Njësia e Krimit të Organizuar të Policisë së Surreyt në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA) në Londër, bëri të mundur shkatërrimin e një rrjeti shitësish droge.
Gjykata e Guildford Crown dënoi më 28 korrik, 6 personat e arrestuar me një total prej 44 vjet e tre muaj burg pas zbulimit të rreth 33 kg kokainë të pastër me një vlerë potenciale prej 6.3 milion paund. Zyrtarët nga Policia e Surreyt dhe NCA-së njoftuan se ndaluan tre automjete ku secila prej tyre përmbante një sasi të caktuar droge. Të arrestuarit janë Nexhip Shehi, 27 vjeç, i dënuar me 12 vjet.
Bib Gjegjaj 27 vjeç që u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg. Dorjan Ramaj, 24 vjeç u dënua me tre vjet e nëntë muaj burg. Rezart Lepuri, 42 vjeç u dënua me katër vjet burg. Athanasios Anastopoulos, 28 vjeç është dënuar me nëntë vjet burg dhe Vladamir Palushi, 26 vjeç që u dënua me 11 vjet burg.
Për NCA të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal të rëndësishëm që është përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha kokainës në rrugët e Londrës dhe më gjerë, që kap vlerën e miliona paundëve.

Mbështesim michel platini për president fifa.