Këta nuk kanë asnjë “vijë të kuqe”

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Zemërimi ynë për këto 25 vjet krimi, llumi, hajnie e tradhtie na e ka prurë thikën në kockë. Hajdutë, kriminelë dhe ordinerë të pacipë, ishin dhe janë në krye të shqiptarëve. Në këtë Shqipëri, ku forca e pushtetit partiak është mbi gjithçka, demokracia është thjesht një shprehje, një utopi ku populli beson se po e jeton. Zhgënjimet po pasojnë njeri-tjetrin, ku vetëm fytyrat ndërrojnë me votën e këtij populli. Enver Hoxha dikur kishte vendosur “vijën e kuqe” dhe nuk linte të shkelje në të. E kjo quhej diktaturë e proletariatit.

Por këta nuk e kanë “vijën e kuqe” dhe të eliminojnë në emër të demokracisë, të gënjejnë në emër të saj, të vjedhin në emër të saj e të vrasin ditën për diell mu përpara Kryeministrisë. E ndëshkim s’ka! Shiko çfarë bëhet në Parlamentin shqiptar e si tallen. Vidhet thesari, vritet Santos, flet Izet Haxhia e shiko çfarë heshtje! E sa e sa të tjera, që aq herë janë thënë! Shqipëria është larg, shumë larg demokracisë sa kohë që nuk ka ndëshkim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *