Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Shumë po flitet dhe po shkruhet për ish-pushtetarë dhe ata aktualë, por populli i thjeshtë do që të shohë zyrtarë të lartë në kafazin e hekurt dhe mos trulloset me debate shterpë. Sistemi i drejtësisë është para provës së zjarrit. Kjo drejtësi duhet të vendosë me shpatulla pas murit çdo politikan pa dallim krahu apo ngjyre. Durimi e ka një kufi. U kujtoj pushtetarëve dhe deputetëve thënien e ambasadorit amerikan A. Arvizu: “Vepro tani. Kambanat kanë kohë që bien, por varet se cilët veshë e dëgjojnë”. Tung nga analisti, Elbasan.
