Pas 8 muaj pune ekspertet pranë komisionit te reformës ne drejtësi, kane hartuar një draftstrategji për 52 faqesh se cilat janë ndërhyrjet qe duhen bere për te reformuar sistemin.
Sipas këtij dokumenti problemet kryesore që prekin sistemin tonë të drejtësisë e kanë origjinën tek kushtetuta prandaj dhe është e nevojshme ndërhyrja ne ligjin themelor te shtetit ne 5 kapituj te saj; ne pjesën e katërt qe flet për presidentin e republikës, ne pjesën e tetë per Gjykatën Kushtetuese, pjesën e nëntë per gjykata, pjesën e dhjetë qe është Prokuroria dhe pjesa e njëmbëdhjetë.
Një nga propozimet me interesante te eksperteve është ndryshimi i procedurës per zgjedhjen e prokurorit te përgjithshëm, i cili aktualisht emërohet nga presidenti me pëlqim te parlamentit. Sipas eksperteve duhet ndërhyre ne kushtetute per numrin nje te organit te akuzës. Ndryshimin e procesit të emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm, duke i atribuar këshillit të prokurorisë të drejtën për t’i propozuar presidentit dy kandidatë të kualifikuar. Ne lidhje me Presidentin e Republikës drafti parashikon hartimin e nje ligji te posaçëm per institucionin e kreut te shtetit, por njëherësh e heq atë nga drejtimi i KLD, institucion per te cilin jane parashikuar disa ndryshime.
Ministri i Drejtësisë dhe Presidenti të mos jenë në përbërje të KLD-së. Ngushtimin e diferencës së tanishme midis numrit të anëtarëve nga radhët e gjyqësorit dhe atyre të jashtëm, ku anëtarët e gjyqësorit do të ruajnë shumicën e vendeve në KLD. Sipas eksperteve duhet pare mundësia e organizimit te KLD-së në dy dhoma, nëse prokuroria do të jetë pjesë e gjyqësorit, përkatësisht: këshilli për gjyqësorin dhe këshilli për prokurorinë, ndërkohe qe konferenca e gjyqësorit do te suprimohet.
Nen ombrellën e KLD sipas eksperteve duhet te hyje edhe Gjykata e Larte. Shqyrtimin e mundësisë për ta bërë Gjykatën e Lartë pjesë integrale të sistemit gjyqësor dhe rrjedhimisht shtrirjen e kompetencave të KLDsë mbi të. Per Gjykatën Kushtetuese drafti propozon zgjedhjen e anëtareve te saj me shumice te cilësuar ndryshe nga tani qe zgjidhen me 71 vota. Shmanget politizimi i procesit të emërimit dhe përbërjes së gjykatës kushtetuese përmes dispozitave që garantojnë mbështetje të gjerë të kandidaturave në kuvend, duke përfshirë dhe kontrollin e ndërsjellë të shumicës dhe pakicës parlamentare mbi procesin e votimit, me qëllim balancimin e pushtetit të shumicës parlamentar.
Ne planin e veprimit te hartuar nga ekspertet është parashikuar qe ndryshimet dërmuese përfshi ato ne kushtetute, te realizohen deri ne fund te ketij viti, ndërkohe qe amendimi i ligjeve do te vazhdoje deri ne 2016. /Vizionplus.tv/

Po pastrimi i sistemit nga te korrupguaret si eshte menduar te behet dhe kur,,,.?Po qe se nuk behet oastrimi i sistemit te sotem reforma eshte formald pa asnje kuptim ,mundim i kote.Ndryshohet kushtetuta ,e prape kasta e gjin gjoneve,te mbetet si me pare,,,,!Absurde,,,!
dmth presidenti s’do te jete kryetar i KLD? vertet po nga i gjeni keto fabula juridke more amani per koken tuaj, ore po sipas jush parimi sipas te cilit presidenti eshte kryetar i shtetit dhe perfaqson ne menyre unitare vendin ka ndonje kuptim apo mqs ky diteziu qe eshte president e ben punen qe s’i takon, i hiqet atributi i te qenit kryetar i KLD institutit te presidentit. pale kjo puna qe ne shqiperi ka vetem nje prokuror te pergjithshem ne vende te qe prokuroria te artikulohet, pale pastaj qe na dashkan te na bejne edhe fbi shqiptare. shkojne injorantet neper kurse ca-mujore ne usa e na sijellin shabllone te kopjuara si majmuni.
te shkretet shqiptare aq te ceket jane sa njafton tu thuash qe nje gje cfaredo behet apo eshte e importuar nga usa, dhe per ta eshte apriori e mire e funksionale, pa e vrare mendjen me tej. .
AS EDHE NJE GJE, IKIN CA E VIJNE CA TE TJERE NE SHERBIM TE RILINDJES.
Reforma ne drejtesi eshte imperative, por as nje nga inisjatoret nuk e shtrine me gjere kete reforrm vec tek kopetaca e presidenti, e gjykata , e prokurorit etj. A duhet besuar ? Kjo reforme duhet ti jap prioritet mbrojtjes se drejtave te njeriut jo vetem funksioneve te emruar apo institucioneve qe mbrojne intersat e qeverise pasi, ato jane te mengta neraste se nuk prekin me ligj mbrojtjen e te akuzuarve, duke ju dhene mundesin qe ne krahe te veprimtarise se porkurorit te egzistoje oponenca e tije Hetuesia Private, pa te cilin shteti i se drejtes ne sistemet demokratike jane gjysmake. Ky funksion do rrise nivelin e prokurorise do minimizoje korrupsioni e tyre pasi bashkepunimi hetuesit privat me avokatin eshte nje oponece e forte kundra akuzes dhe korrupsionit. Per kete tem nuk eshte vendi per diskutime, por para disa vitesh ka nje rekomandim nga gjykata e larte per ngritur kete institucion Hetusin apo investigimet private te cilat shume mire do i vinin ne ndime dhe qeverise me pa anshmerine objektivitetin qe ato tregojne gjate funksionit te tyre.
dy sakatet e albanistanit.