Qeveria jep 1 mld lekë për zbatimin e reformës territoriale

Dita

Qeveria ka publikuar sot vendimet e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku mes tyre është edhe vendimi për shpërndarjen e fondit tranzitor prej 1.867.683.000 lekësh për zbatimin e reformës administrative­territoriale për 61 bashkitë e reja.

Kështu, sipas vendimit që hyn në fuqi menjëherë, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Shpërndarjen e fondit tranzitor në vlerën 1 857 683 000 (një miliard tetëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tre mijë) lekë, për zbatimin e reformës së re administrativo­territoriale, për 61 bashkitë, sipas tabelës 1, bashkëlidhur këtij vendimi. 2. Ky fond të përballohet nga fondi për zbatimin e reformës së re administrativoterritoriale, miratuar për vitin 2015. 3. Ngarkohet Ministria e Financave dhe ministri i Shtetit për Çështjet Vendore për zbatimin e këtij vendim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *