sate…Catin Paskal Saraci, London, 21 A.Stratford Rd.”

  • Per Shahistin! Une po te isha si ti do te mbuloja koken me nje carcaf dhe nuk do ndihesha, jo se kritikova Z.Arben Duka, por se mohove veten.Besoj se ato nuk jan mendimet e tua origjinale, ti duhet te jesh ven nga ndonje tjeter.Sa per dijeni, ti nuk e ke iden se si qe jeta dhe si jetonin njerezit.Ty te ka dhene ndo je cope buke ndonje nga te Dmokratikes….Dua te te pyes cu bene gjithato fabrika, uzina, hidrocentrale, peme frutore, anije luftarake dhe civile, aeropllan, tanke, artileri……etj.etj.POTIGU

    • Carcafin po ta le ty, mbulo ne dac koken ne dac ndonje gje tjeter. Dhe si e kupton ti qe keto nuk jane mendimet e mia origjinale, apo ashtu te vjen mbare dhe ashtu ia fut si kau peles?

  • Meqense Edi Rama po hap vetem muzeume per enverin une po i hap rrahmet zogut.Ndiqeni ju lutem dhe rekomandohen te lexojne shqyptare mbi 18 vjec se ka skena horror nga horri zoog

    MUZEUMI I AHMUT ZOOGOLLIT( PJESA PARE)

    Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “speciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”.

    Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të kobshme:“Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë: “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…

    E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer – Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’ Europa orientale, Boulder, 1984.)
    Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 Dom Gjoni u zgjodh deputet.
    Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta, “Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer…hasëm të kulturës…”; ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes.

    Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë.
    Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952.

    Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë.

    Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrtë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, Katolikët e Maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”.

    Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit.

    Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli:
    Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar!
    Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit!
    Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar.
    Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen.
    Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?!
    Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë.
    Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të Fesë, por si politikanë.

    PROCESI I VARJES TE DOM GAZULIT ME URDHER TE ZOGUT

    Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij Prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun!– Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927”

    ZOGU ” I FAL JETEN ” NJE TE VDEKURI NE LITAR

    Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, pasi u sigurua që prifti dha shpirt dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën….
    .Ky ishte Ahmut Zogu qe i ngriten turkoshaket te stacjoni trenit nje permendore qe duhet kthyer ne shurrtore

  • Pershendetje zoti Arben Duka,
    Une si komentues i thjeshte mund te jem nje nga ata qe kam shkruar me shume dashamiresi dhe levdata per ty.
    Por po shikoj , me keqardhje se po kalon ne ekstrem.
    Mjaft me per Enver Hoxhen , or burre i dheut, se pa dashur po ze vendin e te ndjerit Hysni Milloshit!…
    Enveri, Enveri, Enveri, Enveri,Enveri….
    Enveri ka vdekur ne 1985-en, o shpirt, sistemi qe ai ngriti vdiq qe ne vitett 70-te….
    Ekonomia qe ngriti Enveri mori te tatepjeten …, para 45 vjtesh !….
    Ndersa sistemi qe kish Enveri si Yll Karvani ka perfunduar perfundimisht si U T O P I !…
    Ne se Shqiperia shenoi rritje dhe suksese ne udhen e saj, fal disiplines dhe politikes se nje shteti monopolist, qe kontrollonte mbare ekonomine dhe jeten politike me nje dore te hekurt diktature, ishte i sukseshem deri ne vitet 70-te, pas kesaj kohe filloi te hante vetvehten…
    Izolimi vendit dhe politika megallomane e Enver Hoxhes e shkerrmoqi Shqiperine shume me shpejt se sa e ndertoi…
    Edhe Gjiganti Kinez nisi te hapej me Boten nga ge kater anet, Enveri jo vetem mesonte si Miza Elefantin, por e asfiksoi m a r r e z i s h t ekonomine qe u ndertua me investimet e Kolosit
    aziatik…,
    Sharlatani qe erdhi ne fuqi pas 90-es i hodhi lopatat e fundit me Dhe Shqiperise se falimentuar….
    Ka nje Çerek Shekulli qe Shqiperia shet pasurit e saj te mbijetoje, merr borxhe dhe eshte zhytur ne nje korrupsion marramendes, ku i pasuri behet cdo dite e me i pasur dbe i varferi cdo dite dhe me i varfer….
    Ne Shqileri hyn jo pak Para, por keqadministrohet dhe mbush xhepat e Peshkaqenve…
    Qeveria aktuale duhet te ndertoje politika qe te rris prodhimin vendas dhe jo te lejoje korrupsionin…
    MERITAT DHE GABIMET E ENVERIT LE TI THONE HISTORIANET….
    Sot Patriot ne Shqiperi eshte kush hap nje vend pune, kush nis te prodhoje dicka qe te rris buxhetin e familjes, …ndersa shteti te kujdeset qe te kontrolloje pasurit e vendit, duke mos lejuar qe sektoret strategjik te ekonomis ti drejtojne te huajt, por ASHTU SIC BEJNE DEMOKRACIT PERENDIMORE, edhe kur bashkpunohet me kapitalin e huaj, 51 perqind ta kene shqiptaret dhe 49 perqind investitori i huaj, per te patur gjithnje te drejten e monpolit te vendimmarrjes…
    E te tjera, e te tjera…
    Te lutem, Duka, si nje dashamires i yti, mos e tepero me krahasime qe tashme edhe historia po i pluhuros…
    Ju zoti Duka, si nje ish oficer, i mendoni shpesh gjerat si punet e ushtrise….por ekonomia eshte nje xhungel, nje kompleksitet, qe sistemi i ekonomise se tregut te jep liri pa fund…
    Mentaliteti i Njeshit, se problemet e Shqiperise do ti zgjidh Njèshi i Qeverise, ka marre fund me permbysjen e sistemit diktatorial…
    Secili duhet te gjeje vehten dhe te mbijetoje ne kete sistem me liri pa fund…
    Eshte çeshtje mentaliteti…
    Zoti Duka, ju trajtoni shpesh here me mjeshteri dhe me nje shpirt demokrati temen e Dites, por jo gjithnje ajo eshte e lehte per tu trajtuar…

  • I thelle je o poet
    I madh je o Arben Duka
    Por Zhan Val Zhanet e kane
    Mendjen vetem tek buka

    Dhe Zhaveri i ndjek pas
    Ne rruge e ne shtepi
    Vetem shpirtin iu kerkon
    Me qen e me polici

    Pastaj buken jep me bollek
    Per zombi me dy kembe
    Sepse cfare eshte njeriu
    Kur shpirtit fund i ka dhene ?

    Pare , pare ,pare , pare
    Eshte i gjithe universi
    Por paren e mban ne dore
    Vetem dreqi edhe tersi

    Kush mendon se Shqiperia
    Do te ngrihete ne kembe
    Kur i myngon liria
    Eshte genjeshtar ose s’ka mende

  • Te tre regjimet shoqerore qe ka kaluar Shqiperia,pas vitit 1924,pas vitit 1944 dhe pas vitit 1990,kane qene dhe jane regjime antipopullore,te drejtuara nga banda qeverisese klienteliste.Sistemi socialist sado diktatorial mendoj se ishte padyshim me atdhetar dhe me i sigurt per sovranitetin e shtetit dhe sigurine e jetes te popullit.Ai regjim u vendos fale luftes per çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj dhe sherbetoret e tyre vendas,fitores te Frontit Nacional Çlirimtar pa ndihmen e te huajve,Ndersa regjimi i Zogut dhe ky i sotmi jane pasoje e nderhyrjeve te huaja ne dem te interesave kombetare.Sot Shqiperia figuron e pushtuar ekonomikisht nga te huajt me borxhe shume te medha,me varferi galopante per popullin,pa perspektive dhe siguri jete,drejt falimentit.Shqiperia eshte nga vendet me te pasura ne Europe,por me e varfera per shkak te bandave politike qeverisese ne bashkepunim me te huajt dhe ne dem te interesave kombetare.
    Mendoj se zhvillimet pozitive te sistemit socialist nuk duhen ti atribuohen Enver Hoxhes por te gjithe popullit dhe intelektualeve te tij te afte dhe te ndershem,duhen ti atribuohen doktrines idealiste te ketij sistemi,te devijuar dhe tradhetuar nga Enver Hoxha,Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, ne interes te mbajtjes se pushtetit te tyre klientelist pa rotacion demokratik,por duke eliminuar kundershtaret e tyre politik.Sistemi i sotem eshte nje katrahur e papare antikombetare gjate 25 vjeteve shkaterrim kombetare.Sot Shqiperia dhe Populli Shqiptar mendoj se ndodhen ne udhe-kryq.

  • Pershendetje miku im N…!
    Ndaj nje mendim me ty sa i perket shmangjes se glorifikimit te figurave historike te ketij populli, kushdoqofshin ata, duke perfshire dhe te vetmin Burre Shteti Shqiptar, te ketyre kater shekuj e gjysem pas vdekjes se Skenderbeut, Enver Hoxhes.
    Edhe per nje fakt tjeter, se kulti i individit qofte ne gjallje dhe qofte pas vdekjes, nuk eshte se sjell diçka, qofte dhe pike referimi per te ndryshuar gjerat.
    Megjithate, Arben Duka eshte nje poet shqiptar, qe jeton ne Shqiperi dhe natyrisht frymezimi i tij eshte ne kete realitet te dhimbshem, zhgenjyes, shkaterrues, amoral, kriminal, qe ka ndertuar dhe po nderton politika shqiptare qofte majtas dhe qofte djathtas ne keto 25 vjet post komunizem.
    Askush ne Shqiperi me dy pare mend ne koke dhe jo me Arben Duka, jo vetem nuk do te shkruanin por as ddo ta sillnin nder mend kohen e shtetit te socializmit shkencor, per njemije e nje arsye, nese Shqiperia nuk do te ishte kjo qe eshte me politian te korruptuar halldupe, injorante, sherrxhinj, me intelektual dhe akademike qe dine vetem te bejne freski prapanicave te pushtetareve, me shtetar dhe pushtetar qe karriken e pushtetit e perdorin si trampoline per te xhvatur dhe per t’u ber si Donald Tramp pa asnjelloj kontributi, me nje drejtesi qe do t’i shkonte me per shtat emertimi avokature e krimit dhe padrejtesise, me njerez qe mbushin listat e fajdexhinjeve per buken e perditshme, me nje perditesim te mjerimit dhe skamjes e dukshme fizikisht jo vetem ne oret e vona ne rremimin e kazaneve te plehrave por dhe ne rruget e mbushur me lypsar te moshave dhe gjinive te ndryshme.
    Jo i dashur N…
    Nuk do t’i shkonte ndermend ne vitin 2015 jo nje intelektuali dhe poeti por as edhe nje njeriu te zakonshe te fliste dhe te shkruante per Enverin e vdekur fizikish 30 vjet me pare, nese edhe ne do ishim si gjiithe bota, se kemi 25 vjete qe po vertitemi si çifutet ne shkretetire, se kemi punuar nje jete dhe frytet e punes sone i kane perfituar te pandershmeit, hajdutet, ordineret e gjithfare krimi, qe u ngrysen bythegrisur dhe u gdhine milonere dhe miliardere.
    Jo miku im nuk do t’i shkonte ne mendje njeriu sot te fliste per Enverin, nese Shqiperia jone, nuk do trajtohej si plaçke tregu nga gjithfare liliputesh politik, shtatshkurter apo shtatgjate, duke bere pazare deri dhe me integritetin e saj teritorial, siç eshte problemi i marveshjes detare me fqinjet.
    Nuk do te fliste kush per Enverin dhe vertet do te ishte vetem problem i historianeve, si ne gjithe boten e qyteteruar jane figurat historike, nese makineria e shpifjeve dhe baltosjes nga brenda apo dhe e importuar nga jasht nuk do te mbyste dhe perdhoste kontributin, gjakun dhe djersen e popullit shqiptar qofte per çlirimin e vendit dhe qofte per rindertimin dhe futjen e tij ne rrugen e modernizimit.
    Se asnje shtet nuk ka ecur si mbi vaj dhe pa deshtime, por teke ne ka vetem deshtime.

  • Njerezit konsumojne,
    ne cdo kohe e moshe,
    e kur bejne plehta,
    i hedhin ne kosh!!!

    Kohet shkojne e vijne
    me mangesite e veta,
    ndaj dhe duhen matur,
    e do vene piketa!

    Pse te ndodhe sot,
    ne shekullin e ri,
    per Enverin vet,
    te kete nostalgji?!..

    Kur themi Enveri,
    s’flasim per lavdine,
    se me ato vite, ne,
    ndertuam Shqiperine!

    Ai as nuk ishe,
    ndonje far “profeti”
    po, Enver ne quajme,
    kohen qe pas mbeti!

    Se keshtu i ka,
    rregullat historia,
    koha e cdo lideri,
    quhet kohe e tija!

    Si shume e shajme ,
    kohen e te ndjerit,
    po ne sot jetojme,
    tmerret e Hitlerit!!

    Mire a keq pushteti,
    Shqiperine se leshoi,
    demokraci zeza,
    shume na skllaveroi!!!

    Sot nuk ka me “bese”
    po nuk ka as “fe”
    ngjiret hoxhe ziu,
    lart ne minare!

    Lutet dhe Janulla,
    bute e pa pushuar,
    a thua vete zoti,
    te na kete haruar???

    Oh eshte e veshtire,
    kohet te kuptojme,
    ndaj thote poeti,
    le ti krahasojme!!!

    Lexo me vemendje,
    quarte ka shpjeguar,
    dhe ka vene piketat,
    ku duhet ndryshuar!

    Jo me kot brilanti,
    bukur ka cilesuar,
    mbrojtja eshte e para,
    ku duhet, dhe filluar!

    Shikoni verdalle,
    c’fare po ndodh tani,
    reziku po qaset,
    e ne pa ushtri!!!

    Me thoni ju lutem,
    a ka vend nje bote,
    te mos kete mbrojtje,
    keshtu si ne sot???

    Eh, dhe krahasimi,
    si del dot ne krye,
    se ne kemi shuar,
    28-mije yje…

    Kur ne shuam yjet,
    verbuam rinine,
    mohuam vet brezin,
    qe solli Lirine!!!

    Ndaj dhe kjo rini,
    sot shume drogohet,
    s’ka modele perballe,
    qe te krahasohet!!

    Leshojne ulerima,
    te leret pas 90-tes,
    dhe, tamam aty,
    eshte kulmi i piketes!

    Demagogu yne,
    ketu eshte mbeshtetur,
    se nga brezi i tij,
    vec kritike ka gjetur!!!

    Kjo demagogji,
    shkateroi njerezine,
    dhe nxori ne trege,
    te gjithe Shqiperine!

    Vijne shum te huaj,
    shume, e pa mase,
    hyjne me duar ne xhepa,
    e dalin me these…..

    Peshendetje te Sinqerata i Madhi Arben Duka!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *