Haxhinasto për autostradën Tiranë – Elbasan

Dita

Ndërprerja e punimeve në autostradën Tiranë – Elbasan rrezikon prishjen e kontratës me kompaninë greke e cila ka fituar kontratën për këtë aks.

Ky paralajmërim është bërë nga vetë Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili tha se firma “Aktor” ka shkelur kontratën dhe për këtë do të penalizohet. Ministri nuk përjashtoi mundësinë e kontraktimit të një tjetër kompanie për përfundimin e këtij segmenti rrugor.

Ka më shumë se dy javë që punimet në rrugën Tiranë – Elbasan pothuajse janë ndërprerë ose vijojnë më ritme të ngadalta. Afati për mbylljen e punimeve ishte fundi i vitit 2015-të, por rrëshqitjet e dheut në disa pjesë të segmentit kërkojnë një buxhet shtesë prej 25 milion eurosh.

Sikur të mos mjaftonin këto probleme, firmat nënkontraktore ankohen se kompania aktor nuk i ka paguar çka ka krijuar një situatë kaosi ku një pjesë punimeve janë lënë në mes, dhe po ashtu probleme ka patur edhe në qarkullimin e mjeteve.

Share This Article
2 Comments
  • Z.Minister, meruni vijimesisht me investimet ME PARAT qe prodhohen nga taksapaguesit me djerse dhe gjak dhe jo kur vjene momenti per te prer shiritat e inagurimeven, per te vene popullin para fakteve te shemtuara. Mos i lini punet per ne fund per te thene qe duhen dhe aq e kaq dhjetra miljona evro sikur dalin nag fabrikat e shtetit, meruni me drejtimin shkencore te ketyre fondeve ose lerjani rrugen kuadrove te afta qe din t’i drejtojne me pergjegjesi dhe me METODIKA RIGOROZISHT SHKENCORE keto procese qe te perfundojne ne afate dhe pa ndryshime gjate rruges qe ne shumicen e rasteve be vendi tone behen per korupsin te hapure dhe maramendes.

    Nuk ka kuptim te vazhdohet ne vendin tone me mashtrime skurpuloze jo RESHQITI DHEU e jo “pordhi kali” per te shtyhen afatet si arsye per te kerkuar shtesa fondesh. Pse duhet te shtohen fondet, a nuk ka studimi dhe rrjedhimisht projekti shkencore, po qe se po ,sa do t,i lejoj shteti keto injoranca qe kultivojne gjithefare fenomenesh qe nuk kane asgje te prebashket me shtetin jurik e jo me me demokracine. A u bene tenderat, po kontratat, po qe se po pse duhet te shtoje fundet shteti per te perfunduar vepra, pse lejohet qe vepra te mos perfundoj ne afati e caktuar qe te filloj shfrytezimi dhe rrjedhimisht vepra te sjelle sherbime dhe te ardhura. Une nuk kam as kulturen minimale prfesionale per te bere keto analiza, mbase as Ministri, por ne ndryshim me mua ai ka nje armate te madhe njerzis qe DUHET TE JENE REALISHT TE SHKOLLUAR per te kontrolluar keto veprimtari.

    Zoti Minister drejtojeni ministrine me nivel shkencor jo “partiakshe, personalce , klienteliste, dilentanteske e ku di une si tjeter”, garantoni me autoritetin tuaj shteteror te behen mire studimet, te percaktohen drejt fondet, te zbatohen regullat dhe vendimet per tenderat, fituesit,organizoni kontrolloni e rep te punimet qe veprat te fillojne dhe te perfundojne ne afatet e caktuar NE dokumentat KONTRAKTUESE, NE RAST TE KUNDERT JIPNI DOREHEQJE SEPSE JINI THJESHT I PAAFTE OSE DIKUSH QE E KA PER DETYRE, TJU KONTROLLOJ SHKAQET E DESHTIMIT TUJ PERSONA, SEPSE ZVARRITJET E KERKESAT PER SHTESA FONDESH BEHEN PER TE VJEDHUR ME SHUMICE PARAT E POPULLIT.

    Mesoni te beni keto njehere pastaj prallisni dite e nate per t’u futur ne Evrope. Te na vij turp se edhe ne kohen e diktatures, me ate teknollogji primitive, investimet nuk perfundonin asnjehere ne afate sepse PERFUNDONIN PARA AFATITdhe une mendoj se kjo behej e mundur se ne ato investime nuk krijohej asnje mundesi per te vjedhur, prandaj nuk kishte nevoja per shtesa fondesh e aq me keq per shtyrje afatesh.

    Z.Kryeminister, kohet e fundit po behen shume rastet qe nuk po perfundojne ne kohe investimet, me fjale te tjera qe qeveria juaj nuk e mba premtimin, prandaj ka ardhur koha qe te shikohet puna e MINISTRAVE “VETERANE” SE ME SA DUKET KA ARDHUR KOHA QE TE LIROJNE RRUGEN TE AFTEVE, TE DEVOTSHEMVE, TE TJERAT DUHET T’I GJENI VET. Ne vendin tone TE VOGE FARE nuk ka nevoje qe ministrat dhe kuadrot te vihen ne prove gjate shume viteve, sepse mjaftojne pak muaj dhe ne rast se puna calon aq sa dallohet “nga larg” te zevedesohen me te tjere me te afte sepse sukseset e Qeverise vlersohen nga rezultatet e sidomos nga PERBUSHJA E PREMTIMEVE ELEKTORALE dhe jo “nga devotshmeria, gatishmeria, partishmeria, besnikeria” e pralla te tjera si keto.

    Me respekt V.Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *