Pushimet e tepruara të Mbretit të Marokut

redaktor

Për Greqinë, në depresion nga kriza, çdo turist që shpenzon ndonjë euro për pushime, është një bekim. Nëse pastaj ai turist shpenzon 5 milionë euro në një javë, mund të thuhet se pushimet e tij mund të kenë rigjeneruar ekonominë greke.

Dhe bëhet fjalë për një turist jo dosido: as më pak e as më shumë për mbretin Mohammed VI të Marokut, i cili me gruan e tij, Lalla Salma, ka kaluar 7 ditë në rajonin e Ilias, në brigjet perëndimore të Peloponezit.

Mbreti (i cili sipas revistës ‘Forbes’ është më i pasuri në Afrikë, me një pasuri personale që shkon në 2 miliardë dollarë), mbërriti në Greqi të mërkurën e javës së shkuar, i shoqëruar nga e shoqja, nga dy fëmijët dhe nga ambasadori i Marokut në Greqi.

Të gjithë këta të fundit kishin marrë me vete anëtarë të ndryshëm të familjeve respektive dhe shumë miq të tjerë. Rojet personale të familjes reale marokiane, arrinin në një numër rreth 70 burra dhe gra, përfshirë këtu edhe 50 agjentë policie grekë të Ilias dhe Achaias. Përveç tyre, me numrin një të Marokut, kanë udhëtuar shërbëtorë, kuzhinierë dhe personel tjetër.

Për të shndritur ditët e qëndrimit të monarkut në vilat ku do qëndronte, në Ilia ishin dërguar më parë frone, tapete të kuq, aksesorë të ndryshëm të familjes dhe mijëra objekte të tjera të arredimit, përveç ushqimit dhe pijeve.

Pjesa më e madhe e plazhit përballë hotelit ku familja reale ka kaluar pushimet, ka qenë e rezervuar ekskluzivisht për monarkun dhe pjesën tjetër që e shoqëronte.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *