Pa vënë drejtësi nuk ecet përpara

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Përshëndetje DITA! Ju admiroj për sa kontribut të vyer që jepni me stafin dhe penat e shquara që godasin me analizat e tyre aq fort për çështje të politikës, ekonomisë, qëndrimeve të opozitës e pozitës,etj. Më nxiti të shkruaj vlerësimi i ministres së arsimit për Sali Berish kriminelin. Pa çmontuar e dënuar gjithë veprimet e kësaj monstre kriminale që nga 4 vrasjet në Shkodër e deri më sot,(ka bërë mbi 20 krime, ku ka përfshirë edhe familjen e tij si dhe birin e vet politik më të nxirrosur se veten me 4 a 5 krime te renda, nuk ecet para. Nuk çmontohet SALAHU, pa goditur çdo rast të gjëmave të tij e të bashkëpunëtorëve të tij. Mor, po qenka shumë i  zoti ky SALA-HU, që nga këlysh i Enverit e i Ramizit dhe vrastar i këtij populli në 25vjet më zi se një tiran, të mbijetojë kaq gjatë pa u ndëshkuar, duke u mbrojtur me imunitet politik, dhe duke shkatërruar Opozitën(pasuri kombëtare)? Pse??? Se Nano … u shkih ne Uiski e në qejfe si rëra në det sa harroi edhe familjen e vet për SALA-Hun. Po Edi çfarë po bën? Ka ngritur me dhjetëra padi nga të gjitha ministritë dhe me paaftësinë e ekspertëve të vet, nuk i fiton. Jo të gjitha gjyqet i kanë në dorë gjykatësit që aq shumë po kryqëzohen, edhe me të drejtë. Nuk kam dëgjuar deri tani të paditet ndonjë ekspert për material mashtrues. Po kalojnë mbi 2 vjet dhe pozita duhet të bëjë bilancin e punës. P.sh, Zonja Mimi sulmoi rreptë në fillim, kurse tani nga Mimi, po e vlerësojnë në 0pinion “Mama”, “maf…”, etj., ndoshta është konsultuar me z. Sali, se ky e shkriu ushtrinë. Edhe “Gjeneralët” e dalë që nga tenderët e cipës së qepës dhe deri tek koka e ushtarakut në luftë, mund të jenë këshilltarë tek Mimi të mbetur që nga koha e PD. O PS, ka ardhur koha të peshohet puna e secilit në qeverisje e administratë, se po vijnë zgjedhjet e reja për të marrë ju 1mil. shuplakat. Tung

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *