Katër persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë trafikuar në Greqi për prostitucion një vajzë 24 vjeçe.
Zbulimi i aktivitetit të jashtëligjshëm të grupit u bë pasi vajza nga Patosi i Fierit, që ata kishin trafikuar, është shtruar në një spital në ishullin Kos të Greqisë.
Ajo përfundoi në spital, pasi tentoi vetëvrasjen, duke konsumuar aceton. Pas sinjalizimit nga autoritetet greke për rastin e dyshuar, Policisë e Prokurorisë shqiptare u është dashur vetëm një javë kohë që të identifikojnë dhe të ndalojnë autorët e trafikimit.
Gjatë një operacioni të koduar “Diva”, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, u arrit goditja e rrjetit të trafikut, si dhe dokumentimi i krimit që ata kanë kryer bë bashkëpunim.
Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se oficerët e Antitrafiqeve kanë vënë në pranga 4 persona, Anduel Kodrën, 22 vjeç, Amaris Kodrën, 22 vjeç, Rrahman Sufën, 20 vjeç dhe Endri Rustemin, 45 vjeç. Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale Ersid Ferati, 24 vjeç dhe B.D., 23 vjeç.

E shkreta vajze. Tmerr! Keta jane gabel, se nje shqiptar s’e bene kurre kete lloj pislliku duke ditur qe ne jemi komb i vogel dhe me rrezik per zhdukje.
Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit me “iniciale” Ersid Ferati, 24 vj
Nga Patosi i Fierit??? Po edhe nga Vora e Tiranes apo Shengjini i Shkodres.