Cipras: Katastrofa që do kishte ndodhur nëse do thosha jo

redaktor

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, ka pranuar dështimin për të shndërruar koalicionin e Syrizas në një parti të bashkuar, edhe pse ka theksuar se nuk ka marrë masa represive kundër deputetëve disidentë që votuan kundër masave të kursimit për të përfituar programin e tretë të shpëtimit.

Cipras kritikoi opozitën e brendshme në radhët e partisë së tij dhe tha se është përpjekur të manipulohet rezultati i 5 korrikut për shpëtimin financiar. “Grekët votuan kundër një marrëveshjeje të keqe, nuk votuan jo, për të kërkuar daljen nga euro.

Tani ka njerëz që po përpiqen të manipulojnë rezultatin”, argumentoi kryeministri helen në një intervistë për radion Sto Kokkino. Kryeministri ka pohuar se nuk është penduar për mënyrën se si Athina u përball me negociatat me kreditorët dhe mbrojti idenë se dëmi ekonomik i shkaktuar nga kontrolli i kapitalit “nuk është i pakthyeshëm”.

Lideri grek gjatë intervistës u shfaq optimist për një ristrukturim të borxhit dhe në lidhje me reformat që Athina duhet të bëjë, ai pohoi se ekzekutivi nuk do të miratojë masat shtesë ndaj atyre të rëna dakord me eurogrupin. “E njoh mirë marrëveshjen që firmosëm në samitin e eurozonës 12 korrikun e shkuar”, shpjegoi Cipras .

“Do të vëmë në zbatim ato që dakordësuam, pavarësisht se nuk jemi dakord me to”, tha ai. Duke u bërë pak më shumë sentimental, kryeministri grek pranoi gjithashtu se nëse gjatë negociatave me liderët e eurozonës do të kishte bërë atë që “i thoshte zemra”, të ngrihej nga tavolina dhe të largohej, bankat do të ishin fundosur menjëherë.

“Nëse do të kisha bërë atë që më kërkonte zemra gjatë negociatave 17 orëshe, do të kishin ndodhur një sërë ngjarjesh që do të kishin çuar në humbjen e të gjitha depozitave bankare”. Sipas tij në fillim do të ishin mbyllur degët e bankave jashtë vendit dhe më pas Banka Qendrore Europiane nuk do të pranonte garancitë e bankave greke në këmbim të kredive emergjente, gjë që do të çonte në falimentimin e të gjitha bankave dhe humbjen e mëpasshme të depozitave.

Në fund të intervistës, lideri grek gjithashtu pohoi se dalja e vendit helen nga eurozona do të jetë ende në tryezë derisa të mos ekzistojë një marrëveshje për lehtësimin e borxhit. Ai theksoi se nuk do të zgjidhje të parakohshme edhe pse disidentët në gjirin e partisë e tij mund t’i detyrojnë.

Share This Article
8 Comments
    • Mire qe kuptoi Cipras,qe jo te gjitha gjerat behen me zemer.
      Dhe zoti,kur e beri njeriun i dha,pervec zemres,edhe mendje dhe dore,qe te mendoj dhe te shkruaj ato qe mendon por edhe ato qe i thone.
      Ndryshe,po te ishte qe njerezit nuk do degjonin njeri tjetrin,zoti nuk i jepte vesh!

  • Greqia , nuk del kurre nga Europa! Problemi ne dukje eshte ekonomik por ne realitet ai eshte politik…e eshte politika qe komandon ekonomine .Gabimin kryesor e ka grykesia e politikave europiane e bankare.

    • OR MIK, GABIMIN KRYESOR E KANE GREKET.

      SHPENZOJNE SI POPULL ME SHUME SE SA PRODHOJNE,

      KETE GJE E REALIZOJNE DUKE U FUTUR NE BORXHE.

      VJEN DITA E HESAPEVE DHE DALIN BYTHZBULUAR.

      KU KA KETU PER TU STERHOLLUAR MUHABETI????!!!!!

      • @Arben.Ku e di ti qe nuk ka per te sterholluar??Santana e kupton shume mire Evropen dhe gjithcka tjeter,sepse e dashuron Greqine dhe Greket.

  • Pa asnje diskutim qe greket jane mashtruar nga politikanet e tyre te korruptuar. Te majte apo te djathte. Por edhe grekeve vete ua kishte qefi te mashtroheshin. Te jetonin mbi mundesite e tyre. Duke enderruar se Europa do i mbante gjithmone ne kurriz. Por erdhi dita kur u pa se Greqia kishte marre aq shume borxhe, saqe nuk i lante dot as per 100 vjet. Dhe filloi tatepjeta e shtetit helen. Konkluzioni eshte se popujt e ngritur nuk e lene veten te terhiqen nga hunda nga politikanet. Kjo qe ngjau ne Greqi, nuk mund te ngjante ne Zvicer apo Danimarke. Ku popujt ushtrojne kontroll te forte mbi klasen e tyre politike. Por kjo qe ngjau ne Greqi, ka ngjare edhe me keq ne Shqiperi. Qe nga viti 1992 me çekun e bardhe dhe kthimin ne vitin zero, me 1997 me piramidat dhe parate me te pastra ne bote(!) me 2005 dhe vazhdon edhe sot. Eshte shkaterruar me themel i gjithe shteti shqiptar, jane shitur pasurite kombetare per nje euro, eshte rrenuar gjithçka. Vetem se ne shqiptaret kemi kurriz te forte. Ne mbajme dhe nuk ankohemi!!! Zgjidhjen e kemi gjetur qe me 1991-shin:- Emigracionin! Vendin ua lame vandaleve. Qe ta vjedhin, ta poshterojne, ta shfrytezojne, ta gjakosin…

  • Vazhdo punen o kaqol se greket kane 1 shekull qe jetojn me borxhe…kur vjen pune per ti shlyer pranoni ti bieni dhe sumes vetem te shpetoni…dhe ti si te tjeret je hajde gamisu tora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *