Në partinë gjermane CSU po shtohen zërat për kufizimin e lirisë së lëvizjes nga Ballkani. Rivendosja e regjimit të vizave mendohet se mund t’i stepë azilkërkuesit në Gjermani. Një llogari naive, mendon Dragoslav Dedović.
Në politikë normalisht vlejnë vetëm faktet, me të cilat mund ta kesh pas vetes elektoratin. Joshja e zgjedhësve në kurriz të njerëzve të varfër, që vijnë në Gjermani si rrjedhojë e luftrave, përndjekjes dhe mjerimit, ndonëse është amorale, ka efikasitet. Kjo vlen veçanërisht për kristiansocialët bavarezë, të cilët qysh nga koha e ish-kryetarit të partisë Franz-Josef Strauss, që ndërkohë ka tendencë të konsiderohet si mit, nuk tolerojnë asnjë parti të legjitimuar në mënyrë demokratike “djathtas CSU-së”. Për këtë arsye ata herë pas here dalin me deklarata radikale. Nuk duam “një shoqëri të përzier” (deklarim i ishkryetarit të CSU-së Edmund Steuber), thuhej dikur. Ne nuk jemi “zyra sociale për të gjithë botën” (kryetari aktual i CSU-së Horst Seehofer) thuhet një herë tjetër.
Kohët e fundit vendet e Ballkanit të mbetura jashtë BE-së kanë radhën të shërbejnë si tabelë projeksioni për populizimin tashmë rutinë të kistiansocialëve. “Unë madje jam, që të rivendoset regjimi i vizave për njerëzit nga Ballkani”, tha Horst Seehofer fundjavën e kalaur.
Shfuqizimi i udhëtimit pa viza
Si politikan me përvojë ai e di, që kërcënimi së paku pjesërisht duhet të jetë i besueshëm, sepse në rast të kundërt shumë shpejt ai mund të degradojë si fjalë boshe. Besueshmëria e Seehoferit konsiston në një dispozitë të vitit 2013 që shërben si instrument për rivendosjen e regjimit të vizave. Asokohe me insistimin e Gjermanisë kjo klauzolë u vendos në nivelin e BE-së. Një vend anëtar mund të kërkojë për një kohë të kufizuar rivendosjen e regjimit të vizave, në rast të rritjes së papritur të numrit të azilkërkuesve nga një vend me shanse të pakta për njohjen e azilit. Kjo do të thotë, që ideja e Seehoferit ndonëse është populiste, realizimi i saj është i mundur brenda kuadrit politik.
Ndoshta Berlini zyrtar këtë instrument ende vazhdon ta konsiderojë si ultima ratio – një mjet të fundit dhe nuk do ta përvetësojë menjëherë logjikën e Seehoferit. Kjo mund të ndryshojë shpejt, nëse çështja mund “të zbulohet” si temë e ndonjë fushate të ardhshme elektorale në Gjermani. Atëherë ata që duan të largohen nga Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen “dëmi kolateral” i atmosferës së politikës së brendëshme gjermane.
Por ka edhe arsye të forta, që Berlini nivelin më të ulët të populizmit të CSU-së sërish e mbyll në heshtje duke mos e rihapur më.
Shoqëri të brishta
Dihet që vendet e Ballkanit ende vuajnë pasojat e luftës, në to mbizotëron bllokimi i reformave dhe papunësia e lartë tek të rinjtë, është etabluar një demokraci e çalë dhe opinioni dominohet prej meideve gjysmë të lira. Perspektiva e BE-së pavarësisht veljes së Perëndimit nga pranimi i vendeve të reja dhe vështirësive të transformimit në vet këto vende është e vetmja ide jonacionaliste që ka mbetur në rajon. Dhe e vetmja gjurmë pozitive e BE-së që përjetohet në jetën e përditshme në këto vende është pikërisht liria e udhëtimit pa viza.
E ky filiz i brishtë i afrimit në BE nuk duhet helmuar me reagimet e ekzagjeruara nga Gjermania. Në Ballkan qarkullojnë “putinistët”, islamistët dhe të tjerë gjahtarë shpirtërash. Nëse Gjermania dhe BE-ja nuk paraqesin zgjidhje por një problem, atëherë pjesët e zhgënjyera të popullsisë sërish do t’i kundërvihen BE-së “si fuqia ndëshkuese”. Kjo do të thoshte edhe më pak reforma dhe më shumë deficite demokracie në këto vende. Tek e fundit zbatimi i logjikës së Seehoferit do të nxiste që edhe më shumë njerëz të dëshpëruar nga vendet e brishta të Ballkanit të tentonin drejt zonë së mirëqenies.
Arsyeja e dytë, përse rivendosja e regjimit të vizave nuk do ta zgjidhte, por do ta ashpërsonte problemin është thjeshtë mosfikasiteti i një mase të tillë. E gjithë vala e azilkërkuesve nga Kosova – vendi, qytetarët e të cilit ende duhet të kenë një vizë për të ardhur në Gjermani – tregon se sa pa efikasitet janë të tilla instrumenta.
Veç kësaj më të dobëtit e të dobtëve do të ishin ata që do ta vuanin më shumë këtë masë.
Vlerat europiane
Si duhet të reagojnë vendet e Ballkanit ndaj kërkesës për suspendimin e regjimit pa viza? A duhet që ato t’i pengojnë qytetarët e tyre gjatë udhëtimit jashtë vendit? Ndër azilkërkuesit siç dihet ka shumë romë. Mos vallë policët në rast dyshimi duhet t’i pyesin njerëzit që kanë pamje ndryshe nëpër stacionet e trenave? Apo duhet t’i zbresin ata nga autobusët? A është kjo në përputhje me bashkësinë europiane të vlerave?
Edhe nëse Gjermania vërtetë rivendos regjimin e vizave, ata që do ta vujanë këtë në vendet e Ballkanit do të jenë sërish grupet shoqërore të margjinalizura – njerëzit e dobët në aspektin social, minoritetet, romët, duke bërë që ata të largohen edhe më shumë prej standardeve sociale dhe bazarizisë së shanseve.
Nëse u beson disa politikanëve gjermanë, rritja e numrit të atyre që kërkojnë me ose pa të drejtë mbrojtje nga vendet e “sigurta” të Balkanit është arsye e mjaftueshme, për t’i izoluar këto vende sërish në karantinën europiane të udhëtimit. Çfarë mjeksie e thjeshtë. Të vjen të therrasësh: Medice, cura te ipsum. Mjek, kuro vetveten!
Deutsche Welle

KUR DO INTEGROHEMI?SI E KANE MENDIMIN ERMELINDAT,MAJLINDAT,GJOSHAT,ShQinat!?
Me ne fund Telat me gjemba ka per te vendosur Jermani per ballkanin. Tenderin e rrethimit te kufijve ,Merkeli kaper ta fituar.
A mund te me thote kush,c’do te thote Ballkan Perndimor?Kush eshte me perndimor gjeografikisht ne Gadishullin Ballkanik ?Mua me duket se eshte Sllovenia dhe Kroacia,per keto behet fjale te vendoset regjimi i vizave!?Kush di pak gjegrafi,nga fillorja e di se Shqiperia , Mali i Zi dhe Bosnja jane pjese e Ballkanit Perndimor gjithashtu,por a behet fjale qe te vendoset regjimi i vizave Malit te Zi?.Clidhje ka ti thuash Serbise,Kosoves dhe Maqedonise Ballkan Perndimor?Ato jane vende ballkanike,por jane ne qender te Ballkanit,sepse ne Lindje jane Bullgaria Rumania dheGreqia.Pra pyetjen doja te beja keshtu:Kush e nxorri si fillim kete term pa kuptim gjeografik dhe cfare i bashkon keto vende me percaktimin Ballkan Perndimor?
Perendimi sa vjen e po ndjehet me i lodhur per te cuar deri ne fund misionin e tij te integrimit te europes ne pergjithesi dhe te Ballkanit Perendimor ne vecanti.
Per fat te keq kjo lodhje qe duket ne ” syte” e tij,trasmeton mbi te gjitha trishtim,mungese shprese,deshtim.
Perendimi sot,apo organizmat e BE ,po demostrojne ne menyren me te cuditshme se jane organizma shume te brishte,te paorganizuar dhe mbi te gjitha te ndara e te percara brenda tyre,ku vihet re mungesa e baskpunimit dhe e bashkveprimit ne ceshtjet me thelbesore dhe me te rendesishme,apo kryesore sic jane ceshtjet njerzore.
Bie ne sy se ceshtjet te tilla,sic eshte sot dhe emigracioni apo azili,po thellojne petcarjen ne qendrime midis vendeve antare te BE-s.
Shpesh ato avancojne e marrin me shume forme e konkluzion nga zeri politik i ekstremit te djathte,duke influencuar deri ne venien e kushteve,barrierave te reja e deri tek qendrime te tilla ne mbyllje kufijsh,pra pezullimeve ne levizjen e lire te njerezve.
Keto simptoma te sotme ne ambientim perendimor,kaq te deshiruar nga popujt qe duan te aderojne,ndjellin jo vetem pasiguri e paqartesi per keto popuj,por tregojne edhe perpara popujve te tyre,te cilat po gjenden te papergatitur se jane te painformuar si duhet,se po dorzohen shume shpejt,nga presione te tilla,qe ishin te llogaritshme ,sepse ishin ekzistuese,sepse ideja e krijimit te BE permbante brenda dhe problematikat dhe rrisqet qe mbartnin me vete vendet Ballkanike.
Sot problemet e vet BE ,si ato financiar te Greqise ne radhe te pare,por edhe te Italise, te vendeve te tjera antare si ato te Irlandes,spanjes e Portugalise,tregojne qarte se BE e ka te ngritur temperaturen brenda vetes dhe se kjo nuk jep sinjale pozitive te nje te ardhme te sigurte dhe si e tille,as si nje garanci per te ardhmen e afert.
Atehere natyrshem vjen dhe pyetja: – se a eshte gati BE te shkoje sot drejt zgjerimit ,pa zgjidhur me pare problemet e veta!?
Pergjigja ime ,eshte se ne keto kushte BE nuk mund te bej asgje per zgjerimin.
Nga ana tjeter nese vertet BE do te mendoj si une,do te deshtoje plotesisht ne perspektiven e zgjerimit te vet,pasi nuk mundet kurrsesi qe problemet e sotme te Ballkanit Perendimor qe ka nisur nje proces ,te jene te shkeputura nga ” hallet” e problemet e vet BE-se. Nese do te pretendohet se emergjente eshte stabiliteti i vet antareve te sotem te BE ,zgjidhja e problemeve te tyre dhe domosdoshmeria me pare e forcimit te tyre,atehere kjo do te jete dhe fundi dhe kapitullimi i vet endrres europiane per nje europe te bashkuar.
Zgjidhja ka per te qene nje dhe e vetme:- Nese projekti iBE duhet te cohet perpara,sebashku me te gjitha hallete e problemet brenda saj duhet te jet dhe inplementimi sa me shpejte i mareveshjes se BE me vendet e Ballkanit Perendimor,duke pranuar dhe cdo kosto te mundshme nga kjo zgjidhje.
Ne fakt kjo do te kishte kosto me te ulet se cdo kosto tjeter.
Nese antaret e BE,zerat brenda tyre,do te udhehiqen nga ekstremet e djathta,deria aty sa ato do te triumfonin,aq sa do ta benin te mundur te ndryshonin qendrime,apo do te viheshin re qendrime te reja te papranushme me frymen e deritashme europiane,atehere projekti i BE,quhet i sabotuar dhe plotesisht i deshtuar.
Dhe frika sot eshte aktuale,pasi vetem prezenca e emigracionit ne shtim nga presioni qe ai ka krijuar,por me shume dhe amplifikimi qe i eshte bere nga mediat,ka krijuar nje presion psikologjik tek popujt e ketyre vendeve,nje pseudodrame qe shume mire do e perdorin ekstremet e djathta ne keto vende,per te ” ndergjegjesuar” opinionin ne rritjen e fobise. Aq me teper kur ketu konsiderohen si fenomene te shkeputura nga emigaracioni i vendeve te tjera,emigracioni shqiptar ne pergjithesi,duke i quajtur azilkerkues ” te padeshirushem”.
Kjo eshte nje faqe tjeter e erret e Europes,qe kurre nuk arriti te njohe problemet e shqiptareve,te cilet vazhdijne te jene ne emigraion me shume se cdo popull tjeter ne bote,kur eshte ne vendin me te bukur te Europes.
Njohja e shqipareve dhe e Shqiperise sic duhet e sa duhet nga strukturat e BE,do te vij vetem atehere kur ata dote dijne te njohin armiqte e tyre,qe jane ne fakt dhe vet armiqte e Europes dhe vetem atehere do ta kuptojne se sa e domosdoshme eshte hyrja sa me Shpejt e Shqiperise ne BE.
Shqiptaret te pranuar ne BE me kendveshtrimin e duhur,do te forconin jo vetem shqiptaret e Shqiperine dhe qetesonin perfundimisht mbare rajonin popujt e tyre,por do te kthenin cdo emigrant ne Shqiper,por ne radhe te pare vet Europa. BE do te tregonte perfundimisht forcen e karakterit te saj,qe mbeshtetet tek parimet, do te forconte besimin ne vlerat e standartet demokratike te saj ,mbi te gjitha do te triumfonte ne vet largpamesine e perspektives se saj.
“Iliria”,ju kini trajtuar gjersisht problemin e Europes se bashkuar dhe problematikat qe paraqet ky bashkim.Une problemin e kam me genjeshtrat qe jane paraqitur opinionin public nga klasa politike ne Shqiperi ketu e 25 vite me pare,por me zhgenjimin qe kane Shqiptaret per arkitekturen e vertete te Europes.Nuk besoj se jane shuar akoma nga veshet e shqiptareve oshtimat e qytetareve shqiptare ne Tirane e kudo “E duam Shqiperine si gjith Europa”.Kush e genjeu kete popull me endrren e Europes?Si i behet qe Europa i kthen krahet Shqiperise,dhe ka filluar te ndertoje mure rreth saj,sic eshte Muri Hungarez tash se fundi,,ne nje kohe qe ishim ne, qe kishim ndertuar “murin” rret gjith Shqiperise kundrejt Europes dhe i shembem ato?