I sëmuri që tha 18 herë vetëm unë

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Për të kuptuar çfarë nuk shkon me ligjërimin politik sot në Shqipëri, nuk është e thënë të analizosh vetëm shembujt e gjuhës së keqe, ose të retorikës “hostile”, e cila mbizotëron debatet dhe konflikteve në kontekste pseudo-pluraliste.

Dëgjoni Sali Berishën nëse kini durim. Gjurma individuale e tij tërheq vëmendjen më shumë se përmbajtja e fjalimit.

Në një shpërthim të tij në parlament numërova rreth 18 instanca foljesh në vetën e parë njëjës; të cilave u bashkëlidhen pesë përdorime eksplicite të përemrit unë; këtyre u duhen shtuar katër instanca të përemrit ne, i cili i referohet pas gjase klanit të tij;

Në thelb, denduria e klisheve në tekst dhe sidomos prania e termave (unë ju siguroj, unë ju garantoj, etj.) tradhtojnë vështirësitë e subjektit Berisha për ta mbajtur nën kontroll ligjërimin e vet; në kuptimin që, në momentet më kritike të këtij ligjërimi, nuk është Berisha që e kontrollon fjalën, por fjala që kontrollon Berishën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *